-
VIDEO
E mitura humbet kontaktet nga Gjermania,nëna:Dhëndëri më bllokoi,kam frikë se i vjehrri e abuzon
Ky është i disati rast që trajtohet në emisionin ’Pa Gjurmë’, ku një tjetër e mitur ’mbahet peng’ nga familjarët e burrit. Anila Maliqi është një 17-vjeçare, e cila prej muajsh ndodhet në Gjermani. Ajo nuk lejohet nga familja e bashkëshortit të ketë kontakte as me nënën e saj, në Shqipëri, Lumturinë. Ky pretendim vjen nga familja e saj, të cilët kërkojnë ndihmë në emisionin ’Pa Gjurmë’ për të rilidhur kontaktet me të bijën. Vajza e vogël e familjes Maliqi të cilët jetojnë në Tiranë, u fejua në gusht të një viti më parë me shkuesi, me 20-vjeçarin Renaldo Rustemi, i cili prej 7 vitesh jeton në Gjermani me familjen e tij. Në fund të tetorit të 2020, nëna e Anilës vendos që ta dërgojë të bijën në Gjermani tek i fejuari, me shpresën për një të ardhme më të mirë. Lumturia qëndron tre ditë me vajzën, por me kthimin e saj në Shqipëri dhëndri i bën bllok menjëherë. Në përpjekje, për të folur me vajzën, ajo lidhet me vjehrrin e Anilës, Shkëlqimin i cili kërcënon me jetë të gjithë pjestarët e familjes Maliqi. Sa herë që nëna ka kërkuar të flasë me të bijën, nga ana tjetër e receptorit përgjigjet vjehrri, ndërsa dhëndri asnjëherë. 4 ditë më parë ka qenë kontakti i fundit me të bijën, ndërsa nuk ishte në gjendje të mirë. Për këtë arsye nëna ngre dyshimin e fortë, se e bija trafikohet nga vjehrri dhe se ky i fundit mund edhe të abuzojë mbi të miturën. Familja Maliqi kanë jetuar prej shumë vitesh në Greqi, vend në të cilin ka lindur edhe vajza e tyre e vogël Anila e cila ka dy motra dhe një vëlla më të madh. Në vitin 2017 ata u zhvendosën përfundimisht në Tiranë.
-
VIDEO
Prag 1/8 e Europianit, Italia e rekordeve përballet me Austrinë! Mancini: Mjafton të luajmë si në grupe, lojtarë të mirë do mbesin në stol
Italia e rekordeve të Roberto Mancinit do të luajë të shtunën ndeshjen e fazës 1/8 të Europianit kundër Austrisë. Historia është në anën e ‘axurrëve’, por përballë do kenë një skuadër pa asjë mungesë, ndërsa edhe vetë trajnerët shprehen se tani nis europiani i vërtetë.
-
VIDEO
Formacioni më i mirë i grupeve sipas UEFA-s, dominon Holanda me 3 futbollistë
Me mbylljen e fazës së grupeve të Euro 2020 UEFA nëpërmjet edhe mekanizmit Football Fantasy ka përzgjedhur edhe formacionin më të mirë. Futbollistët janë përzgjedhur në bazë të një vlerësimi me pikë dhe formacionin më të mirë të fazës së grupeve e dominon Holanda me tre futbollistë. Në një kompeticion në të cilin janë shënuar 94 gola në 36 ndeshje të luajtura nuk kishte se si të mos e dominonte formacionin ideal të fazës së grupeve Holanda që ka shënuar më shumë gola deri tani ,8 në tre ndeshje. Në portë si më i miri i fazës së grupeve është zgjedhur portieri i Italisë Donnarumma që në tre ndeshje nuk ka pësuar gol. Mbrojtja përbëhet nga tre futbollistë me Dumfries të Holandës, Laporte të Spanjës që shënoi edhe ndaj Sllovakisë dhe Meunier i Belgjikës. Në mesfushë kanë zënë vend në formacionin më të mirë Yarmolenko i Ukrainës ,Ëijnaldum i Holandës, Shaqiri i Zvicrës dhe Emil Forsberg i Suedisë që ka shënuar tre gola në tre ndeshje.
Dhe treshen e sulmit e përbëjnë sulmuesi i Çekisë Patrik Schick që ka tundur tre herë rrjetën deri tani, Ronaldo autor i pesë golave dhe golashënuesi më i mirë i Euro 2020 dhe Depay sulmuesi i Holandës autor edhe i dy golave. Formacionin më të mirë të fazës së grupeve sipas UEFA-s e dominon Holanda me tre futbollistë,të tre autor golash./Përgatiti Andi Kapxhiu
-
VIDEO
Mbi 500 komentime ndeshjesh/ Ikona e transmetimeve radiofonike rrëfen dashurinë për sportin
Moisi Dalipi është ikona e transmetieve radiofonike. Ai ka qenë komentatori i më shumë se 500 ndeshjeve sportive, me një dashuri dhe pasion të madh për sportin. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” gazetari dhe komentatori i njohur rrëfen jetën e vështirë mbushur me sakrifica por edhe dashuri për punën e tij.
-
VIDEO
Fërgesë me speca nga zonja Vjollca
Fërgesë me speca
Përbërësit:
600-800 gr speca
vaj për skuqje
500 gr domate të pjekura
5 thelpi hudhër
1 lugë çaji sheqer
kripë
100 gr djath dhie
2 vezë ( opsionale)
pak vaj ulliri
Përgatitja:
Lajmë pastrojmë specat dhe mund ti piqni ose ti skuqni në tigan. I vendosim në një tas dhe I mbulojmë për 10 minuta e më pas I qërojmë lëkurën. Në një tigan me pak vaj ulliri shtojmë hudhrat, domatet e qëruara nga lëkura dhe të prera në kubikë. Shtojmë sheqer dhe e lëmë domaten të ziejë për 10-15 minuta. Shtojmë kripë deri sat ë shterojë lëngu. Shtojmë djathin të thërrmuar, specat e prera në copëza ose dhe të plota sit ë preferoni. RRahim 2 kokrra vezë dhe e shpërndajmë mbi fërgesë. Pas një minute e fikim sobën dhe e mbulojmë tiganin me qëllim që veza të mpikset.
-
VIDEO
Ëmbëlsirë e butë me kajsi nga zonja Vjollca
Ëmbëlsirë e butë me kajsi
Përbërësit:
6 kajsi të freskët dhe 4 për dekor
lëkura e 1 limonidhe 1 lugë gjelle lëng limoni
125 gr kos
3 vezë
150 gr sheqer
80 ml vaj vegjetal
vanilje
270 gr miell
1 pako pluhur pjekës
50 gr bajame feta
50 gr reçel kajsie
sheqer pluhur
Përgatitja:
Fillimisht 6 kajsi të pjekura I presim në kubikë dhe I vendosim në një blender shtojmë në të 1 lugë gjelle lëng limoni dhe lëkurën 1 limoni dhe 125 gr kos të gjitha këto I kalojmënë blender dhe formojnë një pure me kos dhe kasji. Në një tas rrahim vezët me sheqerin, vajin, vanilje dhe vazhdojmë përzierjen të gjtiha këto dhe fillojmë të shtojmë pak nga pak miellin të përzjerë me pluhur pjekës vazhdojmë përzierjen deri sa të na formohet një brumë homogjen ( por jo I trashë).
Në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje me përmasa 22-24 cm nivelojmë brumin. 3-4 kajsi pak të mëdha I presim në feta me trashësi 1 cm dhe dekorojmë ëmbëlsirën në sipërfaqe. Opsionale është nëse kemi bajame feta I shpërndajmë në siperfaqe dhe tek tuk midis kajsive vendosim nga pak rcel kajsie. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 305-40 minuta. Pasi të jetë përfunduar ëmbëlsirën mund ta pudrosim me sheqer pluhur.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 25 qershor 2021, Ngecin negociatat, i kujt është faji?
Telefonuesit komentojnë ngecjen e negociatave me BE dhe bëjnë përgjegjës unionin. Turp që Bullgaria pengon integrimin e dy shteteve.
-
VIDEO
Telefonuesi mesazh demokratëve: Rama nuk është komunist por…, s’ka mbetur më asnjë socialist bio
Një zotëri që tha se ka qënë socialist deri në vitin 2013-të kishte një mesazh për të gjithë demokratët kur telefonoi sot në “Shtypi i Ditës dhe Ju’ në Report Tv. Ai tha se Edi Rama nuk është komunist por ballist dhe madje shkoi më tej kur deklaroi: Rilindja pushtoi PS dhe nuk ka mbetur më asnjë socialist bio.
-
VIDEO
“Kushtetuesja më parë vdiq se u lind” pogradecari nuk përmbahet: Janë të paaftë, kanë frikë
Në kritika për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese “shpërtheu” një telefonues nga Pogradeci në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Faktin që Kushtetuesja dërgoi për mendimin në Venecia çështjet e zgjedhjeve lokale ka bërë që zotëria të thotë se kjo Gjykatë më parë vdiq se lindi dhe sqaron se anëtarët e saj kanë frikë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 25 Qershor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga frike apo urdher nga Ilir Meta te ekspertet japin alarmin per parane e zeze ne ekonomi e deri tek skaneri i gjiganteve,shanset per Italine dhe Gjermanine.
-
VIDEO
A ishin të ligjshme zgjedhjet e 2019? Kushtetuesja nuk vendos, shkon në Venecia
Emisioni Repolitix trajtoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të çuar në Komisionin e Venecias cështjen e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Pse Gjykata Kushtetuese nuk mori vendim për këtë cështje por kërkon një opinion nga Venecia? Të ftuar në studio Ledio Braho jurist anëtar i KAS, avokati Idajet Beqiri, Leonard Karaj jurist dhe gazetari Flogert Muça.
-
VIDEO
Del nga lokali, zhduket Arjan Bulku/Makina i gjendet pas dy javëve në zonën e Dajtit
Arjan Bulku rezulton i zhdukur për familjarët që prej vitit 2009. Ishte data 5 dhjetor kur babai i 3 djemve niset për në punë si cdo ditë tjetër në bar-kafen që kishte në pronësi, në rrugën "Sabaudin Gabrani". Pasi një nga televizorët nuk funksiononte ai telefonon djalin e tij të madh Marion dhe i thote që të shkonte tek lokali pasi atij i duhej që të shkonte tek tekniku, por ai nuk mbërriti kurrë në destinacion.Pas shumë orësh pritjeje familjarët të shqetësuar bëjnë denoncim në polici. 2 javë pas zhdukjes së 51- vjeçarit, gjendet makina e tij në zonën e Kinostudios. Në veturë nga kontrollet e bëra u gjetën vetëm gjurmët e tij, por vetë Arjani nuk u bë i gjallë. Zydie dhe Bajrami janë në kërkim të vëllait të munguar në familje me shpresën se enigma e ngritur tërë këto vite do të shuhet njëherë e përgjithmonë.