Braktis gruan me fëmijët,mesazhi drithërues i vajzës në Pa Gjurmë:Babai iku,me ne tallet fshati

10 Korrik 2021, 07:43

Një mesazh drithërues vjen në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV nga një 10-vjecareje, me emrin Razie, e cila cdo ditë përballet me varfërinë ekstreme. Duke u ndjerë e bullizuar nga shokët dhe shoqet e saj, ajo kërkon ndihmë nga emisioni 'Pa Gjurmë' për të vetmen arsye, që edhe ajo të jetojë si gjithë bashkëmoshatarët e saj. Familja Torra nga fshati Slatinë i Pogradecit e përbërë prej 5 pjestarësh kanë nevojë urgjente për ndihmë pasi banesa në të cilën jetojnë është thuajse e rrënuar. 7 vite më parë, atyre iu desh të zhvendoseshin në këtë banesë të shkatërruar pasi shtëpia e tyre iu dogj nga një shkëndijë elektrike. I zoti i shtëpisë i ka lënë afat për pak kohë që të largohen nga shtëpia dhe kjo familje ka mbetur në udhëkryq. Për shkak të vështirësive ekonomike kryefamiljarit, Maliqit i duhet të punojë si bari në Maqedoninë e Veriut larg familjes së tij dhe të lë bashkëshorten Antonetën së bashku me 3 fëmijët e mitur 15, 12, dhe 10 vjec vetëm. Të vetmet të ardhura me të cilat kjo familje kalon muajin janë ndihma ekonimike prej 50 mijë lekësh të vjetra dhe disa para që kryefamiljari siguron. Tërë jetën time në lot. Jam nëna e 3 fëmijëve. Nuk më kujtohet para sa vitesh jam martuar por mbaj mënd që nuk ia kam kaluar mirë. Një vit pasi u martova ngela shtatzënë. Unë jam nga Prrenjasi dhe u martova në Slatinjë të Pogradecit me shkuesi. Gjendja ekonomike ishte më mirë por 7 vite më parë pasi u dogj shtëpia mbetëm kështu. Bashkëhsorti ndodhet në Maqedoninë e Veriut si coban. Ai merr rreth 100 euro në muaj, vetëm këto janë të ardhurat dhe 50 mijë lekë të vjetra që marr nga ndihma sociale. Në fshat kur skemi para marrim borxhe. Fëmijët kërkojnë por unë nuk ua plotësoj kushtet kurrë. 2 ditë kemi që e kemi gjetur bashkëshortin, e gjeti vëllai im sepse ai kur u arratis nga shtëpia nuk na tha asgjë. Nuk kishte me cfarë t'i mbante fëmijët dhe iku, nuk na mori në telefon. Kemi qëndruar 3 muaj pa kontakte me bashkëshortin, Maliqin. Kam pyetur askush nuk dinte gjë derisa më në fund e gjeti vëllai im. Foli me fëmijët dhe tha nuk dihet se kur kthehet babai për shkak të gjëndjes ekonomike. Me mua nuk ka folur, flet vetëm me fëmijët. Kemi shkuar mirë. Por kur merr ai qëllon që unë jam duke punuar në tokë ndërsa kur jam unë në shtëpi ai nuk merr më.Gjatë 3 muajve që ishte i humbur nuk na ka dërguar as para.Kam shkaur kam folur me mësuesen kujdestare por ajo na ka thënë se do i zgjidhinm ne dhe asgjë sështë bërë. E vuaj cdo ditë kur vajzat më tregojnë. 7 vite më parë ishte ora 2 e natës kur shtëpitë u dogjën nga korendi. Ishin vetëm fëmijët në shtëpi, po vadisja tek toka por falë zotit arrita t'i shpëtoja fëmijët. Kam parë flakët, nuk vura re si i hodha fëmijët por mbaj mend vetëm që i shpëtova të tre. Pastaj ra korenti më preu rrugën dhe mbeta brënda, një kushëri i burrit erdhi më shpëtoi. Shtëpia u dogj e gjitha dhe ngelëm në qiell të hapur. Xhaxhai i burrit na la në dispozicion shtëpinë ku jetojmë, por edhe kjo është e shkatërruar. Bashkia na dha disa para për shtëpinë që na u dogj por të gjitha paratë na i morën sepse patëm shumë borxhe. Vetëm dua të fus fëmijët në një shtëpi dhe vajza të më shërohet.