-
VIDEO
Shqipja ‘molla e sherrit’/Dy ish-burrat: Na tradhëtove dhe ike, duam fëmijët
Ish-bashkëshorti Alfred Karaj kërkoi të përballej live me Gentjanin, i cili pasi mësoi këtë fakt tentoi të lë studion televizive. Me negociimin e moderatores në studio Odeta Dume, ai nuk u largua, por pati këtë përballje të pazakontë me ish-bashkëshortin e gruas. Odeta Dume: Alfred, nga kjo studio pak më parë Gentjani të akuzoi se ke përzënë nga shtëpia vajzën, pse e bëre ? Alfredi Karaj: Unë vajzën nuk e kam përzënë, më tha se do të ikte me nënën e saj. Ajo nuk i takon fëmijët, u kalon tek këmbët dhe nuk i flet. Gentjan Shala: I ke penguar ti Alfredi Karaj: Ajo i la fëmijët dhe nuk kujdeset për ta, as detyrimin ushqimor nuk u paguan. Gentjan Shala: Jo, kalamajtë nuk i flasin nënës, jo nëna kalamajve. Unë kam ardhur për problem tjetër. Kalamajtë e këtij zotërisë kanë ardhur në shtëpinë time, pa e ditur ky Alfredi Karaj: Shumë mirë kanë bërë, unë nuk i kam penguar Gentjan Shala: Shqipes i kam thënë të kthehej tek ti, për hir të fëmijëve. Bashkë me Shqipen, e larguar prej dy muajsh është edhe vajza e saj e madhe 22-vjeçare, të cilat sipas dy burrave në studio, dyshohet se janë bërë pjesë e një rrjeti prostitucioni dhe shfrytëzohen nga disa persona në qytete të ndryshme. Alfredi Karaj: Me vajzën kam folur dhe ajo më tha se ndodhej në Vlorë. Personi që i trafikon të dyja është nga Fieri. Kam folur me të dhe më ka thënë se vajzën do ta marri për grua. Kam shkuar në polici për të bërë denoncimin. Vajza më mori duke qarë dhe më tha se duan të më nxjerrin për prostitucion. Vajza m'i ka thënë të gjitha se nga kush trafikohet, emrat i kam cuar në polici. Gentjan Shala: Unë nuk kam durim më nuk besoj tek policia, do të bëj vetëgjyqësi. Nuk më hynë në punë Shqipja, unë dua fëmijën. Derisa gjyqi të mbarojë, fëmija për mendimin tim të jetojë në institucion dhe më pas t’i caktohet njërit prind. Alfredi i ka parë më mirë gjërat, sepse unë kam qenë në burg. Më thonin shumë veta që vajza e Shqipes ushtron prostitucion në shtëpi, ku vinin shumë persona me makina. I kam kërkuar policisë t’i arrestojë të dyja. Shqipja të më sjelli vajzën dhe të iki ku të dojë. Nuk kam frikë nga kërcënimet që më vijnë, por dua vajzën time. Shqipja do më japë llogari për cdo kërcënim. Me largimin e gruas nga banesa, dy burrat akuzojnë 35-vjeçaren për kërcënim, duke i kërkuar të kthejë vajzat dhe të vazhdojë jetën e saj. Gentjan Shala: Nuk ka shanse të kthehet ajo tek unë. Unë i kam çuar në polici edhe numrat e telefonit, nga të cilët kërcënohem, por nuk i kanë kapur. Nëse është burrë të më kërcënojë me numrin e tij jo me të Shqipes. Alfredi Karaj: Vajzën e vogël ta kthejë se më dhimbset, e di ç’do të thotë se po i rris vetëm tre fëmijët. Para dy muajsh më ndërprenë edhe ndihmën ekonomike, sepse djali mbushi 18 vjeç. Të më kthejë dhe vajzën time. Kam bërë shumë denoncime, por asgjë nuk kanë berë deri më tani.
-
VIDEO
Kuçovë, 58-vjeçari hipën në platformën e një pusi nafte dhe për 4 orë kërcënoi se do hidhej nëse nuk punësohet! Zbret pas bisedimeve
Një 58-vjeçar në Kuçovë hipi platformën e një pusi nafte duke kërcënuar se do të hidhet. 58-vjeçari është identifikuar si Nikollaq Bushi, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë, i cili kërcënoi me orë t^ tëra me vetëvrasje, pasi nuk është sistemuar me punë nga Bashkia. Pas përpjekjeve dhe bisedimeve ai ka zbritur por ka paralajmëruar se do të hipë sërish nëse nuk e punësojnë në prodhimin e naftës në Kuçovë.
Në vendngjarje ishin mbërritur shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses si dhe punonjësit e Bashkisë Kuçovë, të cilët po negociojnë me 58-vjeçarin me qëllim zbritjen e tij.
-
VIDEO
'Saranda është gati për qindra mijëra pushues', Kryebashkiaku Gurma për Report Tv: Presim t'i afrohemi numrit 800 mijë turistë si në 2019-n
Saranda është gati dhe pret që në 2 muaj në vijim të ketë një fluks të madh turistësh dhe të mund t'i afrohet vitit më të mirë që ka pasur deri më tani, vitit 2019 kur e vizituan rreth 800 mijë turistë. Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, në një intervistë dhënë për Report Tv shprehet se ky qytet i ofron të gjitha dimensionet për turistët dhe pritet një fluks nga i gjithë rajoni por edhe vendet e Evropës lindore.
-
VIDEO
Situata e rendit në vend, eksperti i kriminalistikës, Karamuça: Përgjegjësia direkte mbi drejtorin e Policisë së Shtetit! Këto ngjarje nuk kanë lidhje me gjyqtarët dhe prokurorët
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuça thotë në një intervistë për Report TV, se përgjegjësia bie mbi drejtuesin e Policisë së Shtetit dhe se ministri Çuçi nuk ka pse të justifikojë policinë. Karamuça thotë se këto ngjarje nuk kanë lidhje me prokurorët dhe gjyqtarët. Sipas tij këto kanë lidhje me një strategji jo të mirë menduar nga ana e Policisë së Shtetit, për mënyrën sesi duhet përballuar ky sezon veror i cili po vjen më shumë intensitet të lartë kriminal
-
VIDEO
Durrësi i mbytur nga plehrat, bashkia i shkarkon mbeturinat gjatë natës në vendgrumbullim të paligjshëm
Në kulmin e sezonit turistik Durrësi mbytet nga plehrat një problem i pazgjidhur prej 1 viti. Ndërsa bashkia ka shkarkuar gjatë natës mbetjet urbane në zonën e Nishtullës. Banorët janë ngritur sot në protestë dhe kërkojnë largimin e tyre. Ndërsa ministri i brendshëm Çuçi premtoi zgjidhje brenda 2 ditësh.
-
VIDEO
Kuçovë, 58-vjeçari hipën në platfromën e një pusi nafte dhe kërcënon se do të hidhet pasi nuk është sistemuar me punë nga Bashkia
Një 58-vjeçar në Kuçovë ka hipur në platfromën e një pusi nafte duke kërcënuar se do të hidhet. 58-vjeçari është identifikuar si Nikollaq Bush, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë, i cili kërcënon me vetëvrasje, pasi nuk është sistemuar me punë nga Bashkia.
-
VIDEO
Vrasjet dhe aksidentet, Çuçi drejton gishtin nga prokurorët e gjyqtarët: Po lirojnë kriminelët, s'kam përgjegjësi morale! Brenda javës prezantohen drejtorët e rinj të policisë
Për vrasjen e 4-fishtë në Velipojë dhe aksidentet tragjike, Ministri Brendshëm, Bledi Çuçi drejton gishtin tek prokurorët dhe gjyqtarët që lirojnë personat e rrezikshëm që lëvizin me armë pa leje. Brenda javës prezantohen drejtorët e rinj të policisë. Çuçi tha se do të kërkohet hetim pasuror pronarëve të makinave luksoze, ndërsa kërkoi reagim edhe nga ILD.
-
VIDEO
Çmime të dyfishuara dhe hotele të boshatisuara, gazetarja tregon situatën në Shëngjin dhe jug
Në një intervistë në emisionin “Rreze dielli’’ diskuatuam mbi turizmin, ku gazetarja kosovare Albina Zeneli tregoi eksperiencën e saj si turiste në Shqipëri.
-
VIDEO
Turizmi në Shqipëri, pritshmëritë dhe destinacionet ‘in’
Cdo vit në Shqipëri duket se lind në debat për rritjen e çmimeve gjatë sezonit turistik. Përpos kësaj një sërë ngjarjesh të rënda kanë ndodhur ditët e fundit, të cilat kanë një impact shumë të madh në turizëm, sidomos për të huajt që dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë. Shqiptarët e Kosovës duket se janë turistët që nuk na ‘tradhëtojnë;’ kurrë, pasi pothuajse cdo vit ka pasur një fluks shumë të madh të tyre që preferonë t’I kalojnë pushimet në bregdeti shqiptar. Mirëpo a kanë mbetur të kënaqur ata? Cilat janë problematikat që kanë hasur më së shumti këto pushues? Në një intervistë në emisionin “Rreze dielli’’ diskuatuam mbi turizmin, ku gazetarja kosovare Zeneli tregoi eksperiencën e saj si turiste në Shqipëri:
“Ishim para dy javësh në jug, po si nuk kishte as edhe një polic, unë nuk kam rastisur të shoh asnjë polic domethënë në pikat ku ato duhet të ishin, shpejtësia ka qenë marramendëse dhe disa herë jemi rrezikur. Nga fieri deri në jug nuk kemi hasur ndonjë vend ku policia ka dënuar. Ndërsa shërbimi ishte në nivel të lartë por çmimet janë dyfish më të larta por nëse e krahasojmë Shëngjinin dhe Jugun ka dallimet shumë të mëdha. Shëngjjini I pret njerëzit jo me aq ngritje cmimesh sa jugu, ku parkimi kushtonte dikur tek 600 qind lekë për dy tre orë” tha ajo.
Ndërsa foli edhe për ngjarjet e rënda që kanë ndodhur sëfundi dhe si kanë ndikuar ata tek pushuesit:
“Unë rastisa të shtunën dhe të dielën kishim këngëtarë dhe atmosferë ndërsa sot është totalisht ndryshe edhe pse është 28 qershor dhe sigurisht që ka ulje shumë të mëdha. Mesa pashë shumë hotele këtu janë mbyllur ose janë dhënë me qera në shfrytëzim, kështu që mendoj se kjo prek direkt ekonominë e vendit “ u shpreh ajo.
Po ashtu edhe udhërryesja turistike Aida Gjecaj u shpreh se do të kenë një ndikim të madh në turizim ngjarjet e fundit:
“Shqetësimi im muajt e fundit, ditët e fundit duke parë ngjarjet e njëpasnjëshme që nga Saranda deri në Velipojë më shqetëson si ture Operator, më shqetëson për imazhin që po përcjellim. Kush do vij? Ne deri më sot jemi strapacuar, munduar shumë që të rregullojmë imazhin e Shqipërisë të lënë nga 97’ për tju siguruar të huajve që vijnë që ne jemi vend i sigurt, mikëpritës, kjo tek ne po bëhet shumë” përfundoi ajo.
-
VIDEO
Makarona me domate dhe ullinj nga zonja Vjollca
Makarona me domate dhe ullinj
Përbërësit:
350 gr makarona ( fusilli)
10-15 domate qershi
80 gr ullinj të zi
kripë dhe piper të zi
1 lugë kafe rigon
pak vaj ulliri
Përgatitja:
Fillimisht vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të valuar shtojmë kripë e më pas makaronat I lëmë të ziejnë për sa minuta shkruhet në etiketë. Në një tigan të thellë ngrohim vajin e ullirit duke shtuar në të domatet qershi të prera në 1/2 I përziejmë ato për 2-3 minuta të tjera duke shtuar më pas kripë e më pas ullinjtë, vazhdojmë përizerjen për 2 minuta të tjera dhe 1 lugë kafe rigon. Kullojmë makaronat dhe I shtojmë ato në tigan I përziejmë sëbashku me domatet dhe ullinjtë dhe I servirim në pjatë duke shtuar pak vaj ulliri nga shishja, piper të zi dhe gati për të vendosur në tryezë.
-
VIDEO
Role me kungull të mbushur me mish të grirë dhe oriz nga zonja Vjollca
Role me kungull të mbushur me mish të grirë dhe oriz
Përbërësit:
2-3 kunguj të njomë
1 qepë mesatare
300 gr mish të grirë
1/2 gotë oriz
kripë dhe piper të zi
1 lugë kafe spec i kuq pikant
2 lugë gjelle krem kosi
2 lugë gjelle salcë domate
1 gotë ujë
Përgatitja:
Lajmë mirë kungujt dhe I presim at oën feta shumë të holla, fletat e plota I vendosim në një kullesë dhe I spërkatim me pak kripë dhe I lëmë mënjanë. Pjesët e vogla anësore I presim në shirita më pas në kubikë shumë të vegjël e I vendosim në një task u do të shtojmë dhe 1/2 gotë oriz dhe mishin e grirë, qepën të grirë hollë, kripë, piper të zi dhe spec pikant I përziejmë mirë.
Thajmë fetat e kungullit nga uji që kanë nxjerrë. Vendosim nga 1 lugë gjelle mbushje e përgatitur në fillim të fetës së kungullit e mbledhur role dhe e vendosim në një tigan të lyer me pak vaj. Kështu vazhdojmë sat ë mbushet tigani. Në një tas vendosim 2 lugë gjelle salcë domate, 2 lugë gjelle salcë kosi I trazojmë, 1 gotë ujë, kripë, piper, 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe mbulojmë kungujt e mbushur. I vendosim në zjarr mesatar për 30 minuta të mbuluar deri sat ë jetë përthithur nga kungujt e mushur I servirim të ngrohta.
-
VIDEO
Velipoja vetëm maja e ajsbergut, paralajmërimi i frikshëm: Në Hamallaj mund të ketë 400 viktima
Ngjarja e Velipojës është vetëm maja e ajsbergut. Një zotëri nga Durrësi që telefonoi mëngjeisn e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv bëri një paralajmërim të frikshëm kur tha se kanë uzurpuar plazhet dhe në Hamallaj mund të ketë jo 4 por 400 të vrarë. Ndiqeni paralajmërimin e tij.