-
VIDEO
‘Për në qendër djathtas, në Astir nga tuneli’, mungon tabela paralajmëruese te ish-Sheshi Shqiponja, kaos dhe trafik, qytetarët: E vështirë të gjejmë rrugën, na çmendën
TIRANË- Mungesa e sinjalistikës paralajmëruese në hyrje të tuneleve në ish-sheshin ‘Shqiponja’, ka sjellë një kaos në trafik, por edhe duke u shndërruar në një burim aksidentesh. Shoferët që vijnë nga Durrësi e kanë pasur shumë të vështirë që të gjejnë tunelin që duhet të kalojnë për të shkuar në destinacionin e tyre.
Report Tv me gazetarin Arsen Rusta ka bërë një panoramim të situatës së krijuar në ish- Sheshin ‘Shqiponja’, ku hapja e tunelit numër 5, pak ditë më parë, nuk ka sjellë një lehtësim të trafikut, përkundrazi. Për të shkuar në qendër, qytetarët duhet të kthehen djathtas, e ndërsa për të ikur në ‘Astir’ duhet të kalojnë në tunel, ndërkohë që më parë ka qenë e kundërta. Për këtë ndryshim që është bërë, qytetarët nuk njoftohen me anë të tabelave të paktën 250 metra, siç parashikohet në Kodin Rrugor, por janë të vendosura pikërisht në hyrje të tunelit. Kjo ka bërë që qytetarët të kryejnë manovra të rrezikshme.
-
VIDEO
Berisha 'non grata', Kadilli: Do ta mbajë fatin e PD të lidhur me të vetin, Basha po e le partinë në udhëkryq të rrezikshëm! Kryesia dhe Grupi Parlamentarë të marrin një vendim
Ish-anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, i ka bërë thirrje Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të të djathtëve që të marrin në dorë 'fatet' e partisë dhe të vendosin nëse Berisha do të jetë apo jo pjesë e deputetëve. Ai thotë ish-kreu i kësaj partie kërkon ta lidhë fatin e PD me fatin e tij 'non grata' dhe se heshtja e Bashës po e lë partinë në udhëkryqe të rrezikshme politike.
-
VIDEO
896 raste të reja me COVID dhe 3 viktima në vend! 132 qytetarë të shtruar në spital, 14 rëndë! Mbi 12 mijë pacientë aktivë
TIRANË- Tre persona kanë humbur jetën dhe 896 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID 19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Fatkeqësisht nuk mundën të fitonin betejën me COVID një qytetar 49 vjeç nga Elbasani, një qytetar 67 nga Vlora dhe një qytetar 71 vjeç nga Durrësi.
Sa i përket situatës në spitale, aktualisht po marrin trajtim 132 pacientë, ku 14 janë në gjendje më të rënduar, e ndërsa vetëm një ditë më parë për të përballuar numrin e lartë të të prekurve, u hap edh spitali COVID-3.
-
VIDEO
Alimehmeti: Testi i shpejt në kufi po kthehet në taksë! Grumbullimet të patolerueshme
Nga sot, (6 shtator),kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID në kufi, që kanë shkaktuar edhe një grumbullim të qytetarëve në zonat kur bëhen testet e shpejta. Për epidemiologun, Ilir Alimehmeti, këto grumbullime janë të patolerueshme.
“Ajo do një organizim më të mirë, nuk është e tolerueshme, duhet marrë masa që të kenë distancë, organizim, të evitohet në ço mënyrë grumbulli, ai është negativ në ato momente, por nëse infektohet aty, do infektojë një tjetër, bëhet thjesht në taks, nuk ka efekt
-
VIDEO
Alimehmeti: Testi i shpejt në kufi po kthehet në taksë! Varianti MU i COVID, alarm fals, 98.1% e të prekurve me Delta! 74% e qytetarëve morën antibiotikë para kohe
Për shkak të rritjes së rasteve të reja, vendi ynë, si edhe disa shtete në botë, kanë shtrënguar masat anti-COVID, por për Alimehmetin, është e gabuar! Kjo sepse sipas tij, në këtë fazë të pandemisë, nuk duhet t’u jepet më rëndësi rasteve të reja, por shtrimeve në spitale që aktualisht në Shqipëri janë në gjendje stabël. Ai këmbëngulë që masat e reja duhet të bazohen mbi shtrimet në spitale dhe jo rastet e reja.
“Ne shohim qartë që është i njëjti virus, Delta si këtu në rajon dhe nuk duhet të shohim më rastet e reja, të ruajmë infektimet nuk duhet të shihen më, duhet të shohim rastet e rënda, ne këtu kemi më pak të shtruar. Dhe ditën kur të gjithë të jenë të imunizuar, e dimë që grafiku i personave të shtruar duhet të jetë sa më i ulët, pa i dhënë rëndësi rasteve të reja. Masat e reja të bëhen mbi shtrimet në spitale, dhe jo raste të reja, kështu e ka Gjermania, Anglia, Italia” , tha ai.
Një problematikë është që është hasur jo pak gjatë këtyre muajve, ku vendi ynë është nën “pushtetin” e virusit, është marrja e antibiotikëve nga qytetarët si një masë paraprake. Në studion e Report Tv, Alimehmeti tha se ky vendim sjell më shumë pasoja negative nga sa mund ta mendonim.
“74% e qytetarëve kanë marrë antibiotik kot, me parimin do i dal para, por kjo ul forcën imunitare, dhe s’po e lë trupin të bëjë luftën që trupi do e bënte natyrshëm, pjesa tjetër i ka pasur të nevojshme”, tha Alimehmeti në Report Tv.
Në 24 orët e fundit, vendi ynë ka regjistruar 896 raste të reja me COVID dhe 3 viktima në vend! Në total 132 qytetarë të shtruar në spital, 30 prej të cilëve te COVID-3, e ndërsa 14 janë në gjendje të rëndë!
-
VIDEO
Vaksinë, tampon ose test serologjik, 3 kushte të reja në kufi! Radhë kilometrike nga Kosova drejt vendit tonë, dhjetëra të kthyer nga Qafë-Thana! Rinasi vendos karantinim për 20 shqiptarë
Ditën e sotme Shqipëria vendos kushte anti-COVID në kufi. Këto rregulla të reja janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri. Një nga kushtet që duhen plotësuar janë: të kesh pasaportën e vaksinimit, provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2 ose testin PCR. Në rast të mosplotësimit të asnjërit nga kushtet, qytetarët rezidentë në Shqipëri duhet të vetizolohen për 10 ditë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e Hënë 6 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga skenarët në dorën e Bashës për "ngrirjen" e Berishës te të rinjtë më të prekurit nga Delta e deri tek britma e shpresës, Broja vulos një fitore historike.
-
VIDEO
Veri Jug - Laguna magjike e Divjakë Karavastas
Parku kombëtar i Divjakë Karavastas është destinacioni i parë i sezonit të ri të emisioneve Veri Jug. Pelikani Xhon dhe ishulli i pelikanëve kacurrel, banuar në lagunë qysh prej fillimeve të shekullit të kaluar. Sa çifte pelikanësh jetojnë në lagunën e Divjak Karavastas, flamingot, rosat e egra dhe cilët janë zogjtë e tjerë që migrojnë dhe folenizojnë në park. Në një udhëtim me motobarkë në disa prej oazeve të lagunës, kamera e Veri Jug ju sjell bukuritë magjike dhe takimet me varkat e turistëve që vizitojnë Parkun Kombëtar. Ndiqni reportazhin “Laguna magjike e Divjak Karavastas” realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa
-
VIDEO
Veri Jug - Turistët vizitojnë Parkun
Turizëm në të katër stinët në Parkun Kombëtar të Divjak Karavastas - ky është synimi i stafit të agjensisë së zonave të mbrojtura të Qarkut të Fierit. Shifra optimiste për vitin 2021
-
VIDEO
Veri Jug - Parku Kombëtar i Divjak Karavastas
Drejtori i Agjensisë së Zonave të Mbrojtura të qarkut të Fierit Ardian Koçi sjell një informacion të detajuar mbi ishullin e zogjve, banuar nga pelikani kacurrel qysh prej fillimeve të shekullit të kaluar.
-
VIDEO
Veri Jug - Moli i vogël i varkave në Park
Në një udhëtim të shkurtër me motovarkë, Fatjon Prençi, drejtor I monitorimit të Parkut Kombëtar të Divjak Karavastas, flet mbi numrin e zogjve dhe të shpendëve që jetojnë në lagunën e Divjak Karavastas dhe kujdesi për mirëmbajtjen e Parkut.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 4 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Armina Mevlani thyen heshtjen për 9 vitet me Shkëlzenin te 12 zonjat që do na qeverisin e deri tek Rudi Vata bën fajtor Rejën për humbjen në Poloni.