-
VIDEO
Nëna i lutet të bijës të kthehet,dhëndri i’u përgjigjet ashpër:Vajzën e dua,ju e doni për interes
Ky është i disati rast që trajtohet në emisionin ’Pa Gjurmë’, ku një tjetër e mitur ’mbahet peng’ nga familjarët e burrit. Anila Maliqi është një 17-vjeçare, e cila prej muajsh ndodhet në Gjermani. Ajo nuk lejohet nga familja e bashkëshortit të ketë kontakte as me nënën e saj, në Shqipëri, Lumturinë. Ky pretendim vjen nga familja e saj, të cilët kërkojnë ndihmë në emisionin ’Pa Gjurmë’ për të rilidhur kontaktet me të bijën. Vajza e vogël e familjes Maliqi të cilët jetojnë në Tiranë, u fejua në gusht të një viti më parë me shkuesi, me 20-vjeçarin Renaldo Rustemi, i cili prej 7 vitesh jeton në Gjermani me familjen e tij. Në fund të tetorit të 2020, nëna e Anilës vendos që ta dërgojë të bijën në Gjermani tek i fejuari, me shpresën për një të ardhme më të mirë. Lumturia qëndron tre ditë me vajzën, por me kthimin e saj në Shqipëri dhëndri i bën bllok menjëherë. Në përpjekje, për të folur me vajzën, ajo lidhet me vjehrrin e Anilës, Shkëlqimin i cili kërcënon me jetë të gjithë pjestarët e familjes Maliqi. Sa herë që nëna ka kërkuar të flasë me të bijën, nga ana tjetër e receptorit përgjigjet vjehrri, ndërsa dhëndri asnjëherë. 4 ditë më parë ka qenë kontakti i fundit me të bijën, ndërsa nuk ishte në gjendje të mirë. Për këtë arsye nëna ngre dyshimin e fortë, se e bija trafikohet nga vjehrri dhe se ky i fundit mund edhe të abuzojë mbi të miturën. Familja Maliqi kanë jetuar prej shumë vitesh në Greqi, vend në të cilin ka lindur edhe vajza e tyre e vogël Anila e cila ka dy motra dhe një vëlla më të madh. Në vitin 2017 ata u zhvendosën përfundimisht në Tiranë.
-
VIDEO
Pa Gjurmë i shfaq foton e të bijës nga Gjermani,përlotet nëna në studio:Lumturinë e saj kërkoi

Vrasjet e aksidentet, Rama: Policia e Shtetit nuk dënon, por ndalon! Gjykatësit që nuk kanë kaluar vetingun japin vendime abuzive
Në të njëjtën linjë me Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi ishte edhe kryeministri Edi Rama, teksa foli për ngjarjet e fundit në vend, që kanë tronditur opinionin publik. Në një konferencë për mediat, Rama tha se Policia nuk mund të dënojë, po të çojë para gjykatësve ata që kanë shkelur ligjin, duke i akuzuar ata për vendime abuzive. Sipas Ramës, gjykatës që ende nuk e kanë kaluar procesin e vetingut, nuk po i dënojnë personat që shkelin ligjin as me minimumin e parashikuar në ligj.
-
VIDEO
Tentuan të trafikonin 137 kg kokainë, SPAK kërkon 12 vite burg për Altin Myslihakën dhe 8 vite e 8 muaj për Ardian Begajn
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar sot 20 vite e 8 muaj burg për dy të pandehurit Altin Myslihaka dhe Ardian Bega, të cilët u kapën duke tentuar të trafikonin 137 kg kokainë në shtator të 2019.
Përkatësisht, SPAK ka kërkuar 12 vite burg për Altin Myslihakën dhe 8 vite e 8 muaj burg për Ardian Begajn, të cilët u kapën duke tentuar të transportonin 137 kg kokainë.
-
VIDEO
LSI ende në pikëpyetje për aleancën me PD? Braimallari në Report Tv: Vendosin strukturat për aksionin tonë politik, do jemi opozitë e fortë
Pas zgjedhjeve të 25 prillit, mes dy partive kryesore opozitare në vend, është vënë re një moskomunikim politik kryesisht mes dy drejtuesve kryesor Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhi. I ftuar në Report Tv, sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, thotë se kjo 'ftohje' lidhet me zhvillimet politike që kanë të bëjnë në brenda partivë, ndërkohë që nënvizon se LSI do të bëjë një opozitë të fortë
-
VIDEO
Pse është e rëndësishme që pH i trupit të jetë alkalin
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” nutricinistja Diola Dosti tregoi më tepër për alkalinën në organizëm. I rëndësishëm pasi sipas saj një trup që përmban alkalinë është një hap cdo sëmundje.
-
VIDEO
Rusja lë Kanadanë, për Shqipërinë/ E dashuruar me një shqiptar
Masha Mezenina është një vajzë ruse me profesion ‘Make up artist’. Në moshë shumë të vogël familja e saj emigroi drejt Kanadas, vendi në të cilën ajo u dashurua me një djal shqiptarë. Kjo u bë arsyeja kryesore që Masha të braktiste Kanadanë për Shqipërinë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ajo tregoi se për më shumë se një vit është zhvendosur në Shqipëri.
-
VIDEO
Limonadë me limon nga zonja Vjollca
Limonadë me limon ( Për 2 litra limonadë)
Përbërësit:
1 kg limon
200 gr sheqer ose 150 gr mjalt
6 gota ujë
Përgatitja:
Lajmë mirë lemonadë dhe I thajmë ato, Grijmë në një rende të imët lëkurën e limonit. Nëse do të përdorim sheqerin vendosim në një tenxhere 1 1/2 gotë ujë, lëkurën e limonit dhe shqerin. Vendosim tenxhere në zjarr dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta.Nëse do të përdorim mjalt, ziejmë vec lëkurën e limonit me ujë. Ndërkohë shtrydhim limonat dhe lëngun e tyre e kullojmë mirë me një sitë.
Pasi lëkurat e limonit të kenë zjerë dhe të jenë ftohur. I kullojmë dhe në rastin kur do të përdorim mjaltin e shtojmë në këtë moment ku lëngu të jetë në temperaturë ambienti.
Në ujin që kemi vendsour në një kanë shtojmë lëngun e lëkurës së limonit të ëmbëlsuar e përziejmë mirë më pas shtojmë lëngune limonit vazhdojmë përzierjen. Nëse keni mundësi të shtoni dhe gjethe mente të freskët.
Vendosni kubikë akulli në gotë dhe e shërbejmë.
-
VIDEO
Çorbë me petka të çastit nga zonja Vjollca
Çorbë me petka të çastit
Përbërësit:
400 gr tul viçi
3 lugë gjelle vaj
2 thelpi hudhër
1 qepë
1 spec i kuq
1 spec jeshil
1 domate
1 lugë gjelle salcë domate
1 patate
kripë dhe piper të zi
majdanoz
Për petkat
150 gr miell
kripë
1 vezë
2 lugë gjelle ujë të ftohtë
Përgatitja:
Në një tenxhere të thellë ngrohim vajin dhe kaurdisim mishin të prerë në kubikë të vegjël deri sa mishi të ndryshojë ngjyrë, shtojmë hudhrat të prera imët I përziejmë për 2 minuta e më pas shtojmë qepën të prerë në kubikë të vegjël, vazhdojmë përzierjen deri sa qepa të zbutet. Shtojmë specat të prera në kubikë shumë të vegjël, domaten në kubikë të qëruara nga lëkura, salcën dhe 1 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë I trazojmë për -23 minuta, kripë, piper të zi, 1.5 litër ujë e lëmë mishin të ziejë ndërkohë. Në një tas shtojmë miellin, kripë, vezën dhe 2 lugë gjelle ujë I përziejmë deri sat ë na formohet një brumë i lidhur. E lëmë të pushojë për 10 minuta dhe më pas hapim një petë të trashë 2 mm ose 0.2 cm e presim në shirita me trashësi 0.5 cm e më pas në katorë me po këto gjatësi brinjësh 0.5 cm. I shtojmë në tenxhere dhe I lëmë të ziejnë 8 minuta deri sa fillojnë të ngjiten në sipërfaqe. Shtojmë përsëri 2 lugë gjelle majdanoz dhe e shërbejmë të ngrohtë.
-
VIDEO
Sot e nesër ditët e hapura të vaksinimit anti-COVID, mbi 23 mijë qytetarë +18 vjeç aplikuan në e-Albania për t'u vaksinuar
Sot dhe nesër nga ora 8 e mëngjesit e deri në 8 të mbrëmjes do të vaksinohen qytetarët mbi 18 vjeç. Nismën që Ministria e Shëndetësisë shpalli të shtunën për vaksinimin e qytetarëve mbi 18 vjeç e kanë mirëpritur mbi 23 mijë qytetarë që kanë aplikuar në e-Albania për t'u bërë pjesë e procesi
-
VIDEO
Telefonuesit e kërkojnë me forcë:Të kthehet ligji me vdekje,ja mblodhe armët këtu të vrasin me thikë
Mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u fol për një amnisti për armët pa leje në duart e shqiptarëve që të frenohen ngjarjet e rënda kriminale. Disa telefonues ishin në një mendim për kthimin e ligjit me vdekje dhe madje e kërkonin me ngulm. Një zonjë tha se mbledhja e armëve nuk është zgjidhje pasi këtu të vrasin edhe me thikë dhe me sëpatë.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 29 qershor 2021, Amnisti për armët pa leje?
Ngjarjet e rënda kriminale. Telefonuesit duan me forcë kthimin e ligjit me vdekje dhe flasin për një amnisti të mundshme për armët pa leje.