• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 6 janar 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga manovrat e dyshimta të Myslim Murrizit dhe kallëzimi për të nga policia te Shkëlzeni, meraku kryesor i Berishës e deri tek doktori ,konservatori.

  • VIDEO

    Ngjarjet më të bujshme në 2021, gazetarët rrëfejnë momentet e vështira në terren

    Viti 2021 sërish ishte arenë e krimit. Me dhjetra të vrarë në zemër të familjes për shkak të dhunës e po ashtu dhjetra të tjerë të ekzekutuar në atentate të mirëfillta mafioze, në garën për influencë të grupeve kriminale shqiptare brenda dhe jashtë territorit të vendin. Vlora, Elbasani, Durrësi, Shkodra, Fieri dhe Tirana sërish ishin zemra e krimit, aty ku u ekzekutuan pa mëshirë 67 persona në 62 ngjarje të ndryshme. E njëjta skemë e përdorur pothuajse në të gjitha ngjarjet me karakter përplasjesh të hesapeve të pambyllura, breshëri kallashnikovi në drjetim të shënjestrës, djegie të automjetit pak kilometra më tutje për të humbur çdo gjurmë dhe më tej arratisje. Një pjesë e madhe e ngjarjeve kriminale kanë mbetur të pazbardhura, atentatorët janë treguar preçiz për të mos lënë gjurmë. -Tërmeti dhe COVID-19, ishin nga ngjarjet më të rënda që ndikuan në marrjen e shumë vendimeve për ekonominë e vendit. Nga vaksinimi tek shpalla e krizës energjetike, kthimi i nxënësve dhe studentëve në normalitet, tek vënia në funksion e aeroportit të Kukësit. Fiskalizimi, variantet e reja Covid-19, rritja e pensioneve, rritja e çmimeve, e të tjera ngjarje ndodhën këtë vit. -Viti 2021 shënoi hyrjen në histori të Partisë Socialiste me fitoren e mandatit të tretë radhazi. Ngjarje të shumta dhe të rëndësishme u shënjuan në kalendarin e qeverisë së majtë. Nga bashkëpunimi me opozitën e re e deri në fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme ku në sallën e parlamentit të ri, Gramor Ruçi nuk do të ishte më pasi u dorëhoq pas 30 viteve aktive në familjen socialiste. Këto dhe projektet kombëtare e ndërkombëtare të qeverisë së Partisë Socialiste vijnë kronologjikisht nëpërmjet ditarit të gazetarit Ermal Qori.

  • VIDEO

    Basha i mbyll Berishës dyert e PD-së? A do të hyjë Berisha në zyrën e Bashës?

    Emisioni Repolitix trajtoi zhvillimet në PD pas përplasjes mes dy grupeve për drejtimin e partisë. A do të hyjë Berisha në zyrën e Bashës pas protestës së të shtunës? A do të mbajë mbyllur dyert e PD-së Basha për Berishën? Të ftuar Gent Malko, Alban Daci, Andi Përmeti dhe Kristaq Kume.

  • VIDEO

    Nuk shkoi sot në selinë e PD për 'revolucionin paqësor', Çupi në Report TV: Berisha e di që një incident i vogël të ndodhë, atij i vihen menjëherë prangat

    TIRANË- Analisti Frrok Çupi, thotë se i ka bërë përshtypje që sot Sali Berisha nuk shkoi në selinë blu në zotimin e tij se do të lironte zyrën e PD-së nga Lulzim Basha. Për mungesën e Berishës, Çupi ka dhënë edhe arsye.

    “Berisha nxitës për së gjalli i konfliktit dhe do të vazhdojë në këtë mënyrë,. Përplasja e sotme në selinë e PD, ishte anemike, Berisha nuk mori pjesë, ky ëhstë lajmi, pse nuk është Berisha, ka mundësi që të mos jetë edhe në datën 8 janar, se ai e di që një incident i vogël të ndodhë, atij i vihen menjëherë prangat, ky është fundi i Berishës. Nuk sulmon PD, as Bashën, por problemin e ka me drejtësisë”, tha Çupi në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv të gazetarëve Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj.

  • VIDEO

    A do e lirojë Basha selinë blu pas ultimatumit të Berishës? Analistët në Report Tv: Po mbajnë peng PD për egon e tyre personale! Partia në fazën e parë të një konflikti të gjatë

    Situata në PD sa vjen edhe tensionohet, ndërsa sot skadon edhe ultimatumi i Sali Berishës për Lulzim Bshën që të lirojë selinë e PD. A do ta bëjë kryedemokrati një veprim të tillë? Për analistët Armand Plaku dhe Erl Murati mesazhet e Bashës janë të qarta, ai ka ndërmend të vijojë betejën me Berishën për të mbajtur pushtetin në PD.

  • VIDEO

    Ja si ta nisni vitin të motivuar për të realizuar të gjitha planet tuaja

    Nisja e një viti na gjen gjithmonë me qëllime dhe plane të reja por shpesh nuk arrijmë t’I realizojmë të gjitha. Life Coach Donika Gunther ju tregon se si ta nisni vitin të motivuar për të realizuar të gjitha planet tuaja.

  • VIDEO

    ‘O prindi im qiellor’, ish-deputeti dedikim për prindërit e ndjerë, mos e humbisni!

    Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli” ish-deputeti Gaqo Apostoli sjell kënëgn prekëse tw  realizuar sëfundmi për prindërit. Një dedikm I ndjerë që nuk duhet humbur….

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Byrek me spinaq dhe djathë

    Byrek me 2 petë, me spinaq dhe djathë

    Përbërësit

    400 gr miell

    2 vezë

    1 lgj vaj ulliri

    ujë

    kripë

    100 gr gjalpë

    500 gr spinaq

    250 gr djathë

    50 ml kos

    1 tufë kopër

    1 tufë nenexhik

    pak niseshte

    Përgatitja:

    Vendosim në një tas miellin, kripën, vajin e ullirit dhe një të verdhë veze. E përziejmë mirë dhe më pas shtojmë ujin gradualisht. E punojmë brumin për rreth 5 minuta, pasi brumi duhet të jetë i butë dhe të punohet lehtë. E lemë të pushojë.

    Më pas e ndajmë brumin në dy pjesë dhe hapim petët në kuleçë. Pjesa e poshtme e byrekut duhet të jetë më e trashë se pjesa e sipërme. Hapjen e petëve e bëjmë me pak niseshte ose miell. Në çdo kulaç të hapur për petën e poshtme bëjmë lyerje me yndyrë, ndërsa për petën e sipërme nuk përdorim vaj. 

    Vendosim petën e poshtme në një tepsi. Grijmë hollë spinaqin,  shtojmë bimë aromatike sipas preferencës, shtojmë kripë, pak vaj dhe djathë të bardhë të thërrmuar. Mbi djathin e thërrmuar hedhim të bardhën e vezës. Lyejmë anësoret e byrekut me pak gjalpë, vendosim petën e sipërme, lyejmë përsëri anësoret me gjalpë,  ndërsa sipërfaqen e byrekut e lyejmë me pak kos të trazuar me një të verdhë veze. E presim byrekun por jo duke e çuar thikën deri në fund.  E vendosim byrekun të piqet në furrë fillimisht në temperaturën 200 gradë dhe më pas në 180 gradë për 50 minuta. 

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Supë dimri me oriz

    Supa me oriz e Shqipërisë së Mesme

    Përbërësit:

    100 gr oriz

    1/2 lgj gjalpë

     1/2 lgj vaj ulliri

     1 qepë

    1/2 tufë majdanoz

    2 lugë koncentrat

     1 lugë miell gruri

     1 lugë salcë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht vendosim orizin në ujë të nxehtë. Skuqim qepën me pak gjalpë dhe vaj ulliri. Tek qepa shtojmë pak kripë, kur zbutet qepa shtojmë salcën. Në një tenxhere tjetër me 1 litër ujë shtojmë koncentratin dhe orizin dhe e lemë të ziejë në temperaturë të ulët. Kontrollojmë shijen për kripë duke patur kujdes pasi kemi përdorur koncentrat. Pasi orizi ka zjerë shtojmë salcën e përgatitur me qepë. Shtojmë dhe pak miell me pak vaj ulliri dhe e lemë supën të ajkoset për pak minuta. E servirim supën të ngrohtë spërkatur me piper të zi dhe majdanoz. 

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Sallatë me fasule

    SALLATË E SHPEJTË ME FASULE
    Përbërësit:

    200 gr fasule 
    100 gr proshutë/sallam 
     1 domate 
    1/2 qepë e kuqe  
    qepë e njomë 
    majdanoz 
    1 lgj vaj ulliri 
    2 lgj soja
    lëng limoni, mustardë, kripë
     piper i zi, piper i kuq
    Përgatitja:

    Fasulet e ziera i vendosim në një sallatiere ku shtojmë domaten e prerë në kubikë, qepën e thatë të prerë në rrathë, qepën e njomë në unaza, proshutë ose sallam pikant në kubikë. Shtojmë erëza sipas dëshirës dhe në fund e marinojmë sallatën me një salcë të përgatitur me mustardë, vaj ulliri, lëng limoni, soja, kripë, piper.

  • VIDEO

    Balliu te ‘5 pyetjet’: Në 5 janar do shkojmë të lirojmë zyrën nga uzurpatori Basha, nëse tenton të na ndalojë provokim për demokratët

    Ajo se çfarë do të ndodhë në 5 janar, afati i fundit që i ka lënë Sali Berisha Lulzim Bashës është e paqartë, por mbështetësit e të dyja palëve bëjnë deklarata të ndryshme e flasin për skenarë të paqartë.

  • VIDEO

    Roland Bejko në ‘5 pyetjet’: Berisha me skenare për interesa personale! Shumica mbështet Lulzim Bashën! Ja pse e kërkon PD-në ish-kryeministri

    Sekretari për pushtetin vendor në PD, Roland Bejko, deklaroi në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv se Sali Berisha ishte një burrë shteti deri në vitin 2013 por qasja e mëvonshme është e gjitha për interesa personale. Ndër të tjera Bejko theksoi se shumica e anëtarësisë mbështet Lulzim Bashës ndërsa shtoi se ish-kryeministri kërkon të bëhet kryetar i PD për t'i treguar SHBA-ve se nuk e nxjerrin dot jashtë loje.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv