Këtë të shtunë, ‘Klinika 24’ sjell një episod të dedikuar çështjeve që prekin çdo familje. Në fokus është dhimbja dhe mbledhja e gjirit gjatë ushqyerjes me qumësht, ku konsulentja e gjidhënies shpjegon pse përgatitja duhet të nisë që në shtatzëni, si dhe cilat janë masazhet dhe trajtimet e duhura për të shmangur komplikacionet.




















