Dy topa në fushë, polemika për penalltinë e Anglisë! Danezët të irrituar, Hjulmand: Nuk ishte! Southgate: ndeshje epike me Italinë, ne duam trofeun

8 Korrik 2021, 12:00

Polemikat kanë shoqëruar kalimin e Anglisë në finalen e Euro 2020. Shumë i diskutueshëm është momenti i akordimit të penalltisë ndaj Sterling por edhe prania e dy topave në fushë gjatë atij aksioni. Kjo ka irrituar danezët ndërsa në kampin e Anglisë janë të bindur se mund ta fitojnë trofeun në finalen me Italinë.