• VIDEO

    Pa Gjurme- Tri orë pas publikimit gjendet e mitura/ Gjyshja: Ishte e izoluar në një banesë (19.1.22)

    Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Gjendet 16-vjeçarja që humbi gjurmët nga Vlora mesditën e 14 janarit të këtij viti. Lajmin e konfirmoi për ’Pa Gjurmë’ gjyshja e adoleshtenes, Mjaftime Kapaj. Në një lidhje telefonike, pas interesimit të moderatores Odeta Dume nëse kishte mbërritur ndonjë informacion për vajzën, e moshuara surprizon live duke thënë se mbesa ishte kthyer në shtëpi. Mjaftime Kapaj falenderoi Report Tv dhe qytetarët vlonjat për informacionet duke thënë se vajza u gjet tri orë pasi ’Pa Gjurmë’ publikoi pasaportën televizive të saj. Një qytetar dha një adresë, ku dyshohej se qëndronte e izoluar prej 6 ditëve adoleshentja. Familjarët bënë verifikimin dhe brenda asaj banese gjetën të vetme vajzën e tyre. 16-vjeçarja u gjet në zonën e Ujit të Ftohtë, pak metra nga shtëpia e saj në Vlorë. Odete Dume- Zonja Mjaftime a ka mbërritur ndonjë informacion mbrëmjen e djeshme, pasi ne publikuam rastin ? Mjaftime Kapaj- Po Odeta, mbërriti (qesh). Vajzën e gjetëm pas emisionit dhe ishte shëndosh e mirë. Odeta Dume-Si nuk na e komunikuat këtë lajm që dje ? Mjaftime Kapaj-Doja të ishte surprizë edhe për ju. Ku ka më mirë se ta nisni programin me gjetjen e mbesës time! Odeta Dume- Sinqerisht me vjen mirë që ‘Pa Gjurmë’ ndihmoi në gjetjen e mbesës tuaj. A është mirë vajza? Mjaftime Kapaj- Është pak e rënduar psikologjikisht dhe nuk ka pranuar të flasi shumë me nënën e saj. Mjafton që e gjetëm vajzën, të tjerat do i rregullojmë. Dyshohet se e mitura prej 6 ditëve që ishte larguar nga banesa, strehohej nga nje person në një apartament pallati në zonën e Ujit të Ftohtë. Informacionet janë të pakta, pasi vajza sipas gjyshes është shoqëruar sëbashku me nënën për në komisariatin e Vlorës për tu marr në pyetje, në prani edhe të një psikologeje. Pasditen e të martës, gazetari Armand Xhelili realizoi një intervistë të drejtpërdrejtë për ’Pa Gjurmë’ me nënën e adoleshentes. Ajo tha për Report Tv se rasti ishte i përsëritur për 16-vjeçaren, pasi ishte larguar edhe një herë tjetër, por u gjet në pak orë nga blutë e Vlorës . Nëna pohoi se vajza ishte lidhur me një djalë më të madh në moshë, lidhje e cila nuk kishte marr dakortësinë e familjes dhe për këtë kishin debatuar. Ajo u largua për herë të dytë të premtën e 14 janarit, sapo kishte mbaruar mësimin, por falë publikimit në media u arrit të gjendej sërish. Ky është rasti i dytë në pak ditë që fal ’Pa Gjurmë’ kthehen në banesat e tyre adoleshente të larguara. E tillë ishte edhe gjetja e dy vajzave 14 dhe 17-vjeçare nga Prrenjasi që u gjetën në qytetin e Pogradecit, pasi ishin larguar nga banesa më 6 janar të këtij viti. Pasi ’Pa Gjurmë’ shfaqi fotot e tyre, në minutat e fundit të transmetimit live, një zile urgjente njoftoi se të miturat ndodheshin në qytetin e Pogradecit. Ishte nëna e njërës prej vajzave, ajo që dha këtë lajm për të bijën, ndërsa kjo e fundit pasi kishte ndjekur live emisionin kishte telefonuar menjeherë familjen. ’Pa Gjurmë’ nuk e ndal këtu misionin e saj, pasi vijojnë kërkimet për një tjetër adoleshete 15-vjeçare me emrin Veronika Qershori, e cila është larguar nga shtëpia e saj në Tiranë më 12 janar të këtij viti.

  • VIDEO

    Çoçoli për report tv në studio live: ''Miku nga lindja'', Ndihma e Turqisë për Shqipërinë

    Çoçoli për report tv në studio live: ''Miku nga lindja'', Ndihma e Turqisë për shqipërinë

  • VIDEO

    Situata politike në Shqipëri, analisti nga Kosova për Report Tv: Përplasja Berisha-Basha, jashtë vlerave të demokracisë

    “Zhvillimet politike të Shqipërisë në ‘sytë’ e Kosovë”, ishte kjo tema e cila e diskutua në “Studio Live”, ku i ftuar ishte Sekretari i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikën në Kosovë, Afrim Krasniqi.

  • VIDEO

    Zgjedhjet e pjesshme vendore, anëtarja e rithemelimit: Do të marrim pjesë nën siglën e PD! Kajsiu: Basha lider i dobët, por nëse vjen Berisha do të jetë katastrofale, varrimi i opozitës

    Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Ledina Mandija, duke folur lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore të cilat priten të zhvillohen për disa janë në vendin tonë në 6 bashki, tregoi për “Report Tv” se do të kandidojnë nën siglën e PD, ndërsa shtoi se deri në fund të këtij muaj do të jenë caktuar kandidatët.

  • VIDEO

    Pa Gjurme- Nusja denoncon familjarët e burrit për debim, Vjehrra: Që kur erdhe ti, na mori lumi

    Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report TvVëlla e motër prej 15 vitesh janë në konflikt të vazhdueshëm. Në familjen Lushi nga Korça nuk ka qetësi që prej vitit 2002 e deri më sot. Nusja e familjes Ardiana kërkon të vë në vend drejtësinë, duke rrëfyer si nisi ky konflikt dhe pse prej dy vitesh bashkë me dy fëmijët e rritur dhe bashkëshortin e saj Albanin përfunduan në këtë çadër plastmasi. Kur deri në vitin 2019 ata jetuan në shtëpinë private, në fshatin Poloskë të Devollit.Sipas 48-vjeçares, është pikërisht ajo banesë që u bë molla e sherrit, për të cilën kryefamiljari Nexhat Lushi vendosi ta kalojë në emër të së bijës Diana, duke bërë një akt shitje në vitin 2006. Ai nuk la asnjë nga djemtë të përfitonin. Kjo futi në konflikt vëlla e motër të cilët nuk kanë mundur të shuajnë sherrin që lindi vite më parë. Albani dhe Adriana bëshkë me dy fëmijët jetuan në banesën e vajzës së familjes Lushi, deri ditën kur në vitin 2019 ajo vendosi t’i nxirrte jashtë në oborr. Ajo çka e vret edhe më shumë 48-vjeçaren është se shtëpia e cila është në emër të së kunatës u ndërtua me paratë e bashkëshortit të saj, nga puna e tij në emigracion. Sot Albani me familjen e tij janë të dëtyruar të jetojnë në kushte skandaloze, në një strehë të sajuar me plasmas dhe e vetmja e ardhur nga e cila sigurojën jetesën është puna në bujqësi.

  • VIDEO

    Tri orë pas publikimit në ‘Pa Gjurmë’ gjendet adoleshentja e zhdukur para 6 ditëve në Vlorë! Gjyshja: Ishte e izoluar në një banesë

    Gjendet 16-vjeçarja që humbi gjurmët nga Vlora mesditën e 14 janarit të këtij viti. Lajmin e konfirmoi për ’Pa Gjurmë’ gjyshja e adoleshtenes, Mjaftime Kapaj. Në një lidhje telefonike, pas interesimit të moderatores Odeta Dume nëse kishte mbërritur ndonjë informacion për vajzën, e moshuara surprizon live duke thënë se mbesa ishte kthyer në shtëpi.

  • VIDEO

    ‘Zgjedhjet në shoqatat e futbollit si në Korenë e Veriut’, Prodani: FSHF s’lejon kundërshtarë, të ndërhyjë shteti

    Shoqatat rajonale të futbollit janë bërë subjekt i FSHF-së për të kapur zgjedhjet për president që pritet të mbahen në fund të shkurtit. Prej javësh po denoncohen shkeljet e rënda që mbështetës të Armando Dukës po bëjnë për të mos patur kundërshtarë për zgjedhjet si kryetar të shoqatave rajonale, që me ndryshimet statutore në 2022 kanë marrë një rëndësi të madh. Nëqoftëse në 2018 shoqatat kishin 8 vota në asamblenë zgjedhore për president në 2022 do të kenë 26, gati gjysmat e votave.

    Për më tepër shoqatat rajonale deri më tani kanë ekzistuar vetëm në letër, ndërsa ideatori i këtyre insitucioneve të futbollit Eduard Prodani, ish-sekretari i FSHF-së që ka hasur shumë vështirësi për t’u rregjistruar si kandidat në shoqatën e Tiranës, tregon qëllimin që kanë.

  • VIDEO

    Shembjet e banesave tek ‘5 Maji’ Mazniku: Qytetarët po marrin vlerësim të drejtë për pronën! 75% e tyre kanë firmosur marrëveshjen me bashkinë

    Mazniku tha se të gjithë banorët që preken nga projekti dotë përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re. Mazniku tha se zona është në rizhvillim, për arsye të tërmetit të 26 nëntorit, ku në banesat e reja pritet që të strehohen edhe qytetarët që mbetën pa shtëpi nga tërmeti.

  • VIDEO

    Si ta bëni divorcin sa më të lehtë për fëmijën tuaj

    Psikologia Valbona Treska u shpreh se shpeshherë prindërit bëjnë disa gabime në mënyrën se si ia përcjellin divorcin fëmijës së tyre duke ndikuar shumë në mënyrën se si rriten dhe vlerësimin që fëmija ka për veten më vonë, prandaj edhe këshilloi se cfarë duhet të ketë parasysh cdo prind që vihet përapara këtij proçesi.

  • VIDEO

    'Corona and Co', një libër për pandeminë dhe ‘prapaskenat’ e saj

    Shkrimtari dhe poeti i njohur shqiptarë Skënder Sherifi vjen me romanin e tij të fundit për pandeminë dhe prapaskenat e saj. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” autori tregon gjithçka mbi librin e tij të fundit.

  • VIDEO

    Çudit psikologia, ja çfarë bëjnë shqiptarët kur divorcohen, nuk jua merr mendja

    Gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka pasur një trend rritës të numrit të divorceve, për shkak të shumë faktorëve të cilët mbledhur sëbashku çojnë në marrjen e një vendimi të tillë tepër të rëndësishëm. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dieli” në Report Tv, psikologia ligjore Valbona Treska renditi  shkaqet kryesore që çojnë shumë çifte drejt këtij vendimi.

    Ka një trend në rritje të numrit të divorceve gjatë viteve të fundit që konsiderohet normale kundrejt zhvillimit që ka pasur shoqëria, është e pritshme në të gjithë botën në fakt, nuk po ndodh vetëm në Shqipëri. Me zhvillimin e shoqërisë, me ndryshimin e dinamikave, vijnë dhe këto problematika. Gjithashtu ne kemi disa specifika si shoqëri  kundrejt vendeve të tjera siç është emigracioni që ka ndikuar në rritjen e divorceve, problemet financiare  apo vështirësitë ekonomike që është një faktor në rritje për divorcet.Gjithashtu edhe mënyra se si familja funksion që ka të bëjë me dominancën e mashkullit brenda familjes, që ka të bëjë me mënyrën se si familja funksion në tërësi, dhe nënshtrimi i femrës. Edhe femra është zhvilluar dhe ka krijuar pavarësi dhe kjo padyshim sjell tjetër kërkesa dhe qasje brenda familjes. Pra ka disa faktorë që i mbivendosen njëri tjetrit  që partnerët të shkojnë në vendimin për divorc” shpjegoi ajo.

    Duke marrë shkas nga shtimi i rasteve të divorcit në vendin tonë, si dhe problemet që shfaqen në shëndetin e fëmijëve, psikologia Treska tregon se shumica e divorceve bëhen në mënyrë toksike ndërkohë që duhet të ketë një gjuhë paqësore në mënyrë që t’ia bëjnë sa më të lehtë procesin fëmijëve.

    Pjesën më të madhe të divorceve i kemi toksike, që nuk arrihet të gjendet gjuhë paqësore midis çiftit. Por ka një trend në rritje të çifteve që arrijnë të gjejnë komunikimin me njëri-tjetrin dhe arrijnë ta bëjnë divorcin qetësisht. Ato çifte që nuk përfshinë familjen dhe vendosin ta bëjnë qetësisht divorcin, që vendosin bashkërisht për divorcin dhe nuk përfshijnë familjet e mëdhaja shkojnë më paqësisht në divorc dhe si ja transmetojnë fëmijës” shtoi ajo më tej.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Qofte të rreme

    Qofte të rreme

    Përbërësit:

    2 gota miell

    3 kokrra vezë

    pak ujë e kripë

    4-5 thelpinj hudhër

    2 filxhanë kafeje lyrë

    1 filxhan çaji gjizë

    1 gotë qumësht

    3-4 lugë gjelle vaj ulliri

    Salca e qofteve

    2/3 majonezë

    1/3 filxhan kechup

    gjysmë lugë kafeje qepë pluhur

    1 lugë kafeje lëng turshie

    Përgatitja:

    Miell I situr përzihet me vezë, hudhra të shtypura në kripë. Bëhet një brumë I frotë, përgatiten toptha sferikë, sa një kokërr arrë e madhe, skuqen dhe vendosen në tavë. Gjiza hollohet me qumësht të nxehtë, hidhet vaj ulliri përzihet dhe u hidhet qofteve sipër.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv