• VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Simite me djathë, tradita kosovare

    Simite me djathë

    Përbërësit:

    600 gr miell

    4 kokrra vezë

    150 gr margarinë

    1 lugë kafeje sheqer

    1 kubik maja e freskët

    1 gotë qumësht

    200 gr djathë i fortë

    Kripë

    Përgatitja:

    Hollojmë majanë me pak qumësht, pak sheqer dhe pak miell. E përziejmë mirë dhe e lemë të vijë në një vend të ngrohtë. Më pas rrahim 3 vezët e plota bashkë me një të bardhë. Shtojmë qumështin e vakët, kripën, majanë e ardhur dhe miellin. E punojmë mirë brumin dhe më pas e ndajmë në 6 toptha, të cilat i hapim si petë. I lyejmë me margarinë të shkrirë dhe i vendosim mbi njëra-tjetrën. Mbi petën e gjashtë hedhim djathin e thërrmuar. Petët e hapura i mbështjellim role dhe i presim në pjesë me trashësi 1,5-2 cm dhe i palosim në një tepsi të lyer me yndyrë dhe të larguara njëra nga tjetra në mënyrë që të piqen njësoj nga të gjtha anët. I lemë simitet të pushojnë për 45 minuta, I lyejmë më pas me një të verdhë veze dhe i vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 30 minuta.

     

  • VIDEO

    Basha përjashton Berishën nga PD, po tani çfarë ndodh?

    Emisioni Repolitix trajtoi vendimin e Bashës për të përjashtuar përgjithmonë nga PD Sali Berishën dhe disa mbështetës të tij. Çfarë do të ndodhë tani në PD dhe si do të reagojë Berisha? Të ftuar në studio Gent Malko, Plarent Ndreca , Aulon Kalaja dhe Flogert Muça.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 12 janar 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga PD raport për ambasadorët për sulmin e 8 janarit te Basha "vret" përfundimisht Berishën e deri tek Rama sulmon Armand Dukën.

  • VIDEO

    Myslim Murrizi i përgjigjet akuzave për fshehje të pasurisë: Ja e vërteta ime

    Emisioni Repolitix trajtoi kallëzimin e bërë nga policia e Shtetit ndaj ish deputetit Myslim Murrizi për fshehje të pasurisë. Për herë të parë reagon ish-deputeti Murrizi i cili ka hedhur poshtë akuzat e policisë ndërsa ka shpjeguar dhe burimin e pasurisë së tij.

  • VIDEO

    U kallëzua për fshehje pasurie, Murrizi në 'Repolitix': Hakmarrje e ulët e tre ish-oficerëve të Sigurimit të Shtetit! Policia s'ka legjitimitet për të më hetuar

    Pas kësaj hakmarrje, thotë Myslim Murrizi qëndrojnë sipas tij Tonin Vocaj, Arben Dashi dhe Hekuran Bregu, të cilët i etiketon si komunistë dhe pa integritet. Murrizi sqaron se nuk është tagër i Policisë së Shtetit që të hetojë një deputet, pasi me këtë merret ILDKP-ja, pasi në vitin 2019 ka ai ka qenë deputet. Pas, meje shton Murrizi, policia të merret e të nisë hetimin për ish-deputetët e tjerë që kanë biznese

  • VIDEO

    Kosova ndaloi prodhimin e kripromonedhave, ekonomisti: Do nxisë të rinjtë të largohen nga vendi, pajisjet po shiten në rrjetet sociale me gjysmë çmimi

    Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptomonedhave për shkak të krizës energjetike sipas ekonomistit Safet Gercalliu do të sjellë pasoja të mëdha në aspektin social. I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, ekonomisti tha se duke qenë se me prodhimin e kriptomonedhave Bitcoin merren kryesisht të rinjtë ky vendim do t’i nxisë ata që të largohen nga Kosova drejt vendeve të huaja.

  • VIDEO

    Kreu i Bashkisë së Elbasanin e pranon në Report Tv : Janë rritur me 20% tarifat, por janë 16 mijë familje të përjashtuara

    Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja pasi pranoi se tarifa e pastrimit dhe ndriçimit është rritur me 20%, tregoi se nga ato do të përjashtohen 16 mijë familje.

  • VIDEO

    Mbledhja e PD-së për përjashtimin e Berishës zgjati deri në mesnatë, anëtarja e Kryesisë zbulon arsyen! (S'ka të bëjë me debatet)

    "Ndërpremë mbledhjen se disa do të shkonin në studion, kjo tregon se nuk bëjmë mbledhje pa kuorum, erdhën nga ora 11 dhe vazhdoi deri në 2:30. Ka pasur mendime të  ndryshme, por ishim të gjithë që duhet të dënonim dhunën, që PD nuk ishte ajo që pamë atë ditë. Mendime ndryshe dhe diskutime rrodhën, t'i përjashtonim si bllok, apo lloj distancimi, për ata kolegë si Aldo psh", tha Jupi.

    •  
  • VIDEO

    Protesta e 8 janarit/ Jupi: Më fluturuan xhama e gurë para fytyrës! Pezullimi i mbështetëse të Berishës, kohë për të reflektuar! Bumçi: S'kishte dhunë! Selinë do e marrim, do protestojmë fuqishëm

    Në një debat të ashpër në 'Studio Live' në Report Tv, anëtarja e Kryesisë, Taulanta Jupi dhe ish-deputeti Aldo Bumçi ndajnë mendime të ndryshme sa i përket protestës së 8 janarit.

    • VIDEO

      Protesta në PD, Braho për Report Tv: Strategji e Berishës të mos mbyllej pa viktima! Përveç Alibeajt, në listë për t'u vrarë ishin Bardhi, Salianji e 2 të tjerë

      Në protestën e Sali Berishës në selinë e Partisë Demokratike, përveç deputetit Enkelejd Alibeaj në listë për tu vrarë ishin edhe 4 persona të tjerë, mes tyre deputetët Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji. Kështu ka deklaruar ish-deputeti Spartak Braho në Report Tv, por sipas tij kjo tragjedi nuk ndodhi falë ndërhyrjes së Policisë.

      • VIDEO

        Humbi kontaktet prej 15 vitesh, Sokol Mali nga burgu i Sigurisë së Lartë në Itali kërkon ndihmë në ’Pa Gjurmë’ të lidhet më familjen e tij në Vlorë

        Sokol Mali është një shqiptar i dënuar me 15 vite në një burg të Sigurisë së Lartë në Itali, i cili kërkon ndihmë për t’u lidhur me familjen e tij në Vlorë.

      • VIDEO

        Drama e vogëlushes Çiko/U përpi nga flakët kur ishte në djep,shfaqet imazhi i saj

         

        Një zjarr i madh, si pasojë e një shkëndije elektrike ra në shtëpinë e familjes Zhupani në vitin 2015, në fshatin Bletëz të Gramshit. Banesa u shkrumbua dhe prej vitesh ata jetuan në qiell të hapur. Zjarri që përfshiu banesën nuk kurseu as djepin në një nga dhomat e gjumit ku ndodhej Çiko, vajza e vogël e familjes. Flakët e zunë pabesisht kur ajo ishte në gjumë, ndërsa e ëma ndodhej jashtë banesës. Zjarri përshkroi trupin e foshnjes duke i shkaktuar djegie të rëndë. 7 vite pas kësaj ngjarje stafi i emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV udhëtoi në këtë fshat të thellë të komunës Skëndërbegas për të parë nga afër situatën e vështirë, në të cilën ndodhen 6 anëtarët e familjes Zhupani. Një vend thuajse i harruar, ku shtëpitë numërohen me gishtat e dorës, mbërritja në destinacion ishte një rrugë e vështirë, pa infrastrukturë. Në krye të rrugës stafin e emisionit e priti i zoti i shtëpisë Asqeri Zhupani. 50-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kempi i tij i invaliditetit është e vetmja e ardhur që ka kjo familje me 4 fëmijë, më e madhja 12 vjeçe dhe më e vogla 1 muajshe. Për çdo vit që kalon vështirësitë për këtë familje shtohen edhe më shumë, ndaj ata iu drejtuan për ndihmë emisionit ’Pa Gjurmë’. Me të hyrë në oborr priste vogëlushja Çiko, me fytyrën ëngjëllore dhe sytë që i shndritën nga gëzimi. Me shpresën se ishim mjekë, vajza buzëqeshi sapo pa në derë se dikush kishte ardhur për të. Pasojat e së shkuarës i kanë mbetur vragë në fytyrë dhe kokë duke i ka shkaktuar jo vetëm probleme në pamje por edhe në fizik. Me rritjen e saj djegia zmadhohet më shumë, duke rrezikuar t’i mbyllë syrin e majtë, hundën dhe gjysmën e gojës. Melekja, nënë e 4 fëmijëve rrëfen me dhembje si shpëtoi nga flakët të voglën, ndërsa shtëpia digjej. Një moment i vështirë ky për 37-vjeçaren që luftonte mes flakëve për shpëtimin e foshnjes, moment i cili ka shkaktuar jo pak traumë tek ajo. Nëna bën apel për ndihmë, duke shpresuar që kjo dhembje të marr fund, pasi ndërhyrja kirurgjikale për të cilën e mitura ka nevojë është shpëpim një orë e më parë.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv