Një histori që mbart mister prej dekadash vjen sot me rrëfime tronditëse nga familja Ajazi. Skënder Ajazi, i ri nga Dibra, humbi çdo kontakt me të afërmit në vitin 1997 në Greqi, në rrethana ende të paqarta.I ftuar në studio, vëllai i tij Gëzim Ajazi tregon se gjithçka nisi pas një konflikti për para me pronarin. Sipas dëshmive, Skënderi kishte një shumë të konsiderueshme parash me vete dhe atë mbrëmje u largua pa lënë gjurmë. Një mik i tij ka zbuluar detaje për sherrin dhe lëvizjet e fundit, ndërsa familja mësoi se ai kishte marrë një taksi me drejtim Athinën.Prej më shumë se dy dekadash, familja jeton mes shpresës dhe dyshimeve të forta se diçka e rëndë mund t’i ketë ndodhur. Informacionet e pakta ndër vite nuk kanë çuar në një përgjigje konkrete, duke e lënë ende të hapur fatin e tij.Mes dhimbjes dhe pritjes së gjatë, nëna vazhdon ta presë të birin, ndërsa familja ka vetëm një lutje: të zbulojë të vërtetën, çfarëdo që të ketë ndodhur.




















