• VIDEO

    Basha blindon selinë e PD-Pretenca e prokurorisë për Izet Haxhinë

     

    Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi aktualitetin duke filluar me blindimin e dyerve të selisë së PD-së dhe më pas me procesin në gjykatën e Tiranës ndaj Izet Haxhisë. Të ftuar në studio avokat Idajet Beqiri dhe gazetari Arsen Rusta. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi situatën pandemike në vend pas përhapjes së variantit Omicron. I ftuar në studio epidemiologu Ilir Alimehmeti.

  • VIDEO

    Evazioni, 338 mijë paga të nëndeklaruara! Financat: Do të ketë regjistër të pasurive të tundshme e patundshme! Do krijohet lista me 650 individët e pasur në vend

    Evazioni është një nga pikat kyçe të programit të reformave ekonomike, ku Ministria e Financave pret që deri në 2024 informaliteti në punësim të ulet me 3% ndërsa nëndeklarimi i pagave të ulet me 9%. Sipas programit do të ketë kontrolle në biznese, do monitorohen transaksionet si dhe do të ngrihet regjistri i aseteve, si masa të domosdoshme për të reduktuar informalitetin.

  • VIDEO

    'Larje hesapesh'/ Viti 2022 nis me vrasje dhe plagosje

     'Larje hesapesh'/ Viti 2022 nis me vrasje dhe plagosje

  • VIDEO

    Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Bashkurti në Report Tv: Pikë kulmore në diplomacinë shqiptare! Shtabi i ushtrisë amerikane, vlerë e shtuar e sigurisë

    "Jashtëzakonisht e rëndësishme, pikë kulmore në diplomacinë shqiptare", kështu e cilësoi diplomati i njohur Lisen Bashkurti anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillimin e Sigurimit të OKB-së.

  • VIDEO

    Beteja Berisha-Basha, Ndoka në 'Studio Live' propozon zgjidhjen: 'Senatorët' e PD mund të negociojnë të 'shtyjnë' 8 janarin! Debati brenda partisë mbyllet përfundimisht vetëm me zgjedhje

    Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, ish-aleat i PD-së është i mendimit që "lufta" e brendshme politike mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës mund të zgjidhet mes negociatave.

  • VIDEO

    Zhduket 19 vjeçari/Babai dyshime për grupin ISIS

    Në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV puntatën e kësaj të enjte erdhi në fokus historia e zhdukjes së një riu dibran. Ardian Pali rezulton i humbur që prej datës 19 maj të vitit 2020. I ftuar në studio, Zabit Pali, babai i 19-vjeçarit rrëfen si i biri u zhduk pas shpinës të tij duke mbledhur bimë medicinale në malin e Korabit në kufi me Maqedoninë e Veriut. Ata kishin dy ditë, që qëndronin në Bjeshkë, ku kishin ngritur edhe një çadër. Pasi kishte lënë aty sasinë e bimëve të mbledhura djali i vetëm i familjes Pali humbi gjurmët. Në studio me gazetaren Odeta Dume, babai zbulon lidhjet që i biri kishte patur me një grup personash në qytetin e Durrësit, sipas tij pjesë e ISIS. Ardiani kishte vite që jetonte larg familjes, pasi ndiqte gjimnazin në qytetin bregdetar. Babai thotë se nga kërkimet 4 ditore bërë nga policia shqiptare dhe maqedonase me angazhimin e 150 vetave në zonë u gjet trupi i pajetë i një shtetasi sirian, por jo gjurmë të Ardianit. I riu mendohet të ketë humbur gjurmët në vendin e quajtur "Përroi i thellë" afër Rekës së Epërme, në fshatin Tanushë. Deri më sot nuk ka asnjë adresë apo lajm për fatin e 19-vjeçarit.

     

  • VIDEO

    Zhdukja e 19-vjeçarit Ardian Pali, babai ngre dyshime për lidhje me grupin terrorist ISIS! Policia maqedonase gjeti kufomën e një shtetasi sirian, në vendin ku humbi i riu

    I riu kishte dy ditë, që qëndronte në Bjeshkë, së bashku me babain dhe një të afërm të tij, ndërsa mblidhnin bimë medicinale në fshatin Tanushë, pjesë e Maqedonisë së Veriut.U zhduk më 19 maj të vitit 2020 nga Mali i Korabit, ende asnjë gjurmë për 19-vjeçarin dibran Ardian Pali. I riu kishte dy ditë, që qëndronte në Bjeshkë, së bashku me babain dhe një të afërm të tij, ndërsa mblidhnin bimë medicinale në fshatin Tanushë, pjesë e Maqedonisë së Veriut.Gjatë një lidhje telefonike, kushëriri i parë i 19-vjeçarit sqaron sesi Ardiani u zhduk papritur, në një terren të vështirë, mesditën e 19 majit, rreth orës 15:00. Klodian Zhugri, djalë halle me të humburin Ardian Pali thotë se mbi 200 veta, banorë të fshatit nisën kërkimet.Familjarët dyshojnë se ai e ka kaluar kufirin maqedonas. Ai ka gëzuar shëndet të plotë. Familja ka humbur edhe një tjetër djalë vite më parë, në malin e Korabit, ndërsa ishte me bagëti. Ju lutemi kush e ka parë të njoftojë’, bën apel për ndihmë kushëriri i parë i Ardianit.I riu ishte ngjitur në Malin e Korabit për të mbledhur bimë medicinale, nga shitja e të cilave siguronte të ardhura ekonomike, për familjen. Vëllai i vetëm i katër motrave nuk është kthyer në banesë.Familjarët kanë bërë denoncim në polici, dy ditë pasi i riu u zhduk. I riu mendohet të ketë qenë duke mbledhur lule në në vendin e quajtur "Përroi i thellë" afër Rekës së Epërme, në fshatin Tanushë, pjesë e Maqedonisë së Veriut. Familjarët kërkojnë ndihmën e autoriteteve për të kërkuar nga ajri, pasi terreni ku edhe ka humbur gjurmët Ardiani është shumë i vështirë.19-vjeçari ka pasur me vete një telefon celular, të cilit nuk i shkon sinjali për shkak se në terrenin ku ka humbur gjurmët nuk ka valë. Pa asnjë mjet identifikimi, pasi Ardiani sapo kishte aplikuar për kartën e identitetit pak ditë para se të humbte.

     

     

  • VIDEO

    Spaho për Report Tv: Më 8 janar i marrim Selinë Bashës dhe ia dorëzojmë demokratëve! Nëse i përgjigjet me forcë vrulli tonë do bëjë gabimin më të madh

    Prej 2 ditësh tashmë mbështetësit e Sali Berishës e kanë gjetur të kyçur derën e Partisë Demokratike për ta. Për deputetin Edmond Spaho, mbështetës i 'Foltores', kjo do të marrë fund më 8 janar, kur sipas tij demokratëve do t'u kthehet shtëpia e tyre.

  • VIDEO

    Rritja e infektimeve me COVID-19, epidemiologët për Report Tv: Të shtohen kategoritë për vaksinim të detyrueshëm

    “Mosmbrojtja për festa ka sjellë rritje të infektimeve ditore, por nëse aplikojmë rregullat dhe mbajtja e maskave ne çdo lloj ambienti brenda dhe jashtë atëherë virusi do të parandalohet shumë shpejt.  Duhet të shtohen kategoritë e vaksinimit dhe kërkimit të pasaportës së gjelbër”, tha Kapxhiu.

    Në të gjithë botën infektimet po rriten me ritme të shpejta për shkak të varianti Omicron, ndërsa kohët e fundit po qarkullon një tjetër infeksion “Florona” që është mbivendosje e dy infeksioneve, atë të COVID-19 dhe gripit. Për mjekun Dasho edhe ky është një rrezik pasi njerëzit tashmë duhet të luftojnë dy viruse brenda trupit dhe jo vetëm një patogjen si në rastin kur kishin vetëm COVID apo vetëm grip.

    “Në Shqipëri nuk ka pajisje që vërteton ka Florona apo jo por mund të konstatohen raste sporadike të mbivendosjes së dy infeksioneve. Kjo kërkon një nivel më të lartë kujdesi, krahasuar kur është i infektuar vetëm me një patogen. Shqipëria duhet të ketë sa më shpjet kapacitete teknologjike për verifikimin e prezencës së tyre”, tha ai

    Nëse do të ketë më variante të reja të COVID-19  ajo jo nuk mund të thuhet ende, por mjekët Dasho dhe Kapxhiu u shprehën se “variantet shfaqen ne vendit ku nuk ka imunizim masiv dhe as vaksinim dhe për këtë duhet punuar në gjithë botën që njerëzit të vaksinohen.”

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Pilaf me zemra viçi në salcë

    Pilaf me zemra vici ne salce

    Përbërësit:

    1 filxhan oriz

    2 filxhanë ujë

    1 gjethe dafine

    lëkura e 1 limoni

    1 lgj gjalpë

    500 gr zemër viçi

    2 qepë të mëdha

    2 karrota

    5 lgj vaj ulliri

    1 gotë verë e kuqe

    1 lgj miell

    4 gota ujë ose buljon

    1 lgj salcë domate

    2 gjethe dafine

    kripë, piper i zi

    spec djegës

    Përgatitja:

    Në një tenxhere me pak vaj ulliri kaurdisim fillimisht qepët e grira hollë, më pas shtojmë karrotat. Pasi qepa të jetë zbutur dhe zverdhur mirë shtojmë zemrat e vicit dhe një lugë miell. I skuqim për 10 minuta dhe më pas i shuajmë me verë të kuqe. Sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën koncentrat dhe 3-4 gota ujë. Vendosim gjethen e dafinës dhe e lemë të ziejë për 1 orë e 30 minuta.

    Shpëlajmë orizin dhe e vendosim të kaurdiset me pak gjalpë. Më pas shtojmë ujin ose buljonin e nxehtë, 1 gjethe dafine dhe lëkurë limoni. E lemë në zjarr të avashtë derisa të krijohen gropëzat e vogla në sipërfaqe.  Mund ta vendosim dhe në furrë për 30 minuta në 200 gradë.

    Servirim fillimisht orizin dhe sipër tij vendosim zemrat e viçit me pak salcë.

  • VIDEO

    Të punësuar e të pavarur, të rinjtë me sindromën Down suprizojnë klientët e lokalit

    Dea, Marinela dhe Xheni janë tre vajza të reja me aftësi speciale të cilat dëshirojnë të punojnë dhe të jenë të pavaruara. Me pak ndihmë, tashmë ato kanë arritur që ta bëjnë realitet ëndrrën e tyre, prej disa kohësh janë punësuar në një ndër lokalët e Tiranës, ku suportohen plotësisht nga të gjithë punonjësit e saj.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Trahana me qumësht

    Trahana me qumesht

    Përbërësit:

    1 ½ lugë trahana

    1 gotë qumësht

    1 lgj vaj ulliri

    pak gjalpë

    kripë, piper

    arrë moskat

    bukë e ndenjur ose e thekur

    Përgatitja:

    Skuqim trahananë në tigan, shtojmë qumështin e vakët dhe e përziejmë me lugë druri. E përziejmë vazhdimisiht derisa të trashet lëngu. Bukën e presim në copëza të vogla, shtojmë trahananë sipër bukës dhe e spërkasim me vaj ulliri.

    Mënyra e dytë: tresim trahananë me qumësht. E vendosim në një tenxhere duke i shtuar pak vaj ulliri dhe pak gjalpë. Sapo të vlojë e hedhim trahananë mbi bukën e thërrmuar.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv