‘Na mbyllnin në bodrum na linin pa bukë e ujë’/Jeta brenda mureve të jetimores, denoncon jetimi

10 Korrik, 07:46

Nuk janë jëtimët e strehës vorfnore, vitet e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, por për dy vëllezërit binjakë nga Shkodra, historia përsëritet. Një jetë që pothuajse na kujton imazhet e filmit ’Lulëkuqet mbi mure’. 35-vjeçari Spartak Sofia bashkë me vëllanë e tij binjak Ervisin u lindën në maternitetin e Durrësit, ndërsa të dy përfunduan në Shtëpinë e Fëmijës, Shkodër në vitin 1991. Në emër të djemve dhe vajzave që jetuan në atë institucion, Spartaku vjen në ’Pa Gjurmë’ në Report TV të denoncojë për herë të parë 13 vitet e vështira, ku ata u rritën në kushte skandaloze. Shpesh të pangrënë e të dhunuar, të qethur si fëmijët jetimë në filmin ’Lulëkuqet mbi mure’, fati u kishte dhënë shuplakën e dytë. Për shumë djem dhe vajza, të asokohe bodrumi ishte dënimi, sa herë kalonin murin apo kërkonin ushqim. Spartak Sofia merr guximin ta bëjë publike historinë e jetës, ndërsa përlotet kur flet për humbjen nga kjo jetë të nënës edhe pse imazhin e saj nuk e kujtonte, deri ditën kur pa foton, pasi gjeti varrin ku ajo prehej. Nëna u nda nga jeta kur binjakët ishin 4 vjec, ndërsa babai nuk shkoi kurrë në institucion për t’i takuar. Spartaku mësoi të vërtetën e jetës në moshën 21-vjeçare. Bashkë me vëllain e tij binjak ishin dorëzuar në institucion, pasi çifti Sofia prindër të 5 fëmijëv e kishin të pamundur t’i rrisnin për shkak të kushteve ekonomike. ’Në moshën 4-vjeçare kam humbur nënën. Ajo na solli në jetë ne binjakëve më 1 mars të vitit 1996 dhe të dy u lamë në institucion. Nëna na braktisi në spital, mua dhe vëllain Elvisin. Kur isha në institucion ishte një katastrofë. Ka qenë një bodrum ku na fusnin aty brenda sa herë bënim gabime. Donim të hanim bukë jashtë orarit, por nuk na jepnin. Vinin edukatoret dhe magazinierët me çantat bosh dhe iknin plot, ata merrnin ushqimin tonë. Cdo fëmijë që kërkonte bukë apo kalonte murin në darkë i rrihnin. Jam dhunuar edhe unë, madje kam edhe një shenjë të çare në kokë. Për këtë arsye jam qethur, t’ua tregoj ju me fakte. Aty kam qëndruar nga mosha 6 deri në 18 vjec. Pastaj kemi kaluar nëpër konvikte. Janë dy gjysma që plotësojnë njëri-tjetrin. Vëllezërit binjakë çdo përjetim e kanë kaluar bashkë. Mësuan të vërtetën e jetës në moshën 21-vjeçare, ndërsa babai nuk donte t’u tregonte as vendin ku prehej nëna e tyre. ’Unë kam patur një familje, një motër dhe dy vëllezër të tjerë. Ata na dërguan në shtëpinë e fëmijës për shkak se familja nuk kishte kushte për të mbajtur 5 fëmijë. Babai nuk erdhi kurrë për të na takuar. Kam qenë 21 vjec kur e kam takuar për herë të parë babain. Babai nuk është si gjithë të tjerët, ai është në rrugë te keqe. Kam kërkuar unë ta takoj. Motra, na ka treguar ku prehet nëna, babai nuk donte që ne të shkonim. Mora lule dhe ia vendosa mbi varr, aty e kam parë për herë të parë imazhin e nënës. Si nëna s’ka. Me motrën kam marrëdhënie të mira, ajo më ka bërë dajë, ndërsa me vëllezërit jo sepse ato bëjnë pas babait. Babai nuk na kërkon asnjëherë. Askush nuk ka ardhur të na takojë sa ishim në institucion. I përjetonim fundjavave, kur të tjerët vinin i takonin dhe ne nuk na vinte askush në takim. Shkonim tek dhoma dhe qanim. Kam vuajtur shumë dhe prapë vuaj. Kudo kam qenë me vëllain, ndërsa është i sëmurë nga një sëmundje e rëndë, që nuk mund ta bëj publike. Edhe kempin ia kanë hequr. Vetëm motra e di që vëllai është i sëmurë’. Ende dhe sot ky brez i 30-vjecarëve jetojnë në kushte skandaloze nën statusin e jetimit. Në një godinë me lagështi në qytetin e Shkodrës, 32 jetimët kalojnë ditët dhe netët me këtë fat të tyre të përbashkët që përcaktoi për ta të njëjtën diagnose, vuajtjen pafund. ’Kur dolëm nga institucioni kam qenë më keq se kur isha brenda, nuk kisha me se të ushqehesha, jeta ishte e vështirë. Kam kërkuar punë por nuk më ndihmonin. Kur mbarova vitin e dytë, bashkia na ndërpreu cdo ndihmë, nuk na jep asnjë ndihmë. Unë sot jetoj tek shkolla e pyjores ka afro një muaj ku kushtet janë shumë të vështira. Jetojmë aty 32 jetimë në këtë godinë me lagështiKemi shkuar tek zyra e punës dhe asnjë zgjidhje. Dikur punoja, por sot jam i papunë. Familja Koci na ka ndihmuar, ka ndihmuar vëllain për ilacet, Alma quhet. I lutem shumë shtetit t’i lidhin kempin vëllait’. Nuk pati kurrë një mbështetje, por vetë kërkon të jetë në mbrojtje të tjerëve. Ëndrra e 35-vjeçarit është të jetë pjesë e uniformave blu. ’Uniformat blu i kam pasion, ato na kanë ndihmuar për cdo problem. Kam shumë dëshirë të jem pjesë e strukturave të policicë’.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha