• VIDEO

    Vjen të kërkojë nënën pas 35 vitesh,kushërira i jep lajmin

    Një tjetër i ri i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’, pasi është në kërkim të rrënjëve biologjike. Sezonin e kaluar programi arriti tu gjente dy të rinjve nënat biologjike, ndërsa jo pak emocione u përcollën edhe në studio. Gentjan Shahini është 35-vjeçari që jeton në Shijak, ai i cili pas rasteve që ka ndjekur në emision merr guximin të rrëfejë edhe ai historinë e jetës. Ai ka vendosur t’i dalë vetë për zot zbulimit të të vërtetës edhe pse prindërit birësues nuk duan që ai ta kërkojë nënën biologjike. Deri në moshën 30-vjeçare ai nuk e kishte kuptuar kurrë se ishte një fëmijë i birësuar nga çifti, Sami dhe Kimete Shahini. 35-vjeçari ka të dhëna të pakta përsa i përket mënyrës sesi është birësuar, ndërsa nuk di të thotë me siguri nëse ky është emri me të cilën u regjistrua në maternitet apo ai që i vendosëm prindërit birësues. Gentjani erdhi në jetë më 25.03.1986, ndërsa u birësua në moshën 1-vjeçare. Me statusin i martuar, babai i dy fëmijëve një djali dhe një vajze, sot më shumë se kurrë ndjen emocionet dhe përgjegjësitë e prindërimit dhe mungesën e njerëzve që janë gjaku i tij. Ndaj nuk ngurroi t’i përgjigjej pozitivisht ftesës për të qenë i pranishëm në emision. Pak minuta para transmetimit live për fat Gentjani merr një informacion të rëndësishëm në lidhje me origjinën e nënës së tij biologjike. Një e dhënë më shumë të cilën ai do ta ndajë për publikun me shpresën se do të bie shumë shpejt në gjurmët e nënës që e solli në jetë 35 vite më parë.

  • VIDEO

    Përjashtimet në PD, Kapllanaj në ‘Report Tv’: Vendimi i Kryesisë me konsensus! Nesturi: Protesta e 8 janarit dogji çdo urë bashkëpunimi! Berisha e Basha s'e kanë shumicën

    Situata në Partinë Demokratike, përplasjet Berisha-Basha dhe protesta e dhunshme e ish-kryeministrit të shtunën e 8 janarit ishte temë diskutimi mesditën e sotme në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv. Të ftuar ishin anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Agron Kapllanaj dhe analisti Plator Nesturi.

    Agron Kapllanaj, i cili ka qenë edhe në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PD, komentoi përjashtimin e Sali Berishës, anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit dhe pezullimit të disa deputëve.

  • VIDEO

    Basha e pezulloi, Këlliçi për Report Tv: Me vendimin për përjashtimet pushkatoi politikisht elitën e PD! Distancohem nga dhuna, nuk ndalemi pa e nxjerrë nga zyra

    Deputeti demokrat dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi e cilësoi “pushkatim politik të elitës së PD” vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga PD dhe 8 anëtarëve të tjerë. Në një intervistë për “Sot live në Shqipëri” në Report Tv për gazetarin Andi Kapxhiu, Këlliçi tha se nuk ishte parë në Europë që selia e një partie politike të bunkerizohej dhe kryetari ta trajtonte atë si pronë private dhe jo si një aset kombëtar.

    “Tentativa për të pushkatuar politikisht elitën e PD nga Basha, tentativa e Bashës për të shkatërruar PD nuk do të ketë sukses, pasi ai sot është një ish kryetar partie që nuk zbret dot në katin e parë të selisë së tij e jo më në bazë. Është bunkerizuar një seli politike, e padëgjuar më parë në Europë. PD është aset kombëtar nuk mundet Basha ta trajtoje si prone private, ku e gjen te drejtën te blindoje dyert e ti mbylli për demokratet. PD ishte ne vdekje klinike dhe largimi i Bashës është jetike një orë e më parë”, tha Këlliçi.

  • VIDEO

    Burimi kryesor i ankthit është ky, mos e neglizhoni!

    Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” psikologia Fleura Shkëmbi tregoi shenjat e personave që vuajnë nga ankthi dhe disa teknika të thjeshta për personat ankthioz.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Sultjash i pjekur ne furre

    Sultjash i pjekur ne furre

    Përbërësit:

    ½ gotë oriz

    4 ½ gota qumësht

    4 lgj sheqer

    2 lgj niseshte misri

    1 e verdhë veze + 3 lgj qumësht

    Kanellë për servirje

    Përgatitja:

    Fillimisht vendosim orizin të ziejë në ujë të bollshëm. Pasi orizi fillon të krijojë bulëza ulim nxehtësinë e sobës dhe e lemë orizin të vazhdojë të ziejë ngadalë derisa të zbutet plotësisht. Me pas shtojmë tek orizi qumështin (1 gotë e heqim mënjëanë) dhe sheqerin. E trazojmë vazhdimisht pa ndërprerje derisa qumështi të marrë valë, duke patur kujdes që mos të na ngjisë orizi.

    Në një enë tresim niseshtenë e misrit me 1 gotë qumësht dhe e shtojmë tek orizi duke e trazuar derisa masa të trashet. Gjatë këtij momenti kemi ngritur pak temperaturën e sobës. Pasi masa ka filluar të mpikset largojmë tenxheren nga zjarri dhe mbushim kupat e servirjes. E spërkasim sipërfaqen me një të verdhë vezë të rrahur me pak qumësht.

    Mbushim një tavë deri në gjysëm me ujë dhe vendosim tasat me sultjash. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për rreth 20-25 minuta.

  • VIDEO

    Si të kujdesemi për lëkurën pas të 30-tave

    Mbas  moshës 30-vjeçare fillojnë të vihen re edhe problematikat e para në lëkurë. Por me disa këshilla të thjeshta ju mund të parandaloni shumë probleme të lëkurës suaj. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ dermatologia Brunidla Bardhi tregoi rutinën që duhet të ndiqni dhe këshilla për të pasur gjithmonë një lëkurë të freskët dhe rinore.

     

  • VIDEO

    Si të kontrollojmë ankthin përmes disa teknikave të thjeshta

    Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” psikologia Fleura Shkëmbi tregoi shenjat e personave që vuajnë nga ankthi dhe disa teknika të thjeshta për personat ankthioz.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Supë me mish pule, spinaq, kos dhe vezë

    Supë me mish pule, spinaq, kos dhe vezë

    Përbërësit:

    Mish pule

    1 kokërr qepë

    1 lgj gjalpë

    1 lgj vaj ulliri

    1 filxhan me spinaq (kryesisht pjesa e kërcellit)

    200 gr kos të trashë

    2 lugë miell

    1 vezë

    Kripë, piper i zi, piper i kuq

    Përgatitja:

    Fillimisht kaurdisim qepën e grirë imët me 1 lugë gjalpë, më pas shtojmë mishin e pulës të prerë në copëza. E kaurdisim për 1 minutë, shtojmë ujë në masë të përbërësve dhe e lemë mishin të ziejë ngadalë në temperaturë mesatare.

    Ndërkohë në një tigan skuqim për pak minuta pjesën e kërcenjve të spinaqit. I spërkasim me pak piper të kuq dhe i shtojmë tek mishi. Rrahim vezën me kosin dhe miellin dhe e shtojmë në tenxhere. Rregullojmë në fund shijen me kripë dhe  piper të zi dhe e servirim supën të ngrohtë.

     

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Qepë të mbushura

    Qepë të mbushura

    Përbërësit:

    4 qepë të mëdha

    2 thelpinj hudhër

    100 gr mish i grirë

    2 tufa majdanoz

    1 filxhan kafeje verë e kuqe

    1 filxhan kafeje oriz

    1 gjethe dafine

    1 lç koncentrat dhe kripë

    5 lgj vaj ulliri

    Piper i zi, piper i kuq

    Salcë domate

    Përgatitja:

    Fillimisht pastrojmë pjesën e jashtme të qepëve, krijojmë një hapësirë në mes dhe i vendosim qepët të ziejnë për pak minuta.

    Pjesën e brendshme të qepëve e grijmë në rende dhe e kaurdisim së bashku me 2 thelpinj hudhër në vaj ulliri. Shtojmë pak kripë dhe koncentrat, piper të zi dhe piper të kuq dhe më pas shtojmë mishin e grirë. Vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi i grirë të përthithë të gjitha lëngjet. Më pas e shuajmë me verë të kuqe duke shtuar dhe orizin e shpëlarë mirë. E lemë të marrë valë për pak minuta duke e trazuar herë pas here. Në fund shtojmë majdanozin e grirë.

    Me masën e përgatitur mbushim qepët të cilat i vendosim në një tavë.  Mbi qepët e mbushura shtojmë salcë domate dhe pak vaj ulliri dhe i vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 20 minuta.

  • VIDEO

    Beteja në bedenat e PD-së

    Bamir Topi, Mimoza Hajdarmataj, Ilir Kalemaj te ftuar sot tek 5 Pyetjet Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, komentoi situatën në Partinë Demokratike, përplasjet Berisha-Basha dhe protestën e dhunshme e ish-kryeministrit të shtunën e 8 janarit. Topi deklaroi se situata nuk duhet të degjenerojë, pasi PD është një parti e shumë veprave. Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Mimoza Hajdarmataj ka hedhur akuza ndaj kreut të PD, Lulzim Basha se ai kishte rekrutuar persona me precedent penal nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut për protestën e 8 janarit.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 11 janar 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga debatet për përjashtimet nga funksionet parlamentare e partiake të demokratëve te lëvizjet në prapaskenë të Ilir Metës për të shpëtuar e deri tek jo Lulin por as Gazin.

  • VIDEO

    Çerçiz Hoxhaj: Ëndrra për liri më mbërtheu në burg

    Çerçiz Hoxhaj është 59 vjeç. Që prej lindjes, në vitin 1963, ai ka jetuar me rriskun e të përndjekurit politik. Ai e jetoi gjithë fëmijërinë dhe rininë e hershme me peshën e të qenit djali i një ish të burgosuri politik të regjimit. Presioni dhe trysnia e vazhdueshme i kishin ushqyer dëshirën për tu arratisur drejt perëndimit. Por a do t'ia arrinte? Ishte 21 vjeç kur e arrestuan. Ora shënonte 2 pas mesnate. Ishte fundi i ëndrrave të tij. Prej atij çasti, torturat, fizike e psikologjike, survejimi, kërcënimet dhe presionet e vazhdueshme do të shoqëronin çdo ditë të jetës së tij deri në rënien e regjimit. Ai s'mund të zgjidhte rrugë tjetër veçste të ecte mes përmes këtij ferri, të rezistonte e të mbijetonte!

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv