-
VIDEO
Rrëfimi rrëqethës i Pranvera Harizit/Jeton me vajzën dhe i fshihet të birit
Prej dy vitesh jeton në Tiranë. E braktisur nga të gjithë, një 55-vjeçare nga Tepelena kërkon ndihmë. Pranvera Harizi u divorcua pas 28 vitesh martesë dhe shkak sipas saj u bë gjendja e vështirë ekonomike. Nje jetë e nisur në skamje, ajo e din vuajtjet që ka kaluar që ditën kur u martua në moshën 18-vjecare, me njeriun i cili për prindërit e saj ishte burri ideal, pasi kishte biografi të mirë. “Unë kam qenë 18 vjeçe kur u martova ai ishte 32 vjeç. Unë u martova me shkuesi. Nuk e doja që në fillim ndaj nuk e doja. Po rai ishte biografi të mirë dhe familja më detyroi të martohesha. Kur u martova jeta ime ishte skëterrë. Ai nuk punonte ishte shumë dembel. Nuk donte t’ia dinte cfarë donte fëmija. 28 vite martesë pata me të. Kur kisha vjehrrën aty në fshat ia mbulonte të metat që unë të mos kuptoja që ai nuk ishte për të qenë. Vetëm donte gjithë ditën të ikte. Kur vinte në darkë më thoshte çfarë do të hamë. 28 vite bakru im nuk u mbush kurrë me bukë. Kalova në depresion. I pari në jetë erdhi djali’. Prej shumë vitesh ka jetuar në një zonë të thellë të Tepelenës, deri kur vendosi të vij në Tiranë dhe të jetojë bashkë me vajzën 30 vjeçe, në banesën e marr me qira nga djali i saj 33-vjeçar. Vëllai i paguan motrës qiranë e banesës, ndërsa nuk ka dijeni se aty jeton edhe nëna e tij, ndaj së cilës ai i ka ngritur një mur të lartë, duke u ndarë për së gjalli. Ajo jeton në fshehtësi, pasi me të birin që pas divorcit nuk ka asnjë komunkim. Mesa duke ai nuk e përjetoi mirë ndarjen e prindërve, ndërsa u rrit nga gjyshja nga babai, që kur ishte ende një 12-vjecar. Sot ai jeton tek xhaxhallarët në Greqi. Nuk e fitoi dashurinë e djalit kurrë, edhe kur ai u bë në moshë madhore. Sot jeton me të bijën fshehurazi të një banesë që e paguan djali. “Në momentin që i thashë djalit që do divorcohesha tashmë u bënë 7 vite që nuk flas me djalin. Pas divorcit vëllai dhe motra u bashkuan, ndërsa ai i paguan qiranë. Djali nuk e di që aty jetoj dhe unë. Nëse e mëson ai do të grindet me vajzën dhe do të na nxjerri jashtë. Unë nuk i kam bërë asgjë, jam nënë. Nëse djali kthehet në Shqipëri, unë do të dal. Unë jetoj ende me frikë, se djali kur vjen nuk njofton. Edhe kur vijnë xhaxhalarët e vajzës unë dal derisa ata të largohen, se mund t’i thonë djalin. Vjaza është e detyruar ta mbajë secret qëndrimin tim aty, se vëllai nuk do ta ndihmojë më. Kam dy vite që jetoj me vajzën dhe nuk e di askush.”
-
VIDEO
Ende s'është shpallur rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, eksperti ligjor, Dritan Çaka: Gjuzi bëri ankimim në ditën e fundit të afatit, pritet shqyrtimi
Anëtar i Komisioni Rregullator pranë KQZ dhe eksperti për çështjet zgjedhore Dritan Çaka thotë se kjo shtyrje po ndodh për shkak të një ankesë të kryer nga koalicioni i kryesuar nga Kujtim Gjuzi për shpërndarjen e mandateve. Çaka tha se do të presim edhe nëse do të ketë ankesa të tjera, dhe pas shqyrtimit të ankimimit të koalicionit të Gjuzit, Komisioni Rregullator do të shpallë rezultatin përfundimtar
-
VIDEO
Zv. ministrja e Shëndetësisë, Rakacolli: S'ka zgjatje të orarit të muzikës! Jemi në alert për variantin 'Delta' sepse është shumë infektues! Lajm i mirë, vaksinat mund ta parandalojnë
Në vendin tonë nuk është identifikuar asnjë rast me variantin e ri të virusit COVID, 'Delta', i cili është edhe më infektues. Kështu tha në një intervistë për Report Tv, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila nënvizoi se lajm i mirë është se vaksinat anti-COVID mund ta parandalojnë
-
VIDEO
Dosja e masakrës së Velipojës, e paqartë kush qëlloi i pari! Zbardhet dëshmia e nipit të viktimës: Dëgjova të shtëna dhe pash gjyshin që u rrëzua në tokë
Report TV ka siguruar dosjen e masakrës së Velipojës, e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, në të cilën u vranë katër persona dhe u plagosën dy të tjerë. Hasan Ferracaku, i plagosur në ngjarje, ka konfirmuar se kishte disa ditë që ka pasur një konflikt për punë çadrash në plazh me djemtë e Pjetër Gocajt. Rreth mesnatës, anëtarët e familjes Ferracaku kanë shkuar tek lokali i djemve të Pjetër Gocajt për t’u sqaruar dhe Hasani është ulur në tavolinë me njërin prej djemve të tij, Edmond Gocajn, dhe pasi kanë biseduar ka krisur arma e zjarrit. Sipas Hasanit, vëllai i Edmondit, Xhovani Gocaj, ka qëlluar me automatik drejt Kujtimit dhe e ka vrarë atë. Kujtimi i është kundër-përgjigjur me pistoletë dhe ai i është hedhur dhe kapur armën automatik djalit të Pjetrit.
-
VIDEO
Strukturimi i Policisë së Shtetit, lirohet nga detyra Drejtori i Sigurisë Publike, Gjovalin Loka
Lirohet nga detyra Drejtori i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka. Gjovalin Loka është liruar nga detyra e Drejtorit të Sigurisë Publike për t'u emëruar diku tjetër
Nga shef i Komisariatit nr. 1 në Tiranë, z. Loka vijoi më pas në disa nga drejtoritë më të rëndësishme të vendit, si ajo e Lezhës, Shkodrës dhe Vlorës.
-
VIDEO
'Përfituat trashëgiminë e një personi që ka vdekur’, goditet grupi që mashtronte në internet, arrestohet shqiptarja! Përvetësuan 100 mijë euro
Shkatërrohet një grup i mashtrimit kompjuterik. Një 30-vjeçare është arrestuar si pjesë e një grupi të mashtrimit kompjuterik, ku përmes kartave bankare u merrte njerëzve të ndryshëm, të huaj dhe vendas 10 % të shumës monetare për veprimet që ata kryenin.
Hetimi nisi pas një kallëzimi që një bankë e nivelit të dytë në vendin tonë kishte bërë për rastin. Hetuesit e krimit ekonomik dhe kibernetik zhvilluan operacionin e koduar “TRASHËGIMIA” duke vënë në pranga 30 vjeçaren V.LL. , banuese në Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”. Në këtë grup ishin të përfshirë edhe 3 shtetas të huaj. Ky grup ka arritur të dëmtojë shtetas shqiptarë dhe të huaj në shuma të ndryshme në një total prej 100.000 eurosh.
-
VIDEO
Rreze Dielli - Parashikimi i yjeve për muajin Korrik !
Korriku pritet të jetë muaji I dyshimeve në pjesën e karrierës për pothuajse të gjithë shenjat, megjithatë sipas astrologes Meri Gjini në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ do të ketë plot ngjyra dhe është muaji perfekt për pushimet. Ndërsa për të gjithë ata që kanë çështje me sistemin bankar është koha e duhur për ti mbyllur ato.
Parashikimi i yjeve për muajin korrik
Dashi- muaj që do rezultojë shumë I mirë për cështje që do i përkasin profesionit. Ka oferta ka lajme ka diskutime në lidhje me punën, ditët në vazhdim mund të rezultojnë shumë të mira për diskutimet profesionale. Pë rata që kanë planifikuar pushimet, gjysmën e vëmendjes do ta kenë nga puna dhe nga lajmet për zhvillimet e karrierës së tyre.
Demi- Pushimt e tyre do të ishte mirë që ti planifikonin pas datës 20 të korrikut. Pjesa e tolerancës është shumë e rëndësihsme për demat, ditët më të rëndisishme sidomos në ambientet profesionale janë data 4 dhe 5.
Binjakët- Muaji më I mirë për binjakët. Më shumë kujdes në mënyrën se si do pozicionoheni, do të kenë muaj fantastic ata që do luajnë pak rolin e oportunistit apo të ndjekëseve jo pozicionin e liderit. Kanë levizje të mira me çështjen e lekut deri në datën 12.
Gaforrja- Në datën 12 do tju ndryshojë humori, lum si ata gaforre që kanë caktuar pushimet pas kësaj date. Të lehtësuar shumë nga detyrimet familjar, nga axhenda dhe disa do të kenë gjëra të rëndësishme për të rënë në ujdi, për të qartësuar cështje që I përkasin jetës personale por edhe projekimit professional.
Luani- Protagonistët e verës, kanë një tendencë për tonacione të larta për shkak të mostolerancës në pjesën e kohës. Kontrolli I komunikimit e drejta e tyre përfundon atje ku nis e tjetrit dhe gjithmonë vërtetësia është cështje këndvështrimi.
Virgjërsha- për cështjet profesionale duhet të menaxhojnë kohën dhe axhendën në një kohë të tillë që në varësi të gradëve të diellit, pra 10 ditëshi parë duhet e patjetër ti bëj pushimet në korrik sepse ka impenime shumë të mëdha dhe serioze në 10 ditëshin e parë të gushtit.
Peshorja- Rrespektimi I faktorit kohë në cështje të rëndësishme të profesionit është ajo që mund të lehtësojë totalisht muajin dhe ta bëjë një muaj shumë të bukur dhe shumë të thjeshtë. pë rata që janë të lodhur nga pritja e zhvillimeve të tyre profesionale kjo mudn ta bëjë pak disforik dhe pak të vështirë. Kemi faktorin e papritur për peshoren që nuk e menaxhojmë dot dhe do të jetë I ndjeshëm deri në datën 12.
Akrepi- nevoja për tu marr me veten është shumë e madhe. Ata që gjejnë ekuilibrin ndërmjet gjërave që duan dhe detyrimeve janë ata që do kalojn muajin korrik shumë mirë dhe shumë të qartë e produktiv. Të tjerët do të mbartin nervozizëm në familje ose me eprorët e tyre kështu që do të duhet të ruajnë tonacionet.
Shigjetari- Do të kenë mundësira shumë të mira për t’I shijuar të dyja pjesët dhe adrenalinën e verës dhe të bashkimit të marsit dhe venusit në pjesën e tyre personale por edhe pjesën e përshpejtimit të gjërave në pjesën profesionale të tyrë.Sido që ti kenë vendosur gjërat në axhendën e tyre do të kenë një planifikim shumë të mirë.Më shumë kujdes me lëvizjet këtë fundjavë.
Bricjapi- Ajo që do të ngjyrosi është luhatja dhe paqëndrueshmëria në humorin e tyre. Kanë shumë detyrime profesionale, kanë shumë gjëra të hapura me të cilët do merren në të njëjtën kohë. Nga ana tjetër është nevoja për të pasur ngjyra të forta dhe të bukura në ambientet e tyre familjare apo në jetën e tyre personale. Do të duhet të ndryshojnë këndvështrimin për ti gjetur dhe për ti jetuar dhe të qëndrojnë larg xhelozive apo kontrollit, mënyrës se si do ti gjykojnë gjërat.
Ujori- kanë një bashkëpunim shumë të mirë përsa I përket pjesës sociale. Një cështje e rëndësishme apo një ide e rëndësishme praktike apo profesionale duket sikur ngec ne vend apo mbetet pezull. kjo deri nga data 12. Rezymeja përfundimtare do të jetë shumë e mirë. Pra të mos prishn terezinë e tyre pavarësisht cështjeve pezull profesionalisht.
Peshqit- Muaj fantastic për peshqit për pushime. Fiziku dhe leju kjo është ngjyrosja e muajit. Deri në datën 12 është shumë e rëndësishmë që të mos i imponohemi njerëzve që na rrethojnë. Dashuria mund të rezultojë kryefjala e muajit korrik.
-
VIDEO
Pilaf me patëllxhanë nga zonja Vjollca
Pilaf me patëllxhanë
Përbërësit:
2-3 patëllxhanë
1 gotë oriz
vaj për skuqjen e patëllxhanëve
1 qepë e madhe
kripë dhe piper të zi
½ lugë çaji nenexhik
1 domate në kubikë
1 lugë kafe sheqer
2 gota ujë të valuar
kopër
Përgatitja:
Lajmë pastrojmë patëllxhanët dhe I presim ato në kubikë me brinjë 1.5 cm. I vendosim në ujë për 15 minuta I kullojmë dhe I thajmë dhe skuqim sat ë zverdhen pak. Në një tigan kaurdisim qepën në kubikë të vegjël kur qepa të zbutet shtojmë orizin të shpëlarë dhe vazhdojmë kaurdisjen sëbashku duke shtuar kripë, piper të zi, nenexhik, një majë kanellë dhe domten në kbuikë I përziejmë sëbashku shtojmë patëllxhanët e skuqur, ujin dhe lëmë orizin të ziejë për 15 minuta pasi të kalojë kjo kohë e mbulojmë orizin me një pecetë e më pas me kapak. Ju bëftë mirë.
-
VIDEO
Pulë me perime në porcione në furrë nga zonja Vjollca
Pulë me perime në porcione në furrë
Përbërësit:
600 gr fileto pule
1 qepë
400 gr kërpudha 6-7 copë
3 speca jeshil
1 spec I kuq
3 patate mesatare
kripë, piper I zi dhe piper I kuq
2 domate të pjekura
1 lugë gjelle gjalp
3 lugë gjelle vaj ulliri
djath që shkrin
Përgatitja:
Pastrojmë fileton e thajmë atë dhe e presim në kubikë mesatar. Në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe shtojmë në të qepen të prerë në fijë. Presim kërpudhat në 1/4 specat në shirita të vegjël dhe patëllxhanët në kubikë të vegjël me brinjë 1 cm.
Pasi qepa të ketë ulur volumin shtojmë mishin e pulës, kërpudhat, patatet dhe specat, gjalpin, kripë e piper të zi, piper të kuq ( nga 1 lugë kafe) e lugë çaji salcë dhe 1 filxhan çaji ujë lëmë në zjarr deri sa uji të shterojë. Ndajnë gatimin në tasa personal qeramike. Vendosim mbi të nga një fetë djath që shkrin mbi djath nga një majë luge piper të kuq pikant, vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20-25 minuta.
-
VIDEO
“Listat 100% të hapura si thikë me dy presa”zotëria thotë me bindje:Në Kuvend të fortët e të pasurit
Një qytetar nga Durrësi që telefonoi në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv mëngjesin e sotëm tha se hapja e listave 100% është si thikë me dy presa pasi sipas tij në Kuvend do të futeshin të fortët dhe ata që janë të pasur. Ndiqeni argumentin e tij.
-
VIDEO
Hapen listat 100%, zotëria sfidon deputetët e 25 prillit: Hapni krahun, zgjedhje të reja në shtator
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të hapur me 100% listat e kandidatëve për deputetë është mirëpritur nga një telefonues në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Madje ai ka sfiduar ata që u shpallën fitues më 25 prill duke u thënë: Dorëzoni mandantin dhe të bëhen zgjedhje të reja në shtator për ta parë se sa vleni.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 1 korrik 2021,Kushtetuesja hap 100% listat.
Telefonuesit mirëpresin vendimin e Kushtetueses për lista 100% të hapura. Disa kërkojnë edhe zgjedhje të reja në shtator.