Supe e kuqe me perime nga zonja Albana

22 Shtator 2021, 10:50 | Përditesimi i fundit: 2021-09-22 11:34:20

SUPE E KUQE ME PERIME

Përbërësit:

1 patate

1 spec i kuq

1 karrotë

1 panxhar

1 degë selino

½ lakër të bardhë

2-3 lgj vaj ulliri

1 gjethe dafine

1 lgj salcë kosi

1 lk uthull

1 lgj salcë domate

1 tufë majdanoz

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht qërojmë panxharin, e lajmë mirë dhe e presim në feta, të cilat i vendosim në ujë të ftohtë me pak uthull.

Në një tigan skuqim qepën dhe karrotën të prerë në formë fijesh. Shtojmë më pas specin e kuq, selinonë, lakrën e bardhë dhe panxharin. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe në fund shtojmë salcën e domates. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe dafinë. Shtojmë ujë të vakët në masë të përbërësve dhe e lemë supën të ziejë.

Pasi supa të jetë gati e kalojmë në blender. Salca e kosit mund të vendoset tek supas para se të kalohet në blender ose mund të servirim supën duke vendosur në qendër pak salcë kosi dhe majdanoz të freskët.