• VIDEO

    Hajdari në Report Tv: Do vazhdoj të jem aktive në politikë, jam vlerë e shtuar për çdo parti opozitare! PD humb shumë duke mos njohur zgjedhjet

    Deputetja Rudina Hajdari thotë se nuk ndihet aspak e keq ardhur për faktin se nuk u zgjodh deputete nga zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë për Report Tv, Hajdari argumenton se kjo lidhet me faktin e betejës së fortë që ka zhvilluar në Kuvend, pasi opozita dogji mandatet, duke nënvizuar se ata duhet t'i zhvillonin betejat në Kuvend. Ky vendim sipas saj, kishte edhe kostot e veta politike.

     'Jo nuk më vjen aspak keq sepse kam bërë një betejë të fortë dhe jam shumë krenare për betejat që kamë bërë në parlament. Beteja për të qëndruar në parlament, për të dhënë mesazh që opozita ka nevojë për të bërë betejat e saj kundrejt çdo qeverie. Duhet luftuar brenda sistemit, për këtë kam qëndruar dhe jam krenare, patjetër që kjo është kostoja që merr me pas.'- tha Hajdari.

  • VIDEO

    Kasem Hoxha, një i arratisur gjysëm kufomë në Greqi

    Pak muaj pas revoltës së Spaçit, në verën e 1973, jetës ferr në atë burg famkeq, do i bashkohej edhe Kasem Hoxha, një i ri nga fshati Markat i Sarandës, dënuar për agjitacion e propagandë me 10 vjet burg. Shkak ishin bërë një tufë poezish, ku ai shprehte hapur pakënaqësitë ndaj regjimit që nuk i linte asnjë shteg lirie për mbajtur gjallur shpresat dhe endrrat. Kasemi do të vuante shumë në burgun e Spacit, pasi veç represionit dhe kushteve të tmerrshme të punës në atë kamp, do të vuante edhe nga ana shëndetsore. Por ato 10 vite në Spaç ai planifikonte me kujdes dhe ndërtonte pak nga pak ëndrrën e tij të madhe për të flutuar në tokat e lira, në perëndim. Mësonte përditë nga pak greqisht, i bindur se një ditë do ti hynte në punë dhe vërtet ashtu do të ndodhte....

  • VIDEO

    Zgjedhjet vendore të 2019-s shqyrtohen sot në Gjykatën Kushtetuese! Rrëzohen kërkesat e qeverisë për pushim ose pezullim të gjykimit! 'Legjitimohet' Voltana Ademi

    TIRANË-Gjykata Kushtetuese zhvillon sot, seancën e parë në lidhje me padinë e Kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit të 2019. Seanca ka nisur sot në orën 10:00. Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare po bëhet pa praninë e publikut.

    Këshilli i Ministrave kërkoi që të ketë pezullim të çështjes pasi nuk ka aket për legjitimim palësh, pasi s'ka kopje të statutit të shoqatës së bashkisë në emër të të cilës Voltana Ademi ka bërë kërkesë, dhe që tashmë nuk është kryetare. Sipas juristes së qeverisë, Elira Kokona, këto janë thelbësore për vijimin e gjykimit. Nëse nga aktet e shoqatës rezulton se s'kanë firmosur organet dhe znj. Ademi s'ka tagër dhe legjitimim. Për këto kërkohet pezullim i gjykimit deri sa Gjykata e Tiranës të marrë një vendim për organet drejtuese. Kërkesa tjetër e Këshillit të Ministrave ishte që të pushohet çështja pasi sipas tyre gjykata Kushtetuese nuk është kompetente në këtë çështje. Nga ana e tij përfaqësuesi ligjor i Voltana Ademit, Jordan Daci,u shpreh se janë dorëzuar në Gjykatë edhe statuti, edhe akti i themelit e gjithçka nga Gjykata e Tiranës. Sipas tij s'ka çështje tjetër pasi vetë Gjykata e Tiranës  ka kthyer aktet për pretendimet e të tjerëve

  • VIDEO

    Smoothie detox për të humbur peshë

    Periudha e verës është koha kur kërkojmë më tepër të humbasim peshë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” nutriconistja Lediana Liçe solli dy receta smoothie, për personat që duan të humbasin peshë dhe smoothie për personat që dëshirojnë të fitojnë peshë.

  • VIDEO

    Si të bëni në shtëpi qumësht tërshëre

    Në një intervistë në emisonin “Rreze Dielli” në Report Tv Sabina Sherifi blogerja që herë pas here sjell receta të thjeshta dhe të shpejta për të gjitha amvisat tregoi sot se si mund të realizojmë qumështin e tërshërës vet në shtëpi. Me një recetë që ka shumë pak përbërës dhe njëkohësisht është e pasur me vlera ushqyese, si dhe një mënyrë e mirë për të konsumuar qumështin personat që janë intolerantë ndaj laktozës.

    “Qumështi I tërshërës është shumë I mirë për ata që janë intolerant ose kanë alergji nga laktoza, është I garantuar që është një qumësht  I çertifikuar pa gluten, ka shumë përfitime shëndetësore, kryesisht në shëndetin e zemrës” tha ajo.

    Receta e përgatitjes së qumështit të tërshërës

    2 kupa tërshërë ( 400 ml)

    4 kupa ujë të ftohtë ose ( 800 ml)

    Raporti I recetës është në një kupë tërshërë duhen dy kupa ujë.Gjithashtu për ta personalizuar sipas shijes mund të përdorni  ose një lugë gjelle mjaltë ose një lugë gjelle shurup panje dhe pak vanilje.

    Për të përgatitur qumështin e tërshërës hedhim ujin në blender dhe më pas tërshërën sipas masave, shtojmë panjën ose mjaltin, një lugë të vogël kafeje vanilje, pasi mbarojmë procesin e blenderit, e kullojmë dhe kështu krijohet qumështi i tërshërës.

  • VIDEO

    Horoskopi i dashurisë, çiftet e shenjave dhe romancat e tyre

    Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli” ishim me astrologen Laura Lorofili e cila tregoi më tepër sezonin e gaforres, që do të thotë se shumë shenja në këtë periudhë do të kenë më shumë fat se zakonisht. Ndërsa tregoi edhe për çiftet romantike të shenjave sipas yjeve.

    “Nga 21 qershori gaforrja është futur në funksion, normale që janë me fat sepse është pjesa e ditëlindjeve të tyre  mirëpo kjo nuk do të thotë që nuk janë edhe shenjat e tjera me fat, për shkak që gjatë kësaj periudhë do të ndodhin shumë ndryshime të planeteve por që janë pozitive” tha ajo.

    Parashikimi i yjeve për çiftet romantike të horoskopit

    Dashi me ujorin-  Ujorin dhe me shigjetarin për shkak të anës emocionale që e kan të ngjashme dhe për shkak të anës spontane dhe shpirtërore që e kanë më të zhvilluar se shenjat e tjera.

    Demi me gaforren-  sepse demi ka pjesën e seriozitetit porn ë të njëjtën kohë është shumë I ndjeshëm, në pjesën e punës është shumë I zhvilluar, I përkushtuar kështu që anën emocionale e lë pak anash ndërsa gaforrja e ka të kundërtën, kështu si natyrë është shumë emocionale, dhe anën emocionale dhe dashurinë e vendos përpara ndërsa anën profesionale e lë pak më anash.

    Binjakët me ujorin- për shkak të pjesës së komunikimit që e kanë shumë të zhvilluar dhe kanë botëkuptim shumë të njëjtë.

    Luani me shigjetarin- pavarësisht se të dyja shenjat janë kokëfortë për shkak se shenjat e zjarrit janë spontane, ka pjesën e aventurës dhe kanë pjesën e intuitës pothuajse të ngjashme.

    Virgjëresha me bricjapin- sepse janë ‘ koka’ që mendojnë shumë dhe për cdo vendim I shikojnë gjërat deri në detajin më të fundit, kështu që në aspect me njëri-tjetrin,pjesën e komunikimit e kanë shumë të njëjtë.

    Peshorja me binjakët- për shkak të natyrës më të tërhequr familjare që e ka peshorja dhe binjaku ka anën më spontane, është njësoj sikur të kombinosh një pjesë të plusit dhe minusit prandaj edhe përputhen me njëra-tjetrën.

    Akrepi me gaforren- gaforrja është më e ndjeshme ndërsa akrepat më të ftohtë dhe mbajnë balancën e lidhjes së tyre dhe për shkak të pjesës që gaforret janë njerëz që shprehen më shumë ndërsa akrepi e mban për vete.

    Shigjetari me dashin- Të dyja janë shenja kokëfortë, janë shenja të zjarrit. Shigjetari ka dëshirë për vëmendje  ndërsa Dashi përpoës kësaj ka dëshirë që edhe të tjerët të kujdesen për të.

    Bricjapi me demin- Pavarësisht se janë të dy shumë kokëfortë është për shkak të pjesës punëtore që e kanë, pjesës së komunikimit  por edhe për shkak të pjesës së dashurisë sepse anën e dashurisë e shohin të ngjashme.

    Ujori me binjakët dhe shigjetarin -  sepse janë më spontan, janë shenja më aventuriere, janë më të zjarrta, I bëjnë gjërat hapur ndërsa ujori është më I tërhequr dhe atë pjesën që ndoshta ujori nuk e ka ndoshta e ka shigjetari.

    Peshqit me gaforren- Të dyja e kanë ndjeshmërinë shumë të lartë dhe për këtë është mundësia shumë e vogël që të bëjnë diçka kundër njëri-tjetrit duke pasur natyra të ndjeshme.

  • VIDEO

    Repolitix/ Harxhi ripyet Bashën:Pse nuk shkon dot në SHBA? Ja c’ndodhi që me djegien e mandateve

    Emisioni Repolitix trajtoi situatën në PD pas debateve për garën për kryetar të kësaj force politike. E ftuar në studio ish-kandidatja për kryetar të PD Edit Harxhi. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi procesin e integrimit pas vendimit të Bullgarisë për të penguar Maqedoninë e Veriut por që penalizon dhe Shqipërinë për hapjen e negociatave. Të ftuar në studio Teuta Vodo sekretare për marrëdhëniet me Jashtë në PS dhe politologu Altin Gjeta.

  • VIDEO

    Xaxiq nga zonja Vjollca

    Xaxiq

    Përbërësit:

    300 gr salcë kosi

    1 kastravec

    1 thelpi hudhër

    2 lugë gjelle kopër të grirë hollë

    3 lugë gjelle vaj ulliri

    Kripë dhe piper të zi

    Përgatitja

    Qërojmë kastravecin dhe e grijmë në rende duke përdorur grirësen në feta të mëdha. Vendosim kastravecin e grirë në një tas shtojmë pak kripë dhe 1 lugë gjelle uthull të verës së bardhë e lëmë mënjëanë që kastraveci të nxjerrë ujin e tij.

    Ndërkohë bashkojmë salcën e kosit me hudhrën e grirë imët, thullën e mbetur dhe 3 lugë gjelle vaj ulliri I përziejmë mirë përbërësit deri sa të kombinohen mirë me njëri-tjetrin dhe të formohet një masë kremoze. Kullojmë mirë kastravecin që të mos më lëng dhe e shtojmë atë tek kosi ( lëngun e hedhim).

    E përziejmë mirë duke shtuar kripë dhe piper për të pasuruar shijen, shtojmë pak kopër dhe salcae xaxiqit është gati. E vendosim në frigorifer dhe e shërbejmë atë me pite sufllaqe me patate me karrota dhe qebap etj.

  • VIDEO

    Qofte me pure dhe salcë në furrë nga zonja Vjollca

    Qofte me pure dhe salcë në furrë

    Përbërësit:

    Brumi qofteve

    400 gr mish i grirë

    1 qepë

    1 vezë

    2 lugë gjelle bukë e thekur e grirë

    1 lugë kafe kumin

    Kripë dhe piper i zi

    1 lugë çaj piper i kuq

    1 lugë miell për pudrosjen e qofteve

    Vaj për skuqje

    Pureja

    1 kg patate

    100 gr gjalp

    Kripë dhe arrëmoskat

    1/2 filxhan çaj qumësht

    Salca

    1 lugë gjelle vaj ullir

    300 gr pure domate

    50 ml ujë

    Kripë dhe piper të zi

    Borzilok

    150 gr djath që shkrin

    Përgatitja:

    Fillimisht vendosim në një tenxhere me ujë patatet të qëruara dhe të prera në ½ për të zjerë me kripë për 30 minuta. I kullojmë i vendosim në një task u do të shtojmë gjalpin, qumështin, kripë, arrëmoskat dhe I shtypim duke I kthyer në pure. Purenë e vendosim në një tavë xhami të lyer me pak gjalp e nivelojmë mirë dhe e lëmë mënjëanë.

    Ndërkohë në një tas vendosim të gjithë përbëërsit e brumit të qofteve, mish, qepë, vezë, kripë, piper të zi, bukë të thekur të grirë, piper të kuq. Punojmë mirë brumin e qofteve, formojmë qofte mesatare në formë sferike I pudrosim lehtë me miell dhe I skuqim në tigan me pak vaj sat ë zverdhen. I largojmë dhe I vendosim mbi purenë  në tavë. Në një tigan me 1 lugë gjelle vaj shtojmë purenë e domates, kripë, piper, borzilok, 50 ml ujë e lëmë të marrë valë dhe shpërndajmë salcën mbi qoftet. Vendosim në sipërfaqe djath të grirë në rende dhe më pas e pjekim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta.

  • VIDEO

    “Zihen për t’u bërë deputet, marrin 800 mijë lekë pension” zonja “shpërthen”: Turp, na pinë gjakun

    Mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u fol për çmimet e produkteve ushqimore. Por një zonjë që telefonoi analizoi pak për pensionet dhe “shpërtheu” ndaj deputetëve duke zbuluar se marrin deri në 800 mijë lekë të vjetra pension dhe kjo sipas saj është e turpshme.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 23 qershor 2021, A përballohen çmimet e ushqimeve?

    Qytetarët thonë se çmimet e produkteve ushqimore janë shtrenjtuar shumë dhe janë të papërballueshme.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 23 Qershor 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga zbardhet dosja e plote per anulimin e zgjedhjeve te 30 qershorit te Bullgaria i i ve "veton" Maqedonise e BE nuk nis negociatat me Shqiperine e deri tek "luanet" feste me frike.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv