Dy burra dhe një grua/Jeta e djalit të verbër, që u braktis që në lindje

24 Janar 2022, 18:10

Emisioni ’Pa Gjurmë’ këtë pasdite solli në fokus dramën e jetës së Marjol Doksanit, 27-vjecarit nga fshati Vidhishtë i Roskovecit, i cili jeton vetëm me nënën e sëmurë në kushte tepër të vështira, që pas braktisjes nga i ati. Marjoli e ka të vështirë të flasë për dhembjen që ka në shpirt për fatin e tij të trishtë që në lindje. 27-vjeçari nuk i përmban dot lotët dhe emocionet e forta sa herë i duhet të rrëfeje vuajtjet që ka hequr, ditën kur i ati e braktisi pa e kthyer më kokën pas. I riu nga Roskoveci, që nuk e pa kurrë figurën atërore ka mbajtur mbi shpinë këtë barrë të rëndë të familjes. Ai në moshën 5-vjecare humbet shikimin nga njeri sy, ndërsa sot ka probleme edhe më syrin tjetër.Bashkë me sëmundjen që e shoqëron prej vitesh, ai kujdeset i vetëm edhe për nënën e sëmurë. "Nënën time e martuan me Mynyr Doksanin edhe pse ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor. Kur isha dy muajsh babai na braktisi dhe deklaroi se nuk më donte. Babai jeton në fshatin Kurjan, 20 minuta larg fshatit ku jetoj un, por kurrë nuk është interesuar për mua."- rrëfen 27-vjecari. Me vuajtjet, ky 27-vjeçar bashkëudhëtare të jetës ka patur dhe brengën që e mundon sa herë pyet veten, përse babai e ka refuzuar. Edhe pse jeton pak minuta larg, në një fshat ngjitur ai ndërpreu cdo kontakt me të birin dhe ka krijuar një tjetër familje. "Nuk e kam takuar asnjëherë babain, e kam brengë. Dua të di vetem arsyen përse më la. Nuk kam marr guximin ta kërkoj nga frika se do më refuzoj. Ai ka një vajzë dhe një djalë. Unë ruaj vetëm një foto të tij. Dua t’i them babait që siç ka fëmijë ata, më ka dhe mua."- shprehet i përlotur i riu. Dikur për Marjolin kujdesej gjyshja e tij, sot ai bën cdo sakrificë për nënën e sëmurë. 54-vjecarja Mimika Plaku jeton me të birin në këtë banesë një katëshe në kushte të vështira. "Gjyshja ka qenë figurë atërore, e cila është kujdesur deri në moshën 23- vjeçare për mua. Nuk kam mbështetjen e askujt. Kur më thonë se unë jam shtylla e shtëpisë, qaj. Unë e kam shumë të vështirë të mbaj mbi shpinë këtë barrë të rëndë, që kur babai më braktisi. Mamaja është e sëmurë vetëm qan gjithë ditën. Jetojmë në kushte shumë të vështira. Jam ndjerë i diskriminuar shumë herë. Jetojmë vetëm me kempin që marr unë dhe nëna ime."- tregon plot dhembje Marjol Doksani 54-vjeçarja është nënë e dy djemve nga martesa të ndryshme. Kur bashkëshorti i parë e la, pasi Marjoli erdhi në jetë familja e martoi me një tjetër burrë. Mimika bëhet sërish nënën e një djali, të cilin nuk do ta gëzonte kurrë, pasi edhe bashkëhsorti i dytë u largua duke marr me vete të birin. Krah nuk u bënë për motrën as katër vëllezërit e saj.