• VIDEO

    Kaosi në Tiranë, Shefi i trafikut për Report Tv: Ka mungesë informacioni dhe sinjalistike te ish-Sheshi Shqiponja! Ja zonat më problematike

    Shefi i trafikut urban në Tiranë, Taulant Gjoka ka bërë një panoramim të plotë të gjithë situatës në ish- sheshin "Shqiponja", pas kaosit te krijuar atje pas hapjes së tunelit nr. 5. Në një intervistë për Report Tv Gjoka ka bërë me dije se problem është mosinformimi i qytetarëve por edhe mungusa e sinjalistikës.

    "Ka një specifikë te ish-Sheshi Shqiponja. Ajo që ka ndodhur është për shkak të kalimit nga një fazë në një fazë të re gjatë punimeve. Ka pasur një numër drejtuesish mjetesh që kanë pasur mungesë informacioni edhe për shkak të mungesësh së sinjalistikësh. Drejtuesit e mjetit kanë qenë konfuzë, gjë e cila ka shtuar trafikun aty. Kalimi nga një fazë në një tjetër nuk do të thotë lehtësim trafiku pasi duhet koha.

    Në hyrje te Sheshi Shqiponja nuk mund ta zgjidhë një punonjës policie përveçse të informojë atë që është konfuz. Ndërhyrja te Rrethi i Ozonit dhe te kryqëzimi i Laprakës është më i volitshëm dhe më efektiv. Është një proces dinamik por ju siguroj se qenia aty është e domosdoshme", tha Gjoka.

    Sipas tij si zakonisht nuk është shtatori i parë dhe as i fundit që kryeqytetin e gjen me trafik të rënduar, sidomos në nyjet hyrëse dhe dalëse.

    "Policia ka marrë masat me shërbime të shtuara. Sa i përket arsyeve janë disa faktorë kompleks, shtimi i mjeteve në rrugë, punimet në vepra publike apo edhe nisja e shkollave. Kjo përkthehet në trafik të rënduar.  Një nga veprat publike është Unaza e Re që është një nga segmentet më të bllokuara, edhe për shkak të mosinformimit që kanë pasur drejtuesit e mjeteve. Shërbimet tona janë në terren për menaxhimin e trafikut. jo gjithmonë burimet tona njerëzore në të terren janë të mjaftueshme. Zonat më problematike të trafikut janë '5 maji', stacioni i trenit, ish-sheshi shqiponja si dhe rrugët ku ndodhen poliklinikat shëndetësore për shkak të vaksinimit", tha ai.

    Për Shefin e trafikut urban në Tiranë me përfundimin e punimeve të Unaza e Re sigurisht që do të kemi përmirësime.

    "Kujtojmë se edhe pse jemi fillim shtatori një pjesë e mirë e turistëve janë ende në Shqipëri. Ne jemi duke marrë planin e masave.  Policia bashkiake të jetë më prezente në akset rrugore për të evidentuar shkeljet, sidomos me parkimet, që krijojnë trafik shumë të rënduar.  Trafiku i rënduar është karakteristikë për çdo kryeqytet. E gjithë ajo vepër e madhe te Unaza e Re po bëhet për të ndihmuar trafikun", tha ndër të tjera Taulant Gjoka.

  • VIDEO

    Edhe sot Tirana e bllokuar nga trafiku, kaos në hyrjen te ish sheshi 'Shqiponja', mjetet bëhen 'lëmsh' nga mungesa e sinjalistikës! Lëvizja në rrugët e qytetit 'mision i pamundur'

    Trafiku në Tiranë vijon të jetë një problematikë e theksuar, ku qytetareve u duhen me orë të tëra jo vetëm për të hyrë në kryeqytet, por edhe për të lëvizur brenda tij duke shkaktuar kaos, zhurmë dhe bori pafund nga humbja e durimit duke qëndruar me orë të tera në rrugë. Nga Kthesa e Kamzës në drejtim të zonës së Astirit, qytetarët janë të detyruar të presin me radhë të gjata për të hyrë në drejtim të Tiranës.

  • VIDEO

    Covid 19 festa mbaroi! Komandot e Ushtrisë serbe dhe Ballkani i hapur

    Komiteti Teknik i Vaksinimit në vendin tonë po diskuton mbi mundësinë e vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç si dhe për marrjen e dozës së tretë të vaksinës. Kështu bëri me dije në një intervistë për Report Tv, në emisionin '5 Pyetje nga Babaramo', zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

  • VIDEO

    Leze Koçeku: 9 vite internim, e kam parë vdekjen çdo ditë

    Leze Ndreaj Koçeku është 75 vjeç, por në gjithë jetën e saj, janë 9 vite të fëmijërisë ato që ja kanë shenjuar jetën e do t'i linin plagë të pashlyeshme. Lezja ishte 2 vjeç kur e çuan në internim në Berat në vitin 1948 dhe ishte 11 vjeç kur e përfundoi rrugën e mundimshme kampeve të internimit, duke triumfuar mbi vdekjen që korri qindra e qindra jetë të moshatarëve të saj në ato vite. Lezja nuk mundi kurrë të shkollohej si duhet ama ka mësuar të shkruajë e të lexojë dhe vitet e fundit, në një fletore të madhe shënimesh ka hedhur pak nga pak kujtmet e saj, rreth atyre nëntë viteve ferr të fëmijërisë dhe na njohin me historinë të nënës së saj Prenës, babait të saj të arratisur Palit dhe një mori historish që lidhen me fatin e tyre..

     

  • VIDEO

    Rakacolli: Po diskutohet për t'u vaksinuar fëmijët mbi 12 vjeç dhe bërja e dozës së tretë! Në Shqipëri shumica e qytetarëve kanë marrë Sinovac! Shkollat do jenë të hapura fizikisht

    Komiteti Teknik i Vaksinimit në vendin tonë po diskuton mbi mundësinë e vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç si dhe për marrjen e dozës së tretë të vaksinës. Kështu bëri me dije në një intervistë për Report Tv, në emisionin '5 Pyetje nga Babaramo', zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

  • VIDEO

    Nuhiu: Afro 200 mijë qytetarë në diasporë janë rregjistruar

    Në lidhje skype për Report TV Zv.Ministri i drejtësisë së RMV, Agim Nuhiu.

  • VIDEO

    Ekipi i “Pa Gjurmë” mbërrin në adresën ku dyshohet se jeton i humburi, pamjet transmetohen live

    Të enjten e 2 shtatorit, i moshuari Zyhdi Allushi është larguar me biçikletë nga banesa e tij në fshatin Vorrozen të Kavajës, ku edhe sot vijon të jetë ende i humbur. Familjarët denoncojnë në “Pa Gjurmë” zhdukjen e 80-vjeçarit. Sipas djalit të tij, Seit Allushi, i moshuari nuk vuante nga ndonjë sëmundje e shëndetit mendor apo fizik, përveçse kohët e fundit ishte prekur nga skleroza. Allushi nuk mjekohej, pasi për familjarët gjendja e tij ishte e mirë dhe askush nuk e besonte se mëngjesin e 2 shtatorit në orën 9 do të largohej dhe nuk do të kthehej më pranë tyre. Kjo është hera e parë për 80-vjeçarin nga Kavaja që largohet në drejtim të paditur. Sipas informacioneve, Zyhdi Allushi ka dalë nga shtepia me biçiklitën e tij, ku kjo e fundit është gjetur te ura e Draxhit, ndërsa gjurmët e të moshuarit të siguruara nga kamerat, janë parë në dalje të Kavajës. Momentin që është larguar nga shtëpia për të takuar shokun e tij, takim që nuk ndodhi, Zyhdiu kishte veshur një palë pantallona të zeza, këmishë të bardhë dhe sandale. I moshuari me flokë të bardhë nuk ka asnjë shenjë dalluese në pjesët e dukshme të fytyrës dhe trupit.

  • VIDEO

    Testi i shpejtë monopol i privatit në kufi, Tomini në Report Tv: Janë licencuar 10 kompani private për kryerjen e tyre! Çmimet vendosen nga këto struktura sipas legjislacionit në fuqi

    Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugen Tomini tha se janë 10 kompani në vend që kanë pasur aftësitë dhe kapacitetet për të plotësuar kriteret dhe indikatorët që duhen respektuar për të bërë një test PCR apo një test të shpejtë.  Në lidhje me çmimet e testit të shpejtë, Tomini tha se çmimet janë të vendosura nga strukturat jopublike në bazë të legjislacionit në fuqi dhe rregullores së licencimit të tyre.

  • VIDEO

    “Do Zoti është gjallë, e presim në shtëpi”,përloten djemtë e Z. Allushit

    Sot në studio me moderatoren Odeta Dume u trajtua rasti i humbjes së Zyhdi Allushit, 80-vjeçarit i cili u largua nga shtëpia mëngjesin e 2 shtatorit në orën 09:00, me qëllimin për të takuar shokun e tij Dilaver Xhafa. Dilaveri po e ndihmonte prej kohësh Zyhdi Allushin që të plotësonte disa dokumente për të kaluar tokën në emër të djemve. Mirëpo mëngjesin e 2 shtatorit, ai nuk shkoi drejt Kavajës, por mori rrugën e kundërt. Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë e kapën atë në urën e Draxhit në dalje të Kavajës me biçikletën e tij, ndërsa të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë dhënë informacione si për familjarët dhe për emisionin “Pa Gjurmë”. Të prekur nga largimi në drejtim të paditur të babait të tyre, djemtë Artan dhe Seit Allushi treguan më shumë detaje për 80-vjeçarin, i cili kohët e fundit mund të ketë pasur dhe probleme me humbjen e kujtesës. “Kishte lënë takim me Dilaverin në Kavajë, por nuk e takoi atë. Dilaveri do ta ndihmonte për legalizimin e pronës. Kishte 2 vite që e njihte. Është larguar për të shkuar te zotëria në fjalë, por nuk arriti të shkonte te ai. Ne jemi lidhur me të në orën 10. Zotëria pas orës 10 me merrte në telefon dhe thoshte ku ka shkuar, ku ka shkuar? U interesua zoteria në telefon i thamë nuk dimë gjë” u shpreh djali i madh i Zyhdiut, Artan Allushi. “Kemi 4 ditë që kërkojmë, s’kemi lënë ferrë, kanal, rezervuar pa kërkuar. Ishte 80 vjeç, kishte forcë dhe ishte energjik. 3-4 herë shkonte në Kavajë me biçikletë, rreth 3 kilometra. Vetem nga tensioni ka vuajtur pak. Babai ynë ka ikur në krah të kundërt në drejtim të Rrogozhinës. Kemi video të tjera para se të shkonte te bizneset qe kanë kamerat, ata janë njerëzit tanë. Babi ynë ecte si i përhumbur. Biçikletën për dore ecte rrugës. Biçikleta u gjet në mes të ferrave e sistemuar me dorë dhe është në polici”, shtoi djali i tretë i Zyhdiut, Seit Allushi. Odeta Dume: Mund të ketë vuajtur nga skleroza? Seit Allushi: Nuk e dimë, pleqëri ai, harronte ndonjëherë. Do Zoti është gjallë, e presim në shtëpi. Nëse keni informacion jeni të lutur të kontaktoni në: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber Në tel: 0444 17 778 Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

  • VIDEO

    Zbulohen gjurmët e fundit të Zyhdi Allushit, familja dyshon tek…/Shokon telefonuesja:Ai është gjallë

    Startoi këtë mesditë emisioni “Pa Gjurmë”, i cili do të transmetohet në ekranin e Report Televizion çdo ditë nga e hëna në të premte, nga ora 14:00 në 15:30, me shumë raste dhe surpriza. Sot në studio me moderatoren Odeta Dume u trajtua rasti i humbjes së Zyhdi Allushit, 80-vjeçarit i cili u largua nga shtëpia mëngjesin e 2 shtatorit në orën 09:00, me qëllimin për të takuar shokun e tij Dilaver Xhafa. Dilaveri po e ndihmonte prej kohësh Zyhdi Allushin që të plotësonte disa dokumente për të kaluar tokën në emër të djemve. Mirëpo mëngjesin e 2 shtatorit, ai nuk shkoi drejt Kavajës, por mori rrugën e kundërt. Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë e kapën atë në urën e Draxhit në dalje të Kavajës me biçikletën e tij, ndërsa të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë dhënë informacione si për familjarët dhe për emisionin “Pa Gjurmë”. Të prekur nga largimi në drejtim të paditur të babait të tyre, djemtë Artan dhe Seit Allushi treguan më shumë detaje për 80-vjeçarin, i cili kohët e fundit mund të ketë pasur dhe probleme me humbjen e kujtesës. “Kishte lënë takim me Dilaverin në Kavajë, por nuk e takoi atë. Dilaveri do ta ndihmonte për legalizimin e pronës. Kishte 2 vite që e njihte. Është larguar për të shkuar te zotëria në fjalë, por nuk arriti të shkonte te ai. Ne jemi lidhur me të në orën 10. Zotëria pas orës 10 me merrte në telefon dhe thoshte ku ka shkuar, ku ka shkuar? U interesua zoteria në telefon i thamë nuk dimë gjë” u shpreh djali i madh i Zyhdiut, Artan Allushi. “Kemi 4 ditë që kërkojmë, s’kemi lënë ferrë, kanal, rezervuar pa kërkuar. Ishte 80 vjeç, kishte forcë dhe ishte energjik. 3-4 herë shkonte në Kavajë me biçikletë, rreth 3 kilometra. Vetem nga tensioni ka vuajtur pak. Babai ynë ka ikur në krah të kundërt në drejtim të Rrogozhinës. Ai e njeh zonën dhe nuk besojmë se e ka ngatërrur rrugën. Mund të ketë dalë në autostadë dhe me autobus ose fugon dyshojmë se ka udhëtuar për në Rrogozhinë. Ne dyshojmë se ka ikur për në Rrogozhinë”, shtoi djali i tretë i Zyhdiut, Seit Allushi. Odeta Dume: Mund të ketë vuajtur nga skleroza? Seit Allushi: Nuk e dimë, pleqëri ai, harronte ndonjëherë. Kaluan vetëm pak minuta dhe shoku i Zyhdiut, Dilaver Xhafa u lidh me studion e “Pa Gjurmë”, duke thënë se një ditë para zhdukjes së tij, vendosën që të takoheshin për punë dokumentesh. Ai tha se kohët e fundit kishte vënë re disa paqendrueshmëri te miku i tij, por që nuk ishin serioze. “Ne u takuam një ditë më parë, në 1 shtator. Ai më datë 1 nuk përfundoi punë se do të linte një akt testament për djalin e tij. Takimi ishte për çështje pronësie. Më tha mua “të prish punë ta lëmë për nesër?”, edhe e lamë për nesër se kishte urgjencë për të ikur. Ikëm dhe e lamë për të nesërmen në orën 10:00 në 2 shtator dhe meqënëse deri në 10:35 ai nuk erdhi të më takonte, atëherë mora në telefon Artanin. Edhe një herë pas pres 10:35 e mora dhe i thashë “s’ka ardhur”. “Mirë” më tha, “kur të vijë flasim se as në shtëpi s’ka ardhur”, derisa në darkë djemtë bënë denoncim në polici”, tregoi Dilaver Xhafa. Odeta Dume: Nëse ke ndonjë informacion që s’e ke komunikuar me fëmijët mund ta komunikoni. Si ka qenë gjendja e tij. Ka qenë i kthjellët kur e takuat në 1 shtator? Dilaver Xhafa: Kishte shenja të pastabilizuara, por jo për të paraqitur shqetësim. Ai ka gëzuar respekt në komunitet. Njerëzit e respektojnë. Inshalla do jetë gjallë që të jetojë në mes të njerëzve që e duan aq shumë. Unë jam i gatshëm t’ju shërbej për gjithçka. Për rreth 90 minuta transmetimi, perveç rrëfimit të dy djemëve në studio mbërritën shumë informacione nga qytetarë të ndryshëm, ku një prej telefonuesve pretendonte se e kishte parë të humburin dhe dispononte foto, duke mbajtur në ankth për minuta të tëra dy djemtë e të moshuarit, por edhe stafin e emisionit. 2 numrat tanë të kontaktit: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber Në tel: 0444 17 778 Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

  • VIDEO

    Përfshihet nga flakët një stallë në afërsi të 'Urës së Zogut' në Lezhë, zjarri përpin edhe kodrën me pyje

    Një zjarr ka rënë në një stallë në afërsi të 'Urës së Zogut' në Lezhë. Siç shihet flakët janë përhapur në malin aty pranë, ndërkohë që zjarrfikësja po punon për shuarjen.

    'Më datë 06.09.2021, rreth orës 15: 49, kemi marrë njoftim së në një stallë, në afërsi të "Urës me Harqe " ka rënë zjarr.

  • VIDEO

    Skenaret në dorën e Lulzim Bashës për 'ngrirjen' e Sali Berishës flet analisti Ylli Pata

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv