Gatime nga zonja Albana, Kek me karrota

4 Shkurt 2022, 11:29

Kek me karrota 

Përbërësit:

4 kokrra vezë

150 gr sheqer

150 ml vaj

300 gr karrota

1 portokall (lëngu)

200 gr miell

1 lç sodë buke

50 gr biskota me çokollatë

 

Kremi dekorues: 

250 gr sheqer pluhur

4-5 lgj lëng limoni

Përgatitja:

Fillimisht rrahim vezët së bashku me sheqerin. Pasi sheqeri të shkrijë shtojmë vajin dhe vazhdojmë trazimin. Më pas shtojmë karrotat e grira në rende dhe lëngun e portokallit. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit duke shtuar gradualisht miellin e trazuar me sodën e bukës. Në fund shtojmë biskotat me copëza çokollate. 

E vendosim brumin e kekut në një tavë, e nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta. 

Pasi keku të jetë pjekur e lemë të ftohet mirë dhe e servirim duke e spërkatur mirë me një salcë të përgatitur me sheqer pluhur dhe lëng limoni.