• VIDEO

    Zanati i kovacit - sa shumë sekrete

    Në kovacanën e tij kovaci 62 vjecar Gramoz Sharavolli rrëfen secrete e zanatit të kovacit, nga ndezja e zjarrit deri në prodhimin e veglave bujqësore për fshatarët e zonës së Beratit.

  • VIDEO

    Kovacët e familjen Sharavolli

    Gramoz Sharavolli, kovac I vjetër nga Berati, sjell historinë e familjes së kovacëve nga gjyshi dhe babai, deri tek xhaxhallarët dhe vëllezërit e tij. Plot 12 kovacë që punojnë prej dhjetra vjetësh në lagje të ndryshme të qytetit.

  • VIDEO

    12 kovacët e familjes Sharavolli

    Udhëtim me destinacion qytetin magjik 2400 vjecar të Beratit dhe takim me artizanët që e kanë lidhur jetën me zjarrin dhe zanatin e kovacit. Historia e familjes Sharavolli, një familje e madhe me 12 kovacë, si askund në Shqipëri. Personazh I reportazhit me rrëfimet mbi punën dhe zanatin e trashëguar nga babai dhe gjyshi I tij është kovaci Gramoz Sharavolli. Ndezja e kovacanës në mëngjes, skuqja e hekurit, prodhimi I veglave të punës sidomos për fshatarët e zonave malore përreth Beratit. Asnjë ndihmë nga ana e shtetit për artizanët dhe rënia e punës për shkak të largimit të njerëzve nga Shqipëria. Ndiqni reportazhin “12 kovacët e familjes Sharavolli”, realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa

  • VIDEO

    Kovacanat e sotme, sa pak punë

    Artizani I vjetër Gramoz Sharavolli, pinjoll I një familjeje me 12 kovacë, shpjegon arsyet pse zanati I kovacit sa vjen e shuhet. Kryesorja, thotë ai, është largimi I njerëzve nga vendi për një jetë më të mirë jasht Shqipërisë

  • VIDEO

    Nga fëmijëria te sfidat në karrierë, rrëfimi “sekret” jashtë kostumit të politikës i Erisa Xhixho në ‘N’kohë’ në Report Tv: Asnjëherë se kam menduar largimin nga Shqipëria

    Ish kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim, ish-zëvendësministre e Integrimit, sot deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Për të gjithë këtë rrugëtim por jo vetëm, për fëmijërinë, studimet në Britaninë e Madhe, Erisa Xhixho i është rikthyer kujtimeve në rrëfimin për emisionin ‘N’kohë’ në Report Tv.

    Për herë të parë Xhixho ka treguar peripecitë në Mbretërinë e Bashkuar, momentet pikante të bisedave me kolegët studentë për gatimet tradicionale shqiptare, rrëfen arsyet se pse u kthye në Shqipëri, si iu fut karrierës politike e deri te nismat e fundit në mbrojtje të viktimave të dhunës në familje dhe abuzimeve seksuale.

  • VIDEO

    2021 vit i pazakontë, fitues dhe humbës

  • VIDEO

    Rreze Dielli 31 Dhjetor Pj.2 – Festojmë me ‘Rreze Dielli’

    Mëngjes festiv në ‘’ Rreze Dielli’ vitin e ri e pritëm me regjisorin Osman Mula, këngëtaren Evis Mula, kompozitorin Gjergj Leka, aktivisten e shoqërisë Civile Edlira Cepani dhe shefin e kuzhinës Arvin Kita, ku sëbashku shijuam recetat e shijshme nga zonja Albana.

     

  • VIDEO

    Rreze Dielli 31 Dhjetor Pj.1 – Festojmë me ‘Rreze Dielli’

    Mëngjes festiv në ‘’ Rreze Dielli’ vitin e ri e pritëm me regjisorin Osman Mula, këngëtaren Evis Mula, kompozitorin Gjergj Leka, aktivisten e shoqërisë Civile Edlira Cepani dhe shefin e kuzhinës Arvin Kita, ku sëbashku shijuam recetat e shijshme nga zonja Albana.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Sallatë me bullgur

    Sallatë me bullgur

    Përbërësit:

    2 gota bulgur

    1/3 gotë vaj ulliri

    3 qepë të njoma

    1 tufë majdanoz

    lëng limoni

    kokrra shegë

    misër të zier

    thjerrëza të kuqe

    kripë, piper

    Përgatitja:

    Ziejmë bullgurin në ujë të vluar me kripë, e lëmë të ftohet oak dhe e vendosim në një task u shtojmë qepët e grirë imët, misra të zier, thjerrëza të kuqe të ziera dhe disa kokrra shegë. Në fund e marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe lëng limoni.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Gjel Deti me përshesh

    Gjel Deti me përshesh

    Përbërësit:

    1 gjel deti

    100 gr gjalpë

    nenexhik

    kripë, piper

    qepë të njoma

    bukë misri

    vaj luledielli

    cipë limoni

    Për bukën e misrit

    3 filxhan çaji miell misri

    2 filxhan çaji kos

    2 vezë

    ½ filxhan çaji vaj ulliri

    sodë bukë

    Përgatitja:

    Fillimisht lajmë pulën, e lëmë të kullojë dhe më pas e fshijmë me letër kuzhine. Në lëkurën e limonit lyejmë pulën. Hapim lëkurën dhe pastrojmë pjesën e brendshme me kartopecetë që të mos ketë lëngje. E lyejmë pulën me vaj luledielli sepse vaji I lulediellit e djeg. E vendosim në furrë me kapak në 210 gradë dhe më pas e ulim temperaturën. Me lëngun që lëshon e leyjmë herë pas here. Nga fundi i pjekjes I largojmë kapakun që gjeli të marrë ngjyrën e kuqërremtë.

    Përgatisim përsheshin. Vendosim në një tigan të madh, gjalpin dhe qepët e njoma dhe I kaurdisim. Sapo të ulet vëllimi I qepeve, hedhim kripën. Bukën e misrit e bëjmë copëza-copëza dhe e kalojmë pak në tigan. Më pas shtojmë lëngun e mishit që ka mbetur në tavë. Shtojmë qepët e njoma dhe nenxhik, e trazojmë mirë duke e lënë më pak lëng dhe yndyrë.

  • VIDEO

    Varianti Omicron, sa te rrezikuar jemi nga festat?

    Emisioni Repolitix trajtoi situaten epidemiologjike ne vend pas rasteve te para me variantin Omicron. Cfare do te ndodhe ne janar dhe a do te kete masa te tjera shtrenguese? I ftuar ne studio epidemiologu Dritan Ulqinaku, nendrejtor i ISHP. Ne lidhje Skype nga Madridi Prof. Kita Sallabanda dhe nga Milano Dr. Albert Troci.

  • VIDEO

    Varianti Omicron, Ulqinaku në Report Tv: Deri në 5 mijë raste në ditë me COVID-19 brenda janarit!

    Dy tre muajt e fundit, ka një ulje të personave që hospitalizohen. Dominon mosha mbi 65 vjeç, por ka pasur edhe raste jo të rralla kur ata që janë shtruar ishin personat mbi 30 vjeç. 90% e personave të shtruar në spital janë të pavaksinuar. Nga ana tjetër personeli mjekësor ka marrë edhe dozën e tretë, mbi 85% prej tyre kanë marrë dozën përforcuese. Janë përgatitur për të vazhduar "luftën".", u shpreh ai.

    I  ftuar në "Repolitix" ishte edhe mjeku i njohur nga Spanja Kita Sallabanda, i cili pavarësisht se vlerësoi procesin e vaksinimit në Shqipëri tha se ka dy probleme që po behën pengesë në "luftën" me pandeminë. Mjeku fillimisht theksoi faktin se shqiptarët nuk zbatojnë masat anti-COVID dhe së dyti "ndëshkoi" fenomenin e "falsifikimeve të certifikatave të COVID".

    "Qeveria shqiptare ka punuar shumë mirë për gjetjen e vaksinave. Por problemi i parë është që nuk po ndërgjegjësohen njerëzit në zbatimin e masave anti-COVID. Problemi tjetër është se merren shpesh certifikata falco. Kjo duhet të zgjidhet në mënyrë radikale.", tha ai.

    Në këtë pikë mjeku shqiptar në Spanjë, mori si shembull "Festivalin e Këngës" i cili u zhvilluar mbrëmjen e djeshme duke thënë se publiku ishte pa maskën anti-COVID.

    "Mendoj që kishte ardhur koha të merreshin këto masa për vaksinimin e detyrueshëm.  Unë pashë dje "Festivalin e Këngës", dhe në sallë nuk kishte asnjë njeri me maskë. Në një ambient të mbyllur, sipas rregullave duhet të mbahej maska, nuk pashë asnjë! Kur në një festival kaq të rëndësishëm, njerëzit nuk japin shembull të mirë çfarë presim nga të tjerët", shtoi ai.

    Doktori përmes një tabele tregoi se kombinimin ideal për efektivitetin më të lartë të vaksinën me marrjen e dozës së tretë ndaj variantit omicron.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv