-
VIDEO
Pak orë para protestës së Berishës, mbyllet çdo derë e selisë së PD-së! 'Blindohet' edhe Kryeministria
Edhe pak orë ka mbetur nga nisja e protestës së shumë përfolur të 8 janarit të thirru nga Sali Berisha. Kampi i mbështetësve të Berishës thonë se do të jetë paqësore e ndërsa nga ana tjetër PD-ja zyrtare flet për skenare dhune me banditë e kriminelë, e për këtë kanë bërë me dije se kanë marrë edhe masa.
-
VIDEO
Kush janë 13 femrat shqiptare të zhdukura në Shqipëri?
Emisioni ‘Pa Gjurme’ solli këtë të premte 13 historitë e femrave që rezultojnë të zhdukura në Shqipëri. 1- Arta Maloku 2- Lirije Pjeci 3- Luljerta Hyseni 4- Mbaresa Kumbria 5- Englantina Kembaci 6- Bardha Lleshi 7- Luljeta Memqaj 8- Mereme Doda 9- Majlinda Nuho 10- Nertila Osmani 11- Sonila Kryeziu 12- Arife Kurtishi 13- Marsela Cako
-
VIDEO
Situata në PD, anëtari i Këshillit Kombëtar për Report Tv: Foltorja dështoi, por e dëmtoi shumë partinë! Basha sërish kryetar pas protestës së nesërme
. Një ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha, Varaku tha se pret të njëjtën retorikë dhe të njëjtën përpjekje për ta bërë sa më spektakolare lëvizjen e tij. Megjithatë, përkundër përpjekjeve të Berishës, Varaku theksoi se Basha do të vijojë të ketë kryetar i PD-së më 9 janar.
-
VIDEO
Covid/ Mjeku shqiptar në Londër për Report Tv: Doza përforcuese të merret 2 muaj pas së dytës dhe jo 6! Omicron fillimi i fundit të pandemisë? Epidemiologu: E paparashikueshme
Në Shqipëri është e domosdoshme marrja e dozës së tretë dhe nuk duhet të presin deri në gjashtë muaj pas marrjes së dy dozave të para, por 2-5 muaj, siç aplikohet këtu në Britani dhe në vende të tjetra të Evropës. Për ata të cilët janë në vijën e parë të fronit, apo personat mbi 65 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese, duhet të aplikohet doza e tretë pa kaluar 6-muajshi.”, u shpreh ai.
I ftuar në studion e Report Tv, ishte edhe epidemiologu Fabian Cenko i cili tha se pavarësisht se Omicron ka prodhuar këtë rritje drastike të infektimeve ditët e fundit, ende nuk dominon në vendin tonë.
“Fillimisht kjo ka të bëjë me variantin Omicon, pasi ka transmetueshmërinë më të lartë nga çdo variant tjetër, por është edhe një variant që edhe për shkak të mutacioneve të shumta që ka pasur, ka bërë që edhe personat e vaksinuar, ose ata që e kanë kaluar, të manifestojnë shenja të virusit. Jemi në një vonesë 2-3 javore nga vendet e Evropës, unë besoj që ende nuk jemi në dominimin e rasteve Omicron. Ky variant është ai që po prodhon këtë rritje drastike të rasteve, por ende nuk dominon.”, tha ai.
Ai shtoi se edhe nëse e gjitha popullata do të ishte vaksinuar, këtij varianti nuk do të mund t’i “shpëtonim”, duke shtuar se në këtë rast numri i personave të shtruar në spital, rasteve të rënda dhe fataliteteve do të ishte më i ulët.
“Nëse të gjithë do të ishin teorikisht të vaksinuar, ose do të kishin nivele më të larta se ato që kemi, me këtë valë Omicroni, ndoshta nuk do t’i shpëtonim një rritje të rasteve, por do të kishin një reflektim më të zbutur të shtrimeve në spital, rasteve të rënda apo edhe atyre fatale.”, mjeku.
“Omicron fillimi i fundit të pandemisë?”, të pyetur lidhur me këtë, Shapo tha se Omicron ngjan me variantin që ka për qëllim të përhapet sesa të sjellë pasoja, duke shtuar që është me rëndësi sapo kuptojmë që jemi të infektuar të izolohemi, për të këputur zinxhirin e tranmetueshmërisë.
“Omicroni i ngjan një varianti “boosteri”, pasi nëse jemi vaksinuar dhe infektohemi, shanset janë që ky mund të na bëjë më të fortë. Omicroni ngjan me variantin që do të përhapet më shumë sesa të sjellë pasoja. Është variant që edhe ata i ka lënë në shtëpi, pa vajtur në shtëpi, është në infeksion që nuk është edhe aq i butë sa pretendohet. Është e rëndësishme ta kapim sa më herë dhe të izolohemi, në mënyrë që të këpusin zinxhirin transmetues dhe ndoshta ko do të jetë trokitja finale e pandemisë.”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër Cenko tha se nuk është i sigurt nëse ky do të jetë varianti i fundit, por tha se kështu ndodh që me kalimin e kohës viruset bëhen më pak agresiv dhe më shpejtë të tranemetueshëm.
“E vërteta është se variante evoluojnë, duke u bërë gjithnjë më pak agresiv dhe gjithnjë më të transmetueshme. Megjithatë a është ky i fundit, apo i parafundit, këtë nuk e dimë kjo është e paparashikueshme.”, tha ai.
-
VIDEO
40% e të rinjve më infertil se gjyshërit e tyre, studimi që ngre alarmin
Shqipëri duket se ka nisur ‘dimrin demografik’ përsa i përket shkallës së lindshmërisë në vend. Në një intervistë në emisionin "Rreze Dielli" sociologia Entela Binjaku tha se shifrat janë gjithmonë në rënie. Një tjetër arsye janë vështirësitë reale që ka prekur fertiliteti. Pra ka çifte që provojnë dhe nuk munden dhe jo se nuk kanë dëshirën. Një studim tregonte për rënien e aftësisë së fertilitetit të meshkujve të rinj në shkallën 40% krahasuar me gjyshërit e tyre. Pra gjyshërit kanë qenë 40% më fertil se sa të rinjtë e sotëm’’ tha ajo.
-
VIDEO
Pse është ulur lindshmëria në vendin tonë?
Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’ diskutam deklaratën e Papa Françeskut ku kritikon ashpër çiftet e reja që nuk duan të kenë fëmijë. Të ftuar në studio këshilluesit martesor Ned Spiecker dhe Jorid Spiecker si dhe sociologia Entela Binjaku diskutuan mbi deklaratën e fundit, ku sipas të dhënave edhe në Shqipëri duket se ka nisur ‘dimri demografik’ përsa i përket lindshmërisë në vend muajt e fundit.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Supë e shpejtë me lulelakër
Supë e shpejtë me lulelakër
Përbërësit:
1 lulelakër të vogël
1 qepë
1 patate
2 thelpinj hudhër
1 kokërr limon
2 degë trumze
Buljon perimesh
Vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:
Vendosim në një tavë lulelakrën, hudhrën, pataten e prerë në kubikë dhe qepën. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180 gradë për 20 minuta dhe i lemë perimet të piqen derisa të marrin ngjyrë të artë. Më pas i kalojmë perimet në blender duke i shtuar lëngun e limonit, vajin e ullirit (ose gjalpë) dhe buljonin e perimeve. E kalojmë supën për pak minuta në zjarr të ulët dhe e servirim të ngrohtë spërkatur me vaj ulliri, piper dhe trumzë.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Mish viçi me qepujka të karamelizuara
Mish viçi me qepujka të karamelizuara
Përbërësit:
500 gr mish viçi
6 thelpinj hudhër
1 fç salcë domate
½ lç xhinxhër
2 fç qepujka
1 lgj soja
1 lç sheqer
1 lç kripë
1 lç koncentrat
1 shkop kanelle
1 spec i kuq
1 spec jeshil
2 bishta qepësh të njoma
1 vezë / për person
Përgatitja:
Në një tenxhere kaurdisim mishin e prerë në kubikë mesatare. Shtojmë thelpinjtë e hudhrës, xhinxhër të grirë dhe salcën e domates. Vazhdojmë kaurdisjen dhe sapo mishi të fillojë të zbutet shtojmë qepujkat, salcën soja, kanellën, sheqerin dhe kripën. Pesë minuta përpara se ta heqim shtojmë specat e prerë për së gjati sikurse dhe qepët e njoma.
Sipas dëshirës këtë gatim mund t’a konsumojmë dhe me nga një vezë të zier ose vezë të skuqur me pak gjalpë spërkatur me piper të kuq.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Fokaçe
Fokaçe
Përbërësit:
600 gr miell
450 gr ujë
1 lgj sheqer
1 lgj kripë
30 ml vaj
1 lgj maja
Domate qershi
Djathë kaçkavall
Rozmarinë
Përgatitja:
Vendosim miellin në një tas. Hapim një gropë në mes ku shtojmë ujin, sheqerin, kripën, majanë dhe vajin. I përziejmë të gjitha bashkë derisa krijohet një masë e butë. E lemë brumin të pushojë për 1 orë.
Më pas marrim tepsinë, e lyjemë me pak vaj ulliri dhe vendosim masën e brumit. E lemë sërish të pushojë për 30 minuta mbuluar me membranë.
Tek brumi i ardhur shtojmë pak vaj ulliri dhe e punojmë mire me duar. E hapim dhe vendosim sipër djathë kaçkavall të grirë, domate të vogla dhe rozmarinë. E vendosim në furrë të parangrohur të piqet për 20-25 minuta në 200 gradë Celsius.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 7 janar 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha protestë më 8 janar e SHBA sjell komandën speciale në Shqipëri te arbitrariteti nuk është demokraci e deri tek Hysaj dhe Bajrami si sheikë.
-
VIDEO
Pretenca për Izet Haxhinë, Avokati në 'Repolitix’: 2 problemet që kishte seanca sot!
Idajet Beqiri, avokati i ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhisë ka shpjeguar sot se seanca ku u dha sot pretenca për vrasjen e Azem Hajdarit ka pasur probleme. I ftuar në Report Tv, Beqiri tha se nuk janë marrë në pyetje dëshmitarët që mbrojtja ka kërkuar e ndërsa e cilësoi si të pazakontë faktin që gjykata ka ‘ndërruar mendje’ për të mos marrë parasysh deklaratat e Berishës në media në lidhje me vrasjen e shekullit ndërkohë që më herët i kishte pranuar.
-
VIDEO
Zhduket 19 vjeçari/Babai dyshime për ...
I ftuar në studio, Zabit Pali, babai i 19-vjeçarit rrëfen si i biri u zhduk pas shpinës të tij duke mbledhur bimë medicinale në malin e Korabit në kufi me Maqedoninë e Veriut. Ata kishin dy ditë, që qëndronin në Bjeshkë, ku kishin ngritur edhe një çadër. Pasi kishte lënë aty sasinë e bimëve të mbledhura djali i vetëm i familjes Pali humbi gjurmët. Në studio me gazetaren Odeta Dume, babai zbulon lidhjet që i biri kishte patur me një grup personash në qytetin e Durrësit, sipas tij pjesë e ISIS. Ardiani kishte vite që jetonte larg familjes, pasi ndiqte gjimnazin në qytetin bregdetar.