• VIDEO

    Ilir Yzeiri: Ku dështoi BE perballë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

    I ftuar në Report TV profesori i fushës së gazetarisë Ilir Yzeiri.

  • VIDEO

    ‘Kërkoja të behesha nënë, u martova me 70-vjecarin’/Rrëqeth gruaja me nanizëm

    E ka vuajtuar, që në vogëli faktin se është me nanizëm. Ajo shpesh është bërë pre e paragjykimeve në qytetin ku ka jetuar prej vitesh, në Burrël. Me rritjen e saj ky problem i dukshëm i të qenurit shtatshkurtër e ka dalluar nga të tjerët, të cilët gjithnjë kanë kthyer kokën me përbuzje. Naime Koçi rrëfen jetën e saj, në emisionin ’Pa Gjurmë’ dhe sfidat me të cilat është përballur në gjithë këto vite. Ajo vendosi të martohej në moshën 35-vjeçare, për të ndryshuar edhe mënyrën e saj të jetesës, që sikundër thotë dhe vetë për të hyrë në një rrjedhë normale, si të tjerët, atë për krijimin e një familje. Një 40 vjeçare sot, Naimja u martua me 69-vjeçarin Myrteza Kadiu 5 vite më parë, martesë nga e cila solli në jetë me të edhe një djalë, i cili është 4 vjeç. Vetë i tretë ata jetojnë në kushte tejet të vështira, në një shtëpi të marr me qera në qytetin e Burrelit, një banesë thuajse e rrënuar, plot lagështi, me tavan e dysheme të çarë, nga e cila rrezikohet çdo ditë jeta e tyre. Me pensionin e bashkëshortit dhe me kempin e invaliditetit që vetë ajo merr, e kanë thuajse të pamundur të mbajnë frymën gjallë. Me një jetë të vështirë që me lindjen e saj, Naimja i drejtohet emisionit ’Pa gjurmë’ me një apel për ndihmë.

  • VIDEO

    Termometri shënoi sot rekord në Kuçovë dhe Dimal, meteorologu: Nesër të njëjtat kushte atmosferike, fundjava sjell rënie temperaturash me 4 gradë

    Dita e stome ka regjistruar temperatura rekord, ku termometri arriti deri në 41.6 gradë në Kuçovë, Dimal dhe Belsh. Meteorologu Hakil Osmani, u shpreh se të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe ditën e nesërme, ndërsa dha lajmin e mirë, ndërsa tha se fundjava pritet të sjellë një rënie temperaturash me 4 gradë.

  • VIDEO

    Përfshihet nga zjarri një parcelë me pemë në Sarandë, flakët shkaktojnë dëme të shumta

    Një zjarr i madh ka përfshire një parcelë me qindra rrënjë ullinj dhe vreshtari në Sarandë. Zjarri ka rënë në fshatin Volloder, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e flakëve

  • VIDEO

    Ronaldo nuk përmbahet, rekordet që theu dhe barazoi me 'dopietën' kundër Francës

    Dy golat kundër Francës kanë bërë që Cristiano Ronaldo të barazojë rekordin e ish-sulmuesit të Iranit përsa i përket golave që një futbollist ka shënuar me kombëtaret. Ndërkohë portugezi është bërë i vetmi më me shumë gola në Europian dhe Botëror së bashku, duke parakaluar Miroslav Klosen.

  • VIDEO

    'Euro 2020' thyen rekord autogolash, asnjëherë kaq shumë në një edicion të vetëm

    Ky Europian që po zhvillohet në 11 vende të ndryshme nuk është i veçantë vetëm për golat e Ronaldos dhe Lukakut, magjinë e Pogba-s apo edhe për lojrat e bukura të Italisë dhe Holandës, por më së shumti edhe për autogolat. Deri më tani janë shënuar tetë të tillë, si asnjëherë më parë, duke vendosur një rekord në këtë aspekt edhe pse ende nuk ka nisur faza me eliminim direkt.

    Futbollistët që hodhën topin në portën e tyre nisin me Demiral, që në ndeshjen hapëse të Europianit kundër Italisë. Më pas të njëjtën gjë bëri portieri Szczesny i Polonisë kundër Sllovakisë, Hummels në Francë-Gjermani, Ruben Dias dhe Guerrero në Portugali-Gjermani, Hradecky i Finlandës kundër Belgjikës, Dubravka dhe Kuco në Sllovaki-Spanjë.

  • VIDEO

    EURO 2020, ja rrugëtimi drejt finales së madhe të 'Uemblit'! Përballje të zjarrta në 1/8, spikat Angli-Gjermani, përplasje goleadorësh mes Lukakut dhe Ronaldos

    Faza e 1/8 e Euro 2020 që nis të shtunën premton spektakël në të 8-ta sfidat. Por tre janë përballjet më të zjarrta me duelin klasik Angli-Gjermani. Sfidën e golashënuesve Lukaku-Ronaldo në Belgjikë-Portugali dhe Spanja që luan ndaj Kroacisë.

  • VIDEO

    Shëndeti mendor tek të rinjtë shqiptar/ Për çfarë kërkojnë më shpesh ndihmë?

    Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv folëm për të rinjtë, për çfarë kërkojnë ndihmë më shpesh ata? Ankthi depresioni dhe ngacmimet seksuale duket se janë problemet e tyre më të shpeshta.

     

  • VIDEO

    Si të qëndrojmë të hidratuar në ditët e nxehta të verës

    Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ishim me nutricionisten Hyrida Basha e cila dha disa këshilla shumë të vlefshme për të kaluar sa më lehtë dhe mirë dehidratimin nga periudha e nxehtë në të cilën ndodhemi.  

    “ Rëndësia e ujit në këto ditë kaq të nxehta është gjëja më e mirë që mund ti dhurojmë  vetes tonë. Në këtë kuptim pirja e ujit në më shumë se 2.5 litra atëherë duhet të bëjmë një balancë hidrike ndërmjet asaj që humbasim nëpërmjet urinimit dhe djersitjes dhe marrjes së fluideve

    Shpesh priremi drejt lëngjeve me fruta për të shuar etjen por a është kjo një mënyrë e mirë për të shuar etjen gjatë periudhës së verës?

     Konsumimi I lëngjeve me sheqer është një gënjeshtër e madhe  dhe një dëm që I bëhet organizmit përgjithësisht pijet e gazuara që janë edhe të ëmbla por kanë edhe atë aciditetin I japin ndjesinë që janë duke u hidratuar por në fakt është e gabuar, sepse përvec që marrim atë aciditetin e palejueshëm marrim edhe sasi shumë të larta të sheqernave të cilat nga ana tjetër e dëmtojnë organizmin dhe e pengojnë këtë procesin

    Nutricionistja Hyrida Basha dha disa këshilla se si mund ta marrim edhe nëpermjet ushqimeve të ndryshme hidratimin:

    Nëse nuk konsumojmë ujë sepse nuk e preferojmë atëherë mund ta stimulojmë veten në forma të ndryshme, duke filluar nga përdorimi I ujit me limon apo me një kastravec apo si një erëz si tipi mentes apo majdanozi për ti shtuar aromë dhe shije dhe për të marrë mineralet që këto erza kanë.

    Tërëshëra e vendosur në qumësht apo ujë një ditë përpara është shumë e mirë për këto ditë të nxehta, sepse përpos faktit që përmban fibër, magnez ka aftësi ta thithi ujin apo qumështin. 

     

  • VIDEO

    Sallatë e ftohtë me oriz nga zonja Vjollca

    Sallatë e ftohtë me oriz

    Përbërësit:

    300 gr oriz Arborio

    150 gr domate qershi

    150 gr djath kaçkavall

    100 gr proshutë koto

    80 gr bizele

    1 spec të kuq

    1 spec të verdhë

    80 gr ullinj të zi

    80 gr kastravec turshi 

    2 qepë të njoma të holla

    kripë dhe piper të zi

    pak vaj ulliri

    Përgatitja:

    Fillimisht ziejmë bizelet për 5 minuta I kullojmë dhe I lëmë mënjanë. Në një tenxhere me ujë të bollshëm ziejmë oriizn për aq minua sa është shteruar në etiketë e më pas e kullojmë dhe e lëmë të ftohet në frigorifer. Specat dhe kackavallin e presim në kubikë të vegjël, ullinjtë, qepët e njoma dhe kastravecat turshi I presim në rondele.

    Po ashtu proshutën dhe domatet I presim në kubikë. Të gjtihë përbërësit orizin e të gjtiha sa thamë më lart I bashkojmë në një tas I japim shije me kripë, piper të zi, pak vaj ulliri I përziejmë mirë dhe e shërbejmë.

    Shënim: Në këtë recetë mund të shtoni dhe peshk ton me vaj duke I kulluar vajin më parë e më pas e përziejmë në tas.

  • VIDEO

    Fileto pule me bizele nga zonja Vjollca

    Fileto pule me bizele

    Përbërësit:

    400 gr fileto pule

    miell për pudrosje e mishit

    1 qepë e vogël

    1 karrotë e vogël

    vaj e gjalp

    1/2 gotë verë të bardhë

    400 gr bizele

    kopër

    kripë dhe piper të zi

    Përgatitja:

    Presim mishin e pulës në kubikë dhe shirita e pudrosim me miell dhe shkundim mirë miellin duke I kaluar copat e filetoës në sitë. Në një tigan të thellë shkrijmë gjalpin 1 lugë gjelle gjalp dhe vaj dhe kaurdisim qepën të grirë hollë, karrotën në kubikë të vegjël.

    Shtojmë fileton në kubikë dhe I përziejmë sëbashku deri sa mishi të ndryshojë ngjyrë dhe bizelet I përziejmë mirë duke I shuar me verë të bardhë. Shtojmë kripë dhe piper të zi, lën pule ose vaj sat ë mbulohen bizelet dhe mishi dhe I lëmë të ziejë për 20-25 minuta në fund e spërkatim me pak kopër ( 1 lugë gjelle ) dhe e shërbejmë.

  • VIDEO

    Sygjerim / Çfarë të lexojmë këtë fundjavë?

    Fundjavat kalohen më bukur në shoqërinë e një libri, prandaj në “Rreze Dielli” Ines Ibrahimi solli disa sygjerime për librat që mund të lexoni këtë fundjavë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv