-
VIDEO
Zotëria s’u zë besë anëtarëve të Kushtetueses dhe shpjegon: Ja si duhet të zgjidhen dhe 4 kriterët që…
Mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u diskutua për zgjedhjet lokale të vitit 2019-të dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar gjykimin e për t’i kërkuar opinion Venecias. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak një telefonuesi që iu kthye keq anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 24 qershor 2021, Kushtetuesja dhe zgjedhjet vendore 2019.
Telefonuesit të pakënaqur me Gjykatën Kushtetuese. Rikthehet në biseda ligjitimiteti apo jo i zgjedhjeve vendore të vitit 2019-të.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 24 Qershor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga te gjithe deshtaket e "fitores" se Lulzim Bashes te ke ka ne mendje Uashingtoni e deri tek Europiani merr "zjarr" me Angli-Gjermani.
-
VIDEO
Çertifikohet 25 prilli me 140 deputetët e rinj, çdo të ndodhë mes PS dhe PD në shtator?
Emisioni Repolitix trajtoi çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit pas përfundimit të gjithë procesit me 140 deputetët e rinj. Repolitix trajtoi dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tju drejtuar Komisionit të Venecias për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Të ftuar në studio deputeti i PS Etjen Xhafaj, ish-kreu i KQZ Kristaq Kume, Fabian Topollaj nga BD dhe analisti Ylli
-
VIDEO
Euro 2020/ Mbyllet faza e grupeve! Gjermania kualifikohet me ankth, në 1/8 përballet me Anglinë, më tej edhe Franca me Portugalinë
Barazimi me shifrat 2-2 ka kualifikuar në fazën e 1/8 si Francën ashtu edhe Portugalinë. Një ndeshje ku Benzema dhe Ronaldo realizuan ‘dopietë’. Më tej ka kaluar edhe Gjermania që ka barazuar me vështirësi 2-2 kundër Hungarisë. Në fazën e 1/8 ‘panezerat’ do luajnë finalen e parakohshme kundër Anglisë në Uembley.
-
VIDEO
Euro 2020/ 'Zgjohet' Spanja, shkatërron Sllovakinë dhe 'peshkon' Kroacinë në 1/8! Polonia mposhtet edhe në fund, Suedia e para e grupit E
Spanja i është përgjigjur kritikave, duke shkatërruar 5-0 Sllovakinë në ndeshjen e fundit të grupeve të Europianit. Në fazën tjetër La Roha do të përballet me Kroacinë, ndërsa një biletë për 1/8 ka prerë edhe Suedia e cila është kualifikuar si e para grupit E me 7 pikë falë fitores 3-2 kundër Polonisë.
-
VIDEO
Etjen Xhafaj: Maxhoranca e shqetësuar për mosnjohjen e zgjedhjeve nga opozita! Do bashkëpunonim me ta edhe për zgjedhjen e Presidentit të ri
Për deputetin e zgjedhur i PS, Etjen Xhafaj mosnjohja e rezultatit ët zgjedhjeve të 25 prillit nga opozita, përbën shqetësim për maxhorancën. Në "Repolitix" ai u shpreh se opozita ka një rol për të luajtur dhe se duhet të ketë bashkëpunim për çështjet thelbësore.
"Është problem për maxhorancën që opozita nuk njeh zgjedhjet, sepse në demokraci të gjitha palët kanë një rol. Ka një debat, alternativa, bashkëpunim në çështjet madhore të një vendi. Fakti që pas 2 vitesh pushime këta u kthyen dhe për hir të rrotacionit, pushteti duhet të ndryshojë, rrotacion për hir të rrotacionit nuk ka. Ajo që ka ndodhur rëndomë 4 zgjedhjet e fundit, që presupozohet që hidhet baltë dhe krijohen kriza të paqena, kosto është e të gjithëve jo vetëm e maxhorancës. Ne jemi të shqetësuar për mosnjohjen ezgjehdjeve, pazari është gjëja e fundit që unë dua të diskutoj. Opozita ka një rol për të luajtur, sot më shumë se kurrë, në 2021, kur vijmë pas 2 vitesh kriza, pandemia e tërmeti, kur kemi dy sfida, rimëkëmbja ekonomik dhe integrimi në BE, çështja kryesore që duhet ët pyesim është se çfarë duhet ët bëjmë të gjithë bashkë për të bërë më të mirën. Bashkëpunimi duhet të jetë ato që janë çështje thelbësore për popullin shqiptar", tha Xhafaj.
I pyetur nëse është edhe zgjedhja e Presidentit të ri, në rast të shkarkimit të Metës, apo pas mbarimit të mandatit të tij në korrik të 2022, një motiv bashkëpunimi me opozitën, Xhafaj u shpreh qartazi "po", duke shtuar se një gjë e tillë do të tregonte frymë bashkëpunimi.
"Do të ishte absolutisht një motiv bashkëpunimi edhe për Presidentin e ri, do tregonte frymë bashkëpunimi se ne mund të kemi një debat civil, të jemi kundërshtar, por jo armiq", shtoi ai.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 30-qershorit, Topollaj në Report Tv: Komisioni i Venecias ka kthyer një përgjigje për dekretin e Metës, presidenti ka tejkaluar kompetencat!
Topollaj tha se do të kishte preferuar që Gjykata Kushtetuese të kishte marrë një vendim, pasi është i vetmi organ që gjykon mbi kushtetutshmërinë, sepse Komisioni i Venecias jep rekomandime, të cilat sipas tij i ka dhënë edhe më parë. Topollaj kujton rastin kur Kuvendi në 2019 nisi procedurat për shkarkimin e presidentit pasi anuloi dekretin e zgjedhjeve të 30 qershorit, dhe ju drejtua Komisioni të Venecias. Sipas Topollajt Komisioni i Venecias është shprehur për dekretin, pasi tha se Presidenti i Republikës ka tejkaluar kompetencat me shtyrjen e zgjedhjeve vendore.
-
VIDEO
‘Nëna më la në jetimore,i lutesha të mos më braktiste’/I riu tregon torturat në institucion
Klodian Kodra është një 37-vjecar me banim në Shkodër, i cili është në kërkim të prindërve të tij biologjik. Ai u soll në jetë në Matërnitetin e Durrësit më 22 mars 1984 nga nënë Baptishe Kodra, një 61-vjecare po nga qyteti i Durrësit. Menjëherë pas lindjes nëna e la në befotrofin e Shkodrës për arsye që Klodiani nuk mundi t'i mësonte. Cdo fundjavë nëna e merrte Klodianin dhe e mbante në shtëpinë e saj në Durrës deri ditën e hënë ku më pas e kthente sërish në institucion në Shkodër. Edhe kur më 10 shkurt 1993 Klodiani kaloi në shtëpinë e fëmijës për mosha më të rritura, nëna për një muaj e takoi djalin deri kur më 22 mars të po këtij viti, Baptishe i komunikon djalit të saj, 9-vjecar asokohe, se i duhej të largohej për një punë. por që nga ai moment, Klodiani nuk mësoi më asgjë për nënën e tij. Ai mban mënd se kur shkonte tek shtëpia e nënës, ajo jetonte e vetme. Gjithashtu i kujtohet edhe emri i gjyshit nga ana e nënës i cili quhet Xhavit. Ajo se cfarë nuk arriti të mësonte kurrë edhe pas shumë pyetjeve që i bënte nënës, ishte emri i babait të tij. Ai nuk mundi të mësonte dot kurrë se kush ishte dhe ku ndodhej babai i tij, apo edhe arsyet se pse nëna e la në një institucion. Më 10 shtator të vitit 1993, Klodiani u mor nga fondacioni Projekti Shpresa, ku që prej atij viti dhe derimë sot është strehuar dhe i kanë qëndruar pranë duke u bërë një familje e dytë për të.Imazhi i nënës i kujtohet edhe sot e kësaj dite, një grua me flokë kacurrela, zeshkane dhe me një trup afro 1.60 e gjatë.
-
VIDEO
‘Kur qaja në jetimore edukatorja më fuste çorapen në gojë’/Trondit jetimi shkodran në ‘Pa Gjurmë’
Klodian Kodra është një 37-vjecar me banim në Shkodër, i cili është në kërkim të prindërve të tij biologjik. Ai u soll në jetë në Matërnitetin e Durrësit më 22 mars 1984 nga nënë Baptishe Kodra, një 61-vjecare po nga qyteti i Durrësit. Menjëherë pas lindjes nëna e la në befotrofin e Shkodrës për arsye që Klodiani nuk mundi t'i mësonte. Cdo fundjavë nëna e merrte Klodianin dhe e mbante në shtëpinë e saj në Durrës deri ditën e hënë ku më pas e kthente sërish në institucion në Shkodër. Edhe kur më 10 shkurt 1993 Klodiani kaloi në shtëpinë e fëmijës për mosha më të rritura, nëna për një muaj e takoi djalin deri kur më 22 mars të po këtij viti, Baptishe i komunikon djalit të saj, 9-vjecar asokohe, se i duhej të largohej për një punë. por që nga ai moment, Klodiani nuk mësoi më asgjë për nënën e tij. Ai mban mënd se kur shkonte tek shtëpia e nënës, ajo jetonte e vetme. Gjithashtu i kujtohet edhe emri i gjyshit nga ana e nënës i cili quhet Xhavit. Ajo se cfarë nuk arriti të mësonte kurrë edhe pas shumë pyetjeve që i bënte nënës, ishte emri i babait të tij. Ai nuk mundi të mësonte dot kurrë se kush ishte dhe ku ndodhej babai i tij, apo edhe arsyet se pse nëna e la në një institucion. Më 10 shtator të vitit 1993, Klodiani u mor nga fondacioni Projekti Shpresa, ku që prej atij viti dhe derimë sot është strehuar dhe i kanë qëndruar pranë duke u bërë një familje e dytë për të.Imazhi i nënës i kujtohet edhe sot e kësaj dite, një grua me flokë kacurrela, zeshkane dhe me një trup afro 1.60 e gjatë.
-
VIDEO
Ndihmë për vogëlushen Nikol Dashi! 10-vjecarja ndodhet në Turqi, jeta e saj është në rrezik
Këto janë fotot e një 10-vjeçare, e cila 12 ditë më parë do të kishte një jetë të lumtur sit ë gjithë bashkëmoshatarët e saj. Por një hematomë në shpatullën e saj të brishtë, që u vu re nga nëna e saj do të trondiste familjen nga Policani. Nikol Dashi u dërgua nga prindërit me urgjencë në spitalin e Beratit e më pas në Tiranë, aty ku pas ekzaminimeve të njëpasnjëshme diagnoza përcaktoi se vogëlushja vuante nga një tumor. Mungesa e kurimit të specializuar në Shqipëri, bëri që bashkë me prindërit, një ditë pasi festoi ditëlindjen e saj të 10-të, Nikol udhëtoi drejt Turqisë, për kurim në një nga spitalet më të specializuar. Pas konsultave të mënjëhershme e mitura ka mëse 5 ditë që i është nënshtruar seancës së parë të kimioterapisë, seancë e cila nuk ka përfunduar pasi për familjen Dashi ka një kosto të lartë prej 16 mijë euro.
-
VIDEO
‘I prem gërshetin,jeta e saj është në rrezik’/Apeli i nënës së vogëlushes me tumor
Këto janë fotot e një 10-vjeçare, e cila 12 ditë më parë do të kishte një jetë të lumtur sit ë gjithë bashkëmoshatarët e saj. Por një hematomë në shpatullën e saj të brishtë, që u vu re nga nëna e saj do të trondiste familjen nga Policani. Nikol Dashi u dërgua nga prindërit me urgjencë në spitalin e Beratit e më pas në Tiranë, aty ku pas ekzaminimeve të njëpasnjëshme diagnoza përcaktoi se vogëlushja vuante nga një tumor. Mungesa e kurimit të specializuar në Shqipëri, bëri që bashkë me prindërit, një ditë pasi festoi ditëlindjen e saj të 10-të, Nikol udhëtoi drejt Turqisë, për kurim në një nga spitalet më të specializuar. Pas konsultave të mënjëhershme e mitura ka mëse 5 ditë që i është nënshtruar seancës së parë të kimioterapisë, seancë e cila nuk ka përfunduar pasi për familjen Dashi ka një kosto të lartë prej 16 mijë euro. 60-70 përqind janë shanset për të jetuar, një lajm ky që i është komunikuar nga mjekët më të mirë që kanë marrë përsipër kurimin e 10-vjeçares. Kurimi do të vijojë edhe me 5 seanca, kur më pas vogëlushja do t’i nënshtrohet edhe një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale. Vajza e qeshur, e cila është bërë pjesë e spoteve në kauza të forta shoqërore, sot është ajo që ka nevojë për ndihmë. Le t’i rikthejmë buzëqeshjen Nikol, vajzës së vogël e cila lufton çdo ditë për jetën, mes dhembjeve të forta dhe trishtimit që i ka zbehur shkëlqimin në sytë e qëshur. Në shtëpi e pret edhe motra 7 muajshe, së cilës nuk ia dhuron dot prej kaq ditësh një përqafim të ngrohtë.