‘Nuk e njoha nënën, por i vendosa lule tek varri’/Prek djali jetim me rrëfimin tronditës

10 Korrik 2021, 07:45

Nuk janë jëtimët e strehës vorfnore, vitet e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, por për dy vëllezërit binjakë nga Shkodra, historia përsëritet. Një jetë që pothuajse na kujton imazhet e filmit ’Lulëkuqet mbi mure’. 35-vjeçari Spartak Sofia bashkë me vëllanë e tij binjak Ervisin u lindën në maternitetin e Durrësit, ndërsa të dy përfunduan në Shtëpinë e Fëmijës, Shkodër në vitin 1991. Në emër të djemve dhe vajzave që jetuan në atë institucion, Spartaku vjen në ’Pa Gjurmë’ në Report TV të denoncojë për herë të parë 13 vitet e vështira, ku ata u rritën në kushte skandaloze. Shpesh të pangrënë e të dhunuar, të qethur si fëmijët jetimë në filmin ’Lulëkuqet mbi mure’, fati u kishte dhënë shuplakën e dytë. Për shumë djem dhe vajza, të asokohe bodrumi ishte dënimi, sa herë kalonin murin apo kërkonin ushqim. Spartak Sofia merr guximin ta bëjë publike historinë e jetës, ndërsa përlotet kur flet për humbjen nga kjo jetë të nënës edhe pse imazhin e saj nuk e kujtonte, deri ditën kur pa foton, pasi gjeti varrin ku ajo prehej. Nëna u nda nga jeta kur binjakët ishin 4 vjec, ndërsa babai nuk shkoi kurrë në institucion për t’i takuar. Spartaku mësoi të vërtetën e jetës në moshën 21-vjeçare. Bashkë me vëllain e tij binjak ishin dorëzuar në institucion, pasi çifti Sofia prindër të 5 fëmijëv e kishin të pamundur t’i rrisnin për shkak të kushteve ekonomike