-
VIDEO
Digjet prej 24 orësh kurora me pisha në Malin e Tomorrit! Ende asnjë ndërhyrje nga ajri, ushtria në ‘luftë’ me flakë dhe terrenin shkëmbor
Kurora me pisha dhe pemë e Parkut Kombëtare të Malit të Tomorrit është duke u djegur prej 24 orësh. E gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa zjarri vijon të përparojë duke djegur gjithnjë e më shumë sipërfaqe të pyjeve.
Kurora me pisha dhe pemë e Parkut Kombëtare të Malit të Tomorrit është duke u djegur prej 24 orësh. E gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa zjarri vijon të përparojë duke djegur gjithnjë e më shumë sipërfaqe të pyjeve. Zjarri ka rënë në një terren shkëmbor, ku ndërhyrja nga toka është e vështirë, thuajse e pamundur dhe se ndërhyrja e vetme është nga ajri. Zjarri nisi ditën e djeshme, ndërsa forcat e ushtrisë janë mundura ta mbajnë atë në kontroll për të mos lejuar përhapjen e tij më shumë, duke punuar në kushte tepër të vështira.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 29 Qershor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga islami te "nëna serbe e Skënderbeut" rrëfehet Mustafa Nano te Voltana,kryebashkiakja-molotov që zjarrit i hedh vetëm benzinë e deri tek Zvicra u shkund puplat "gjelave".
-
VIDEO
Me shpejtësi 'skëterrë' dhe me patentën e hequr, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë
Një 29-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia, pasi po lëvizte me 196km/ h në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, pranë Tegut
-
VIDEO
Nën pushtetin e krimit, të ftuar Enkelejd Alibeaj dhe Pëllumb Nako
Për deputetin e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, 2 ngjarjet e fundit që kanë tronditur opinionin publik, vrasja në Velipojë dhe aksidentin në aksin Fier-Vlorë, janë pasojat e 25 prillit. I ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, në Report Tv, Albeaj tha se pas zgjedhjeve të ‘vjedhura’ siç ai ka cilësuar 25 prillin, krimi merr pushtetin dhe qeveria është ‘nën drejtimin’ e tij. Ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi në vend janë komentuar nga eksperti i çështjeve të sigurisë Pëllumb Nako. Sipas tij qeverisja nuk i ka orientuar reformat drejt rrënjës së krimit dhe për pasojë jemi në këtë nivel kriminaliteti. Nako deklaroi se ministria e Brendshme ka për detyrë që të godasë rrënjët e krimit.
-
VIDEO
Vrasjet e aksidentet, eksperti i çështjeve të sigurisë, Nako: Ministria ka për detyrë të godasë rrënjët e krimit, deklaratat e Çuçit si parullat klasike, s'zgjidhin problemin
Ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi në vend janë komentuar nga eksperti i çështjeve të sigurisë Pëllumb Nako. Sipas tij qeverisja nuk i ka orientuar reformat drejt rrënjës së krimit dhe për pasojë jemi në këtë nivel kriminaliteti. Sipas tij ministria e Brendshme ka për detyrë që të godasë rrënjët e krimit.
"Një faktor është se të gjitha reformat që janë tentuar me fytyrë nga policia, nuk është gjë e keqe por e pamjaftueshme. Qeverisja nuk ka orientuar reformat në drejtimin e duhur. Ajo që ndodh rëndom është fakti tjetër që ministrat e brnedshëm apo stafet se gjejnë dot veten brenda detyrave që bëjnë. Nuk është e njëjta detyrë e ministrisë me atë të policisë. Ministria ka për detyrë të godasë rrënjët e krimit. Para disa ditësh ndodhi ai aksidenti tragjik, ky personi që bëri aksidentin ishte i ri me automjet me fuqi të madhe motorrike. Mendoj se smund të thotë ministri ne smund të ndjekim çdo makina pas. Duhet të bëhet një studim dhe të merret një masë ligjore dhe teknike", tha Nako.
-
VIDEO
Vasil Zoga, përballja me Mehmet Shehun për vëllanë e pushkatuar
Vasil Zoga është një nga viktimat e krimeve të regjimit kominist. Ai përjetoi një kalvar mundimesh nga persekutimi dhe dënimi në Spaç. Gjithçka nisi me pushkatimin e vëllait të tij Jani Zoga. Vasili ka lindur në vitin 1939 dhe rrjedh nga një familje e thjeshtë punëtore nga fshati Shtikë i Kolonjës. Ëndrra për t’u bërë mjek iu ndërpre në mes, por e ushtroi profesionin e mjekut në burgun e Spaçit dhe në internim gjithë jetën. Në 8 korrik 1976 arrestohet pasi kërkoi drejtësi për pushkatimin e vëllait. Takimi me kryeministrin Mehmet Shehu për pak sa nuk i kushtoi jetën, por me shprehjen “I di Partia këto punë” ai do të pranonte fatin që i caktoi partia duke u dënuar me 10 vjet burg “për agjitacion e propagandë” dhe “rrëzim të pushtetit popullor”. Dënimin e vuajti në burgun e Spaçit ku kujton dhunën dhe torturat çnjerëzore që ndodhnin atj. Lirohet në 1986, duke u kthyer në familjen e tij tashmë të vendosur në Karbunarë-Lushnjë, dhe nuk u lejua të ushtronte profesionin e tij si mjek, por punoi si bari. Edhe pse kanë kaluar shumë vite dëshira e vetme e tij është gjetja e eshtrave të vëllait të pushkatuar nga regjimi Jani Zoga.
-
VIDEO
Berisha ‘Non Grata’, Alibeaj: Vendim politik, s’ka prova! Ai e çoi në gjyq çështjen për të mos përzier PD-në
Shpalljen ‘Non Grata’ të ish- kryeministrit Sali Berisha, deputeti i PD-së i dalë fitues nga zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj e konsideron si një lëvizje politike, pasi sipas tij nuk ka prova dhe fakte.
“Çështja është e zgjidhur, është qartë për këdo, Berisha ka pasur dhe ka bërë lëvizjen propocionale me atë se çfarë ndodhi dhe së dyti ajo se çfarë është çështje, i përket vetëm atij, e ka çuar në çështjen në proces gjyqësor, një lëvizje e zgjuar, për të mbrojtur identitetin e vet dhe për të mos përzier kauzën e PD. Ajo deklaratë e Blinken nuk është gjë tjetër deklarim i natyrës politike, me procedura atë brendshme, nuk e dimë për cilat prova bëhet fjalë. Duhet të dalin prova dhe fakte. Për mua për sa kohë nuk ka të dhëna të aspektit juridik, kjo është një çështje me natyrw politike. Berisha ka qenë kontributori kryesor i Reformës në Drejtësi, që atëherë kur reforma kishte ngërçe, ka qenë Berisha që ka thënë që SPAK të krijohet menjëherë pa u bërë ndryshimet Kushtetuese, për djegjen e mandateve Berisha ka thënë që ‘duhet menduar thellë dhe fortë se ose të jep mbështetje të madhe ndërkombëtare ose jo'. Ka shqisën politike, ka aftësinë për të parë më parë se shumë të tjerë se ku të çon një akt, por nuk kanë qenë influenca në vendimin e Bashës”, tha Alibeaj.
-
VIDEO
Alibeaj liston 2 nga arsyet që çuan PD-në në humbje: Edhe ne u tunduam nga krimi gjatë fushatës
I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, deputeti i PD-së, i shpallur fitues në 25 prill, Enkelejd Alibeaj, ka listuar sipas tij arsyet që kanë çuar demokratët në humbje. Mos organizimi në kohë apo gjetja e elementëve më të mirë për t’u futur në garë, sipas tij, janë motive që kanë ndikuar në humbje. Megjithatë, shton se për këtë PD-ja po bën një analizë të thellë.
“25 prilli nuk është dështim i PD, steka jonë ishte për t’u bërw Basha kryeministër, tundime gjatë fushatave zgjedhore ka pasur kushdo, pra pse të mos gjenim dhe ne ca të fortë apo të mos përdornim disa para, apo teknika anti-ligjore të manipulimit të votave. Kjo është ndarja e hollë mes moralit të hollë politik dhe pragmatizmit. A mund të kishim bërë më tepër, ndoshta, jemi në proces analizimi, të kishim gjetur element më të mirë, a e nisëm organizimin me vonesë, po e analizojmë, ishte një performancë e mirë e jona, e pamjaftueshme”, tha ai në Report Tv.
-
VIDEO
Euro 2020/ Kroacia eliminohet në mënyrë dramatike, Spanja në çerekfinale me zemër në dorë!
Spanja është skuadra e pestë çerekfinaliste të kampionatit europian, pasi në fazën e 1/8 ‘La Roha’ ka mposhtur në shtesë me rezultatin 5-3 Kroacinë nënkampione të botës. Të besuarit e Luis Enrike e nisën mjaft mirë sfidën, por në minutën e 20 një top i kthyer pas nga Pedri u shndërrua në autogolin më qesharak të Euro 2020 për faj të portierit.
Goli bëri që Spanja të rriste akoma më shumë ritmin dhe në minutën e 38 baraspeshoi me Sarabian. Më tej Azpilicueta përmbysi shifrat para se ‘La Roha’ ti dërgonte në 3-1 me Ferran Torres në minutën e 77.
U mendua se gjithçka ishte e mbyllur, por Kroacia rizgjoi shpresat me Orsic, që realizoi me dhunë në minutën e 85. E pabesueshmja do të ndoshte në minutat shtesë kur Pasalic barazoi me kokë 3-3.
Në shtesë Kroacia e nisi vrullshëm, por ai që dërgoi topin në rrjetë ishte i shumëkritikuari Alvaro Morata. Për të vulosur shifrat përfundimtare të kësaj sfide që la tifozët me ‘zemër në dorë’ mendoi Oyarzabal. Në çerekfinale Spanja do të përballet me fituesin e çfitit Francë-Zvicër që luhet mbrëmjen e sotme.
-
VIDEO
Vrasjet dhe aksidentet, Alibeaj në Report Tv: Pasojë e 25 prillit! Deklarata e Çuçit? Papërgjegjshmëri! Shko në Bllok dhe në 100 metra ke miliona euro makina të shtrenjta
TIRANË- Për deputetin e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, 2 ngjarjet e fundit që kanë tronditur opinionin publik, vrasja në Velipojë dhe aksidentin në aksin Fier-Vlorë, janë pasojat e 25 prillit. I ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, në Report Tv, Albeaj tha se pas zgjedhjeve të ‘vjedhura’ siç ai ka cilësuar 25 prillin, krimi merr pushtetin dhe qeveria është ‘nën drejtimin’ e tij dhe kjo sjell rritje të ngjarjeve kriminale në vend.
“Arsyeja kryesore është fakti që marrëdhënia mes qytetarit dhe shtetit është më e deformuar se kurrë. Fenomeni kriminal është ai që ka filluar dhe po zapton gjithnjë e më tepër terren. Shoqëria shqiptare vjen nga një proces elektoral, dhe kemi parë që në nië situatë kaq delikate të marrëdhënies mes shtetit dhe individ, ato që janë forca kriminale, të njerëzve që drejtohen nga anti-ligjin, marrin më tepër peshë, referencë dhe më të madhe nga pushteti. Arsyeja pse këto 2 ngjarje kanë ndodhur, kanë të bëjnë me faktin që pas episodeve elektorale krimi merr më shumë peshë, kanë lidhje me politikën, pse ndodhi në Velipojë, se njerëz që mund ta zgjidhin konfliktin vetë, pa pasur frikë se shteti dhe ligji mund t’i ndëshkojë, pse se njohin një pushtetar, qeveritar, e njëjta gjë dhe me fatkeqësinë rrugore. Pa bërë ekspertin, se cila ka qenë dinamika, por fenomene të tilla që djemtë lëvizin në mes të bllokut me makina milion lekësh, janë fenomen i shtrembërimit të shoqërisë shqiptare sot. Këto ngjarje tregojnë një gjë që është e lidhur në procese zgjedhore, ka fituar krimi. (...)Fakti që nuk kemi qeveri që merr votën e popullit, duke qenë se e fitojnë pushtetin me të fortë, me administratë, nuk e vrasin mendjen aspak për ato marrëdhënie kontraktuale, për ato marrëdhëniet problemet me qytetarin, shteti është inekzistent, se shteti nuk merakoset aspak”, tha Alibeaj.
-
VIDEO
Turizmi dhe dhuna i ftuar eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli
-
VIDEO
Dy burra nga Fushë-Kruja në kërkim të 35-vjeçares Shqipe Shala, përballen live në’Pa Gjurmë’
Një grua bëhet ’molla e sherrit’, njëri ish dhe tjetri bashkëshorti i saj aktual patën një përballje të pazakontë live në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV në kërkim të Shqipe Shalës. Alfred Karaj dhe Gentjan Shala të dy nga Fushë-Kruja kërkojnë të mësojnë vendndodhjen e Shqipes, pasi ka mëse dy muaj që është larguar nga banesa ku jetonte me burrin e dytë duke marrë me vete edhe vajzën 8-muajshe. Gantjan Shala është në kërkim të së bijës, që ditën kur bashkëshortja vendosi të largohej nga banesa më 12 maj të këtij viti, ndërsa nuk ka dijeni se ku ndodhen. Shqipe Shala është nëna e pesë fëmijëve, katër nga martesa e parë dhe një fëmijë nga martesa e dytë. Ky është një tjetër denoncim për 35-vjeçaren, pas atij që erdhi pak kohë më parë nga ish-bashkëshorti, Alfred Karaji, i cili rrëfeu vështirësite me të cilët rrit fëmijët që nëna i braktisi. Por 35-vjeçarja përsërit të njëjtin veprim, por kësaj here duke marr me vete vajzën e mitur që solli në jetë nga një lidhje 4-vjeçare me burrin e dytë Gentjan Shalën. Ai ishte i pari që hyri në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’, ndërsa foli për bashkëjetesën katër vjeçare që pati me Shqipen, madje edhe se ka tentuar ta bindë gruan të rikthehej tek ish-burri për hir të fëmijëve. Bashkë me Shqipen, e larguar prej dy muajsh është edhe vajza e saj e madhe 22-vjeçare, të cilat sipas dy burrave në studio, dyshohet se janë bërë pjesë e një rrjeti prostitucioni dhe shfrytëzohen nga disa persona në qytete të ndryshme. Më datë 12 maj nusja u largua nga banesa. Kur u ktheva në shtëpi rreth orën 20:00 e gjeta derën të kyçur. Vajza e saj e madhe më dërgoi një mesazh ku shkruante: ’S'ke për ta parë më nënën time’. Unë jam martuar kur isha ende në burg. Shqipen e kam njohur në vitin 2017 dhe kur dola nga burgu nisa bashkëjetesën prej 4 vitesh. Ajo ka qenë martuar më parë dhe burri e përzuri nga shtëpia, bashkë me vajzën e saj të madhe, që e mban me vete. Kur ka ardhur tek unë ishte me fëmijën 3 muajshe në bark. Unë negociova që të ribashkohej me bashkëshortin, Alfredin. Marrëdhënia ime me Shquorn ka qenë shumë e mirë, por vajza e saj e madhe më ka bërë cdo gjë për të na shkatërruar. Këtë gjë që ajo ka bërë unë e quaj pengmarrje.