Shkojmë në Maqellarë, miq, pjesë e hartës së qarkut të Dibrës. Takojmë fermerët e vegjël të parcelave me pjeshkë, arra dhe mollë. Ndalesë në fshatin Kërçishtë e Poshtme. Personazhe të reportazhit janë Florian Lazri, administrator i Maqellarës, si dhe fermerët Allaman Vërlaku dhe Mirel Xholi. Shërbimet e stinës në frutore, por edhe mungesa e tregjeve dhe pikave të grumbullimit në Maqellarë. Bilancet e fundvitit për dy fermerët e frutoreve tregojnë fitime modeste. Ndiqni reportazhin “Maqellara e mollëve, pjeshkëve dhe arrave”, të dielën, premierë, ora 13:30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.




















