-
VIDEO
'Kushtetuesja' pezullon ndërtimin e Teatrit Kombëtar, rrëzon ligjin special PPP dhe kalimin e truallit në pronësi të Bashkisë Tiranë! Por prishja e godinës nuk cilësohet antikushtetuese
Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot të rrëzojë të gjithë bazën ligjore për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar, ndërsa nuk ka pranuar kërkesën tjetër të Presidentit Ilir Meta për rrëzimin e vendimit për shembjen e teatrit, pasi godina ndërkohë është shembur. E vënë në lëvizje nga Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar ligjin nr. 37/2018, për negocimin dhe lidhjen e kontratës me një palë private për projektimin dhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
-
VIDEO
Vlorë/ Vëllai plagos në këmbë me çifte motrën! Autori ishte i dehur
Një plagosje me armë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Vëllai ka plagosur motrën në këmbë duke e qëlluar me çifte.
Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. Dyshohet se autori ka qenë i dehur dhe ende nuk është kapur nga policia. Policia ka ngitur postoblloqe në Bishan - Poro për kapjen e tij.
-
VIDEO
Kapshtica e hapur për 24 orë pa kufizime për udhëtarët
-
VIDEO
Integrimi në BE, ambasadori italian flet nga Shkodra: Zhgënjim që nuk mori dritën jeshile! Nuk është vetëm çështje e Shqipërisë, por çështje evropiane
Diplomati italian nënvizoi se ato kanë mbështetur që në fillim integrimin dhe çeljen e negociatave dhe do të vazhdojnë duke mbështetur integrimin e Shqipërisë drejt BE-së
-
VIDEO
I dënuar me 3 vite burg në Greqi, KQZ lë në detyrë kreun e Bashkisë së Mallakastrës, Celibashi: S'është në kushtet e ndalimit, në Shqipëri do ishte dënuar me gjobë
KQZ ka lënë në detyrë kreun e Bashkisë së Mallkastrës, Qerim Ismailajn, duke rrëzuar kërkesën e PD-së për shkarkimin e tij për shkak të dënimit në mungesë me 3 vite burg në Greqi. Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso kërkoi shkarkimin e tij nga detyra e kreut të Bashkisë së Mallkastrës, ndërsa tha se në momentin që ai ka kandiduar për këtë post në kushtet e ndalimit, për shkak të dënimit në Greqi.
-
VIDEO
Një sorbeto me fruta pylli/ si ta përgatisni fare thjeshtë
Një mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë për të përgatitur një sorbeto për ditët e nxehta të verës.
-
VIDEO
'Një karrocë për vëllain e paralizuar', dëshira e Edisionit që i preku të gjithë
Ndërsa Edisioni shprehu edhe dëshirat e tij në studio për një shtëpi dhe një karrocë për vëllain e paralizuar.
“Unë dua një shtëpi afër detit dhe një karrocë për vëllain sepse nuk ecën fare.”
-
VIDEO
Historia e trishtë e 31-vjeçarit të abuzuar dhe përdhunuar prej vitesh
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ në Report Tv me gazetaren Ilda Cërriku dhe Edision File 31-vjeçarin e abuzuar dhe përdhunuar, për të folur për ndihmën dhe ndryshimin që Ilda bëri në jetën e tij. Me një histori tepër të trishtë Edisioni përloti të gjithë shqiptarët ndërsa Ilda tregoi me tepër për gjendjen në të cilën e gjeti fillimisht Edisionin:
-
VIDEO
E mori nga rruga, e lau, ushqeu, shkolloi/ Si ndryshoi jeta e Edisonit prej Ildës
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ në Report Tv me gazetaren Ilda Cërriku dhe Edision File 31-vjeçarin e abuzuar dhe përdhunuar, për të folur për ndihmën dhe ndryshimin që Ilda bëri në jetën e tij.
-
VIDEO
4 'të penduar' zbulojnë organizatën e trafikut ndërkombëtar të drogës, SPAK 38 urdhër-arreste, mes tyre prokurorë e drejtues policie (EMRA)! Drejtoheshin nga 2 familje mafioze në Kavajë e Vlorë
4 bashkëpunëtorë të drejtësisë, të cilët dhanë informacione duke ndihmuar autoritete shqiptare dhe ato italiane, kanë zbuluar trafikun ndërkombëtar të drogës, korrupsionit me detyrën dhe pastrimit të parave, ku si rezultat janë lëshuar 38 urdhër-arreste, mes tyre prokurorë, drejtues policie dhe zyrtarë. Deri tani janë zbuluar emrat e IIirjan Balla, shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit; Prokurori i Vlorës Maksim Sota; ish-oficeri i policisë, Festim Lelaj, si dhe Saimir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajë.
-
VIDEO
Supë e ftohtë me kastravec dhe nenexhik nga zonja Vjolla
Supë e ftohtë me kastravec dhe nenexhik
Përbërësit:
800 gr kastravec
25 gr nenexhik të freskët
2 qepë të njoma
2 thelpi hudhër
400 gr kos
1/2 lugë gjelle lëng limoni
Kripë dhe piper të zi
Përgatitja:
Qërojmë kastravecët I vendosim në një një blender ku shtojmë nenexhik, qepë, hydhër dhe 2 lugë gjelle kos, kalojmë në blender ku përftohet një masë e lëngshme e plotë I përziejmë sëbashku me kosin rregullojmë shijen me kripë, piper e vendosim në frigorifer 2-4 orë të ftohet. E shërbejmë duke e dekoruar në kubikë të vegjël kastraveci, pak nenexhik, pak lëng limoni. Është një supë e ftohtë që na pastron organizmin.
-
VIDEO
Lazanjë verore me perime nga zonja Vjollca
Lazanjë verore me perime
Përbërësit:
12 peta lazanjë
3 kunguj të njomë
3 speca të kuq dhe të verdhë
2 karrota
250 gr mozzarella
250 gr rikota
2 lugë gjelle djath grana padana
Beshamel
40 ml vaj ulliri
50 gr miell
500 ml qumësht
Kripë
Arrëmoskat
Përgatitja:
Lajmë perimet dhe I presim ato në shirita. Vendosim në zjarr një tigan me 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 thelpi hudhër sa hudhra të filloj të flluskojë në vaj shtojmë perimet, kripë I kaurdisim ato për pak minuta deri sat ë ulin volumin. Ndërkohë kemi përgatitur dhe beshamelin. Në një tepsi me brinjë 25x25 cm shtojmë 2 lugë gjelle beshamel e hapim në të gjtihë sipërfaqen dhe vendosim një shtresë me peta lazanjë të lagura me ujë të ngrohtë përhapim përsëri 2 lugë gjelle beshamel dhe shtrojmë 1/3 e perimeve të cilat I mbulojmë me djath mozzarella të grirë po ashtu shpërndajmë dhe 1/3 e rikotës. I mbulojmë me petë dhe këtë process e përsërim në 3 ose 4 shtresa në fund nuk I mbulojmë përbërësit por shtojmë djath grana. E pjekim në temperaturë 180 gradë Celsius për 35 minuta.