-
VIDEO
Bileta për në çerekfinale, Italia në provim ndaj Austrisë, Mançini i bindur për fitore, austriakët: E kemi një plan për t'i mundur
Euro 2020 hyn në fazën më emocionuese. Sot nisin 1/8 dhe në mbrëmje Italia është në provim ndaj Austrisë. Për të kaltërit ka ardhur ora e së vërtetës dhe trajneri Mancini kërkon vetëm fitoren. Tek Austria e pranojnë që Italia është favorite por thonë se e kanë një plan për t’a mundur.
-
VIDEO
1/8 e Euro 2020 nisin me Uells-Danimarkë, entuziazëm tek skuadrat dhe shans i artë për të qenë surpriza
Uells-Danimarkë është ndeshja që do të nis fazën e 1/8 të Euro 2020. Sfida mes dy ekipeve që ëndërrojnë për një objektiv madhor do të luhet në Amsterdam duke nisur nga ora 18:00.Të dyja skuadrat kanë një shans të artë për të avancuar më tej dhe pse jo për të qënë surpriza e kompeticionit.Britanikët në 2016-tën shkuan deri në gjysmëfinale dhe trajneri Rob Page thotë se e ka një strategji për t’a mundur Danimarkën dhe ekipi i tij mund ta fitojë këtë sfidë. Bale dhe Ramsey janë dy futbollistët që ashtu si në ndeshjet e kaluara pritet të marrin për dore ekipin. Uellsi në tetë përballjet e kaluara ndaj danezëve ka shënuar vetëm 5 gola.
Danimarka nuk i ka fituar dot dy ndeshje në fazën finale të një Europiani që kur u shpallën fitues në 1992. Por këtë herë duket se gjithçka është ndryshe. Entuziazëmi në skuadër është shumë i madh dhe futbollistët janë të bindur që mund të shkojnë larg. Rasti Eriksen fillimisht e shokoi skuadrën por më pas u dha një forcë të madhe. Ndaj Uellsit do të luajnë të njëjtët që mposhtën Rusinë dhe siguruan kualifikimin. Trajneri Kasper Hjulmand thotë se skuadra e tij është përgatitur dhe ndihet plotësisht gati për çdo skenar.Në Uells-Danimarkë drejtësi do të vendosë gjermani Daniel Siebert./Përgatiti Andi Kapxhiu
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 26 qershor 2021, Tragjedia në Vlorë, aksident apo vrasje?
Të pikëlluar nga ngjarja e rëndë telefonuesit flasin për aksidentin tragjik në Vlorë që shoi një familje. Kërkojnë të cilësohet si vrasje rrugore e jo thjesht aksident.
-
VIDEO
“Ecin në rrugë si derrat” zotëria këmbngul: Kodi rrugor si lëndë mesimore, ta dinë edhe fëmijët
Shumë i irrituar një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv tha se kodi rrugor duhet të jetë si lëndë mësimore që ta dinë edhe fëmijët. Ai tha se në Shqipëri nuk dinë të ecin në rrugë, ecin si derrat e mbylli zotëria mendimin e tij.
-
VIDEO
“Të dënohet babai i atij djalit” vlonjati zbulon çfarë i tha shoku i tij dëshmitar i aksidentit tragjik
Për aksidentin tragjik në Fier-Vlorë që i mori jetën katër anëtarëve të një familje u diskutua mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri nga Vlora që telefonoi tha se duhet dënuar babai i atij djalit dhe zbuloi se çfarë i tha një shoku i tij që rastisi të ishte dëshmitar në vendngjarje.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 26 Qershor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga Alma Bektashi i jep fund marteses 25-vjeçare te të mbetur ne kufi e deri tek Italia ne provim.
-
VIDEO
Integrimi, dështoi Shqipëria apo BE?
Për kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademin, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias për zgjedhjet lokale të vitit 2019, është një vendim i duhur. E ftuar në "Pa Protokoll", ajo u shpreh se një çështje e tillë ndodh për herë të parë dhe se për këtë kërkohet thellim dhe një vendimmarrje e duhur. Ndërsa e konsideron sukses faktin që Gjykata Kushtetuese mori nën shqyrtimin çështjen, ndërsa shton se megjithatë nuk priste një vendim brenda ditës. E ftuar në "Pa Protokoll", Mesi u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar kushtet e vendosura nga Brukseli dhe se për herë të parë të 27 vendet e BE nuk kishin asnjë kundërshti, por vendimi nga Unioni është politik. Konfliktin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që u përdorën si argument për mos caktimin e një date për Konferencën e Parë Ndërqveritare, Mesi e sheh si një pretekst, ndërsa thekson se nëse BE do të ishte gati për zgjerim, do të ndërhynte për ta zgjidhur këtë konflikt.
-
VIDEO
'Kushtetuesja' çoi në 'Venecia' zgjedhjet lokale të 2019-s, Voltana Ademi: S'prisnim vendim brenda ditës, çështje që meriton thellim për një vendimmarrje të drejtë
Për kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademin, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias për zgjedhjet lokale të vitit 2019, është një vendim i duhur. E ftuar në "Pa Protokoll", ajo u shpreh se një çështje e tillë ndodh për herë të parë dhe se për këtë kërkohet thellim dhe një vendimmarrje e duhur. Ndërsa e konsideron sukses faktin që Gjykata Kushtetuese mori nën shqyrtimin çështjen, ndërsa shton se megjithatë nuk priste një vendim brenda ditës.
-
VIDEO
Rikthehen emocionet e EURO 2020, nisin nesër 1/8! Italia përballë Austrisë, të gjithë në pritje të Angli-Gjermani! Gazetari Ernest Koçi tregon detajet
Rikthehen emocionet e EURO 2020, nisin nesër 1/8! Italia përballë Austrisë, të gjithë në pritje të Angli-Gjermani! Gazetari Ernest Koçi tregon detajet
-
VIDEO
Integrimi/ Senida Mesi: Shqipëria i plotësoi kushtet, vendimi i Unionit politik! Nëse BE do ishte gati, do ndërhynte për ta zgjidhur konfliktin e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë
E ftuar në "Pa Protokoll", Mesi u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar kushtet e vendosura nga Brukseli dhe se për herë të parë të 27 vendet e BE nuk kishin asnjë kundërshti, por vendimi nga Unioni është politik.
-
VIDEO
Krenon ngjyrat kuqezi në ringun gjerman dhe atë botëror, boksieri për Report Tv: Isha obez, si u dobësova nga këshilla e mjekut! Telefonatat me nënën pas ndeshjeve, ka frikë
Ky është Arbër Bellegu, boksieri nga Kosova, kampion në ringun e Gjermanisë. I gjithë rrugëtimi për Arbër Bellegun nuk ka qenë i lehtë. Në një intervitë për 'Report TV' ai tregon se boksin e ka nisur që në moshën 13 vjeçare për të ushtruar aktivitet fizik me rekomandimin e mjekut, pasi kishte probleme me obezitetin. Pasi ka ushtruar 2 vite boks, Bellegu nga 100 kg ka humbur 29 kg.
-
VIDEO
Aksidenti rrugor që i mori jetën 4 antarëve të një familjeje në Vlorë, eksperti Luzi tregon për Report Tv arsyet: Ja masat që duhet të merren
Pushimet e familjes Gushi, u kthyen tragjike për shkak të aksidentit që ndodhi ditën e sotme në Vlorë, ku katër antarët e famijes u shuan. Eksperti i Sigurisë Rrugore, Arben Luzi, i ftuar në ‘Studio Live’ në Report TV shpjegoi rrethanat se si ka ndodhur aksidenti. Sipas ekspertit Luzi, makina tip ‘Audi’ ka qenë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe e ka goditur mjetin tip ‘Toyota’ nnë pjesën e pasme, në anësoren e majtë.