Një ditë në Çermën e vogël

30 Janar 2022, 14:04

Myzeqeja dhe fshati Cermë e vogël është destinacioni I radhës në udhëtimet tona Veri Jug Shqipërisë. Personazh I reportazhit është njeriu me dy zanate. Viktor Sina, që bluan misër dhe grurë në një mulli me gurë ndërtuar para shumë vjetësh nga babai I tij dhe që është I vetmi I këtij lloji në zonë. Vec kësaj pune, usta Viktori bën edhe saldatorin në ndihmë të banorëve të fshatit, sidomos në ndërtimin e serave. Ekonomia e familjes dhe disa nga shqetësimët e Viktorit për jetën në fshat, sidomos për mungesën e vaditjes së arave gjatë stinës së verës. Ndiqni reportazhin “Një ditë në Cermën e vogël” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.