-
VIDEO
Rreze Dielli sezoni i ri në Report TV
-
VIDEO
Policia në filtër autobusët, shumica me parregullësi
-
VIDEO
Rriten rastet me Covid në qytetin e Shkodrës
-
VIDEO
Qeveria 'Rama 3' aktivistja Gjikondi: RAMA ndëshkoi figurat që s'punuan për Partinë por për veten
12 gra e 5 burra do të jenë anëtarët e rinj të qeverisë “Rama 3”, siç bëri me dije dje kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të emrave. Për aktivisten Brizida Gjikondi ky është një tregues emancipimi dhe ditë e shënuar për gratë në historinë e tyre.
“Dje ditë e shënuar për gratë shqiptare në historinë e tyre. Të kesh gati 70% të qeverisë të përbërë nga femra është lajm shumë i mirë. Kjo valë emancimi për gruan shqiptare ka përcjellë vetëm mirë. Rama tha se nuk është ideja iume për të bërë njëmodel të emancipuar grash por gjeta vendin e duhur në kohën e duhur. Emancipimi për mua është pikë kyçe. Për mua është arritje e madhe”, tha Gjikondi.
-
VIDEO
Qeveri të përbashkët me Bashën? Rama nuk përjashton asgjë: Jam i gatshëm për çdo projekt, por kam 1 kusht
Pasi ka bërë publik emrat e qeverisë së re kryeministri Edi Rama i pyetur për qeveri të përbashkët me kreun e PD Lulzim Basha, u shpreh se është i gatshëm për çdo projekt për çështje të interesit kombëtar, por nënvizoi se ka një kusht.
-
VIDEO
U la në burg, shqiptari i kërkuar për trafik droge nga SHBA kishte ardhur në Shqipëri për turizëm! Në makinë ju gjetën 50 mijë euro
41-vjeçari shqiptar Leksi (Aleksandër) Vulaj nga Mali i Zi i arrestur në aksin Tamarë-Hani i Hotit, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia amerikane, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, është lënë sot në burg nga gjykata. Kërkesa e palës mbrojtëse për një masë më të lehtë nga 'arresti me burg' është refuzuar nga gjyqtari Arben Micko.
Report Tv mëson se Vulaj ka deklaruar se në Shqipëri ndodhej për turizëm. Gjatë arrestimit në Shkodër, Han i Hotit atij i është sekuestruar makina dhe 50 mijë euro që i kishte cash. Ndërkohë avokati i tij Detar Hysi thotë se do të ankimojë vendimin e apelit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 3 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga qeveria "Rama 3" me 12 gra e 4 burra e Nikollën në krye të Kuvendit te asgjë e re nga socialistët e deri tek Shqipëria në gjumë Levandovski na bën shoshë.
-
VIDEO
U arrestua për korrupsion për tenderin e uniformave të policisë, ish-drejtoreshe e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara kërkon t’i kthehet telefoni
SPAK përballet me ish-drejtoreshe e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari. Kjo e fundit kërkon lirimin nga sekuestro të celularit te saj. Prokurora kërkon rrëzim të kërkesës me argumentin që celulari është duke u ekzaminuar në mënyrë që të mbledhin provat që u duhen për hetimin. Naqellari u arrestua së bashku me 7 ish-zyrtarë dhe zyrtarë të ministrisë së brendshme pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën për tenderin e uniformave të policisë së shtetit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun,ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 2 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha shuan për 3 orë debatin për largimin e tij nga PD te pas NATO-s Rama sulmon edhe BE-në për negociatat e deri tek nuk ishim ferr o kapedan.
-
VIDEO
‘Non Grata’, ish-nënkryetari i FRPD: Deklarata e Godoles irritoi demokratët, ajo s’vjen nga familje të përndjekurisht! Berisha e shkuara e PD, mos u çudisni kur të dorëhiqet
Deklarata e sekretares së ish të përndjekurve politikë, Jonila Godole e cila tha se PD duhet të distancohet nga ish-kryeministri Sali Berisha i shpallur “Non Grata” nga SHBA, ka irritur demokratët, një pjesë e të cilëve janë distancuar nga kreu i PD Lulzim Basha. Kështu ka deklaruar në Report Tv ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha.
-
VIDEO
Kryesia e PD, analisti Nesturi: Kopjojnë Ramën! Largimi i Malltezit lojë e Berishës, Basha i pafuqishëm! Godole do eliminohet nga partia pas deklaratave për ‘Non Grata'
Lënia jashtë çdo organi vendimarrës të Jamarbër Malltezit nga Këshilli Kombëtar i PD, sipas analistit Plator Nesturi është një zgjedhje taktike e ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo nuk është lojë e kryetarit Lulzim Basha por e Berishës nënvizon analisti.
“Nëse Berisha do kishte dashur të jetë anëtar i kryesisë do kishte qenë, kjo nuk është lojë e Bashës por e Berishës. Vetë PD duhet të shikojë çfarë linje duhet të ndjekë. Berisha ka një betejë të tijën, PD i duhet vetëm për suport. Basha të dorëzojë lidership ose të dorëzoje postin te Berisha”, tha ai në Report Tv.
-
VIDEO
Konstituimi i Kuvendit të ri më 10 shtator, Presidenti Meta thërret mbledhjen e parë të Legjislaturës së X të Parlamentit
Kuvendi i ri i Republikës do të mblidhet më 10 shtator. Dekreti është firmosur sot nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
"Në mbështetje të nenit 65 pika 1, 67 pika 1, dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, si dhe në kushtet kur Legjislaturës së IX-të të Kuvendit, i përfundon mandati në datën 09.09.2021, Ditën e premte, në datë 10 shtator 2021, ora 10:00, thirret për t`u mbajtur mbledhja e parë e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë", thuhet në dekret.