• VIDEO

    Busti i Skënderbeut në Hungari, Veliaj për Report Tv: Së shpejti një monument të Mbretëreshës Geraldinë në Tiranë

    Detaje në lidhje me vendosjen e bustit të Gjergj Kastriot Skënderbeut në parkun Qendror të Budapestit në Hungari ka dhënë për Report Tv kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

    "Ka pasur gjithmonë debate mbi çfarë stili busti do ishte, në finale u vendos për një 'replika' të Odise Paskalit. U financua nga Bashkia e Tiranë, dhuratë nga populli i Tiranës për popullin e Budapestit. Është një marrëdhënie që ka nisur para 600 vitesh dhe vazhdon edhe sot. Fakti që në Parkun Qendror të Budapestit ne kemi një hapësirë prestigjioze dedikuar Heroit tonë Kombëtar ma mbush zemrën me gëzim dhe jam sot një prej njerëzve më të lumtur", tha Veliaj në intervistën për Report Tv.

    Ai bëri me dije se shumë shpejt edhe  Mbretëresha Geraldinë do të ketë monument në Tiranë, i cili do të vendoset pranë Ministrisë së Drejtësisë.

  • VIDEO

    Pas vendimit të Kushtetueses/ Erion Veliaj për Report Tv: Brenda 100 ditëve nisim punën për ndërtimin e Teatrit Kombëtar

    Duke i konsideruar si 'hajvanë' të gjithë ata që e cilësojnë si një arritje shumë të madhe të 'Aleancës për Teatrin' vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe lajmin e madh se brenda 100 ditëve të ardhshme do të fillojë puna për ndërtimin e Teatrit të ri.

    Duke folur ekskluzivisht për Report Tv nga Budapesti, Veliaj tha se askush nuk ka më kohë për të humbur me këta që sipas tij nuk përfaqësojnë asgjë por do të vijohet me punën.

  • VIDEO

    Mbeturinat në vendgrumbullime të paligjshme, Drejtori i Shërbimeve në bashkinë Kavajë: S’kemi arritur marrëveshje me landifillin, po mundohemi ta zgjidhim

    Drejtori i shërbimeve në Bashkinë Kavajë Ledio Hysa ka reaguar për Report Tv për situatën shqetësuese të krijuar në Plazhin e Gjeneralit dhe të Spillesë si pasojë e hedhjes së mbeturinave në vendgrumbullime të paligjshme duke bërë kështu një krim mjedisor.

    Hysa e pranoi këtë fakt duke thënë se mbeturinat e djegura kanë qenë aty që vite më parë dhe dikush u ka vënë flakës. Kjo situatë është krijuar për shkak se ende bashkia nuk ka arritur një marrëveshje me landfillin. Drejtori i shërbimeve në bashki tha se po mundohen që ta zgjidhin me landifillin prej një muaji.

    “Kavaja është e mbushur me mbetje. Skemi arrtiur ende një marrëveshje me landfillin. Janë mbeturina që kanë qenë vite më parë dhe nuk janë hedhur tani. Se di kush e ka vënë zjarrin, kemi marrë telefonatë nga banorët kemi lajmëruar zjaffikësen për të sistemuar ambientin  atje.

    Kemi një problematikë që po mundohemi prej 1 muaji ta zgjidhim me landfillin, kemi dërguar shkresa në ministrisë së financave dhe landfillit, presim hapjen e traut.

    Po mundohemi të gjejmë një zgjidhje sa më të shpejtë me landfillin. Kemi ndjekur të gjitna hapat ligjorë, kemi komunikuar me landfillin. Na është kërkuar një shkresë që duhet tja dërgonim ministrisë së financave, ia kemi dërguar ministrisë, do ia dërgojmë dhe ministrisë”, tha ai për Report Tv.

  • VIDEO

    Operacioni 'Shpirti', në hetim edhe një prokuror i SPAK

    Në hetimet në kuadër të operacionit 'Shpirti'  për trafik ndërkombëtar droge është dhe një prokuror i SPAK. Detaje të tjera nuk dihen, por po bëhen hetime në disa qytete të vendit.  

  • VIDEO

    Italiani iku pa paguar dasmën, pronari i hotelit në Vlorë për Report Tv: Na u lut që të mos vazhdonin denoncimin në media se po e ndante dhe gruaja e katërt

    VLORË- Vasil Bedinaj, pronar i Hotel "Rexhina" në Vlorë ka zbuluar se nuk i ka shkuar deri në fund padisë për italianin që bëri dasmën në Shqipëri dhe nuk pagoi shpenzimet. Kjo sepse siç ai bëri me dije për Report Tv, italiani e ka kontaktuar  dhe i ka bërë një pagesë prej 1000 eurosh dhe me premtimin që do paguajë pjesën tjetër gjatë kësaj jave. Ai ka zbuluar se italiani i është lutur që të mos vijojë më me denoncimet në media, pasi po e ndante nga bashkëshortja që e ka shqiptare. Për Report Tv, Bedinaj tha se kishte dyshime që që në fillim që diçka nuk shkonte, por stafi zgjodhi që të përfundonte festa dhe më pas të sqarohej me italianin.

    "Është një rast i izoluar, pas shumë vitesh eksperiencë, zotëria në fjalë është martuar me një shqiptare, ka bërë dasmë ka ndenjur një pjesë e të ftuarve për rreth 1 javë, janë plotësuar të gjitha kërkesat e tij, nuk kam pasur shumë informacion, por menaxherët i kanë bërë të gjitha.  Është një urdhër pagesë që ka bërë nga telefoni, jo cek fals, por urdhër pagesat i bëjnë çdo kush nga telefoni, por nuk dihet nëse ke lekë apo jo. E kemi kuptuar që në fillim që kishte diçka që nuk shkon, por ne nuk e shfaqëm, për të shmangur prishjen e eventit, e lamë deri sa të mbaronte eventi, ditën e fundit do flisnim me dhëndrin.  Ai ka garantuar që do bënte pagesën, por ishte e diel, dhe nuk konfirmohej dot pagesa. Fati i mirë, pasi bëmë publike mediat, ai më telefonoi lut që të ndalnim këtë histori se po "më ndan dhe gruaja dhe kjo ishte gruaja e katërt". Italianëve të jugut i pëlqejnë këto aventura, i ofruam makina me qira, muzikë, akomodimi në hotel", tha ai.

  • VIDEO

    Lajm i mirë për pushuesit, i keq për ata që vijojnë të jenë në punë! Meteorologu për Report Tv: E mërkura dhe e enjtja sjellin temperatura deri 40 gradë

    TIRANË- Për ata që janë në punë ka një lajm të keq, e ndërsa për ata që janë me pushime ka një lajm të mirë. Koha e vrenjtur e regjistruar sot nuk do të zgjasë shumë. Nga e mërkura dhe e enjtja pritet të sjellë temperatura të larta deri në 40 gradë celsius

    "Jo më pak se 24 gradë celsius, por duke filluar nga e marta dhe në vinim presim një rritje të temperaturave, ku e mërkura dhe e enjte do të sjellë temperatura deri në 40 gradë celsius", tha meteorologu i "MeteoAlb", Hakil Osmani për Report Tv.

  • VIDEO

    4 paciente gra mbi 60-vjeç të shtruara në Infektiv me COVID, të gjitha të pa vaksinuara! 2 ditë të hapura për vaksinimin +18 vjeç dhe në korrik e gusht

    IRANË- Ekspertët thonë se vaksina anti-COVID ndihmon që në rast se prekesh nga virusi, nuk kalon një formë të rëndë të saj e nuk ka nevojë për hospitalizim...shembulli konkret vjen nga Infektivi, ku të shtruara janë 4 paciente që nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës. Gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku raporton se aktualisht të shtruar në Infektiv, të vetmin spital COVID në vend, janë 4 paciente gra të moshës mbi 60-vjeç të pa vaksinuara. Lajmërimi për vaksinimin e grupmoshave mbi 60-vjeç është bërë prej disa muajsh teksa ky rast duhet të shërbejë si një thirrje për të gjithë personat mbi 60 vjeç, por jo vetëm, që të vaksinohen. Deri më tani janë kryer 986.861 vaksinime në total që nga fillimi i pandemisë.Aktualisht po vaksinohet mosha mbi 50-vjeç si edhe punonjësit e shërbimeve që kanë kontakte të drejtpërdrejta me njerëzit, ndërkohë që në qershor pati edhe 2 ditë të hapura për vaksinimin e moshave për 18 vjeç, teksa priten që e njëjta skemë të përsëritet edhe në korrik dhe gusht. Pra që të ketë 2 ditë të hapura edhe përgjatë këtyre muajve me qëllim që të vaksinohet një pjesë e madhe e popullsisë. Megjithatë, ajo që u vu re ishte se një pjesë e mirë e të rinjve arsyen kryesore për vaksinimin ishte udhëtimi jashtë vendit, duke qenë se shumë shtete e kanë si kusht pasaportën e vaksinimit.

  • VIDEO

    Mësuesja lë pushimet për të edukuar nxënësit mbi librat

    Rasti i një mësuesje nga Shkodra na bëri të mendojmë për rëndësinë e të pasurit dashuri dhe pasion për profesionin që ushtrojmë.

    Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ajo tregoi se  ka lënë menjanë pushimet për të realizuar aktivitete mbi leximin e librit me nxënësit e saj. Lindita Lohja është një zonjë e rrallë e cila e bën me kaq pasion punën e saj, sa edhe kohën e lirë ka vendosur t’ia dedikoj profesionit.

  • VIDEO

    E rëndë në Fushë-Krujë, 51-vjeçari vret me thikë gruan e tij 45-vjeçe! Më pas tenton të vrasë edhe veten, dërgohet te Trauma në gjendje kritike për jetën

    Një krim i rëndë në familje ka ndodhur vetëm para pak minutave në zonën e Bubqit në Fush-Krujë. Një 51-vjeçar, Artan Ismalaja ka vrarë me thike gruan e tij Klarita Ismalaja, 45-vjeçe. Pasi bashkëshortja e tij është ka ndërruar jetë, Ismalaja më pas ka tentuar të vetëvirtet duke e goditur veten me thikë në qafë. Ai është nisur urgjent drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore. 

    "Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip "Ford" në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.   Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

  • VIDEO

    Europiani i rekordeve, si asnjëherë më parë shënohet 1 gol çdo 32 minuta! 27 më shumë në EURO 2020 sesa në Francë 2016, rekord edhe autogolash

    Rekord golash të shënuar në Euro 2020. Në 48 ndeshjet e luajtura deri më tani ekipet kanë shënuar plot 135 gola me një mesatare një gol në çdo 32 minuta lojë. Janë realizuar 27 gola më shumë se Francë 2016. Rekord edhe për autogolat me 10 të tillë ndërsa golashënuesi mbetet Ronaldo.

  • VIDEO

    Shtëpia perfekte e plazhit nga këshillat e një arkitekteje

    Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” arkitektja Agisa Xhemali solli trended e kësaj vere për arredimin e shtëpisë së plazhit. Cilat janë  ngjyrat trend, modelet dhe cdo gjë tjetër për arredimin e shtëpisë mund ta ndiqni në këtë intervistë.

  • VIDEO

    Sallatë me domate mozzarella dhe avocado nga zonja Vjollca

    Sallatë me domate mozzarella dhe avocado

    Përbërësit:

    2 domate

    2 toptha mozzarella

    1 avokado

    kripë

    pak vaj ulliri

    açeto balsamike

    2-3 gjethe borzilok

    Përgatitja:

    I presim në feta I vendosim sipas preferencave tona, në mënyrë dekorative në fund e marinojmë me kripë, aceto balsamike dhe vaj ulliri presim në shirita borzilokun dhe e shtojmë në sallatë. E servirim menjëherë.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv