-
VIDEO
Harxhi ripyet Bashën pse nuk shkon në SHBA? Unë do takoj Reeker në Tiranë
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker do të vizitojë Tiranë më 30 qershor dhe në axhendën e tij ka edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, por nuk dihet nëse ka apo jo me kreun e pozitës Luzlim Basha. Edith Harxhi tha se nëse Reeker nuk do të takonte Bashën kjo do të ishte një sinjal shumë dëmtues për PD-në.
Haxhi shtoi se edhe vetë do të takohet me Reeker kur të vijë në Tiranë, ndërsa i shtori sërish pyetjen Bashës se pse nuk mund të shkojë dot në SHBA.
“Basha nuk shkon dot në SHBA. Ishte pasojë e përvojës time diplomatike dhe në 4 vitet e fundit Basha nuk e ka vizituar Washington dhe ka pasur ftesa të drejtpërdrejta, sipas informacioneve që unë kam Basha ka problem. Ai mund të shkojë si turist, por jo si kryetra i PD. Besoj se Basha do të takohet me Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker dhe duhet të takohet, nëse kjo nuk ndodh do të ishte dëmtuese për PD-në. Unë vet kam njohje me të dhe do e takojë”, tha Harxhi.
-
VIDEO
Harxhi: Nëse PD nuk shkon në parlament në shtator, i vihet dryni përgjithmonë! Flet edhe për marrëdhëniet me Bashën
Edith Harxhi tha se PD duhet të shkojë patjetër në parlament në shtator dhe ka a bindjen se kjo do të ndodh. Nëse nuk shkon, tha ajo, atëherë PD do i vihet njëherë e përgjithmonë dryni.
“Patjetër që do të shkojë në parlament, nëse nuk shkon atëherë PD-së do i vihet dryni njëherë e përgjithmonë”, tha Harxhi.
Harxhi foli edhe për marrëdhëniet e saj me Bashën duke thënë se nuk është prishur me të, por ka ndalur së foluri me personin që po kedrejton partinë duke e çuar atë në humbje të vazhdueshme.
“Unë nuk jam prishur me zotin Basha, por kam ndaluari së foluri me të pasi nuk kam çfarë të flas me një person që keqdrejton partinë, nuk kam asgjë ndaj Bashës si individ, por si drejtues humbës i PD-së”, tha Harxhi.
-
VIDEO
Vendimi negativ i BE, sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë e PS: Lajm që pritej! Sukses për Shqipërinë fakti që 27 vende i dhanë dritën jeshile!
Ministrat e jashtëm të BE nuk vendosën një datë për çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë herë pengesë u bë Maqedonia e Veriut pas vetos që i vendosi Bullgaria. Për Teuta Vodon, sekretaren për Marrëdhëniet me Jashtë e PS, vendimi i sotëm nga ministrat e jashtëm të BE ishte një lajm që pritej. Teuta Vodo e ftuar në ‘Repolitix’ u shpreh se Shqipëria i kishte plotësuar të gjitha detyrat e saj që i janë kërkuar nga BE.
-
VIDEO
Shkarkimi nga Kuvendi, Harxhi: Meta duhet të kishte mbajtur një staturë më të fortë të Presidentit, sidomos në marrëdhëniet me SHBA
Edith Harxhi tha se Ilir Meta duhet të kishte mbajtur një staturë më të fortë të Presidentit në disa raste, sidomos në marrëdhëniet me SHBA. Ajo tha se vendim për ta shkaktuar me këtë parlament presidentin ishte i nxituar, pasi duhej pritur kuvendi i ri që do të ngrihet në shtator.
“Nuk mendoj se mazhoranca duhej të shkarkonte presidentin me kaq urgjencë, duhet të priste parlamentin e ri në shtator. Mendoj se ne disa qëndrime Meta duhet të kishte mbajtur një staturë më të fortë të Presidentit sidomos në marrëdhëniet me SHBA”, tha Harxhi.
Lidhur me ftesën e Ramës për bashkëpunim me PD, Harxhi tha se PD duhet të bashkëpunojë në çështje me interes kombëtar.
“Bashkëpunim në qeverisje nuk besoj, po bashkëpunim për çështje të interesit kombëtar duhet të ndodh. Edhe zgjedhja e presidentit është me interes kombëtar”, tha Harxhi.
-
VIDEO
Zgjedhjet në PD, Harxhi: U bë një masakër e vërtetë me listat! Kam prova që kutitë janë mbushur me vota pro Bashës
Edith Harxhi tha se në zgjedhjet në PD më 13 qershor ishte bërë një masakër e vërtetë me listat e anëtarësisë, gjë të cilën ajo nuk e priste të ishte kaq e rëndë. Harxhi tha se ka prova se ka pasur shkelje tepër të rënda gjatë zgjedhjeve dhe se kutitë e votimit janë mbushur me vota pro Bashës.
Harxhi tha se fatkeqësisht PD është deformuar në formë dhe përmbajtje dhe kjo gjë ka ndodhur gjatë viteve të fundit
“Ne nuk kishim garë, nuk mund të flasim për garë ku nuk kishte barazi, konkurrencë, nuk kemi pasur as burime financiare e as njerëzore pasi të gjitha këto janë përdorur nga kryetari i partisë. PD është një parti që është deformuar në formë dhe përmbajtje dhe jo ka ndodhur vitet e fundit. Nuk e dija që ishte një maskër e vërtetë me listën e anëtarëve të PD-së, u është mohuar e drejta mijëra anëtarëve dhe po flitet për më shumë se 30 mijë anëtarë dhe sigurisht unë nuk e dija këtë. Nëse do e dija do i drejtohesha gjykatës. Kam prova që ka pasur shkelje të mëdha dhe se kutitë janë mbushur me vota pro Bashës. Zoti Shehaj ka më shumë prova për shkeljet por ka zgjedhur të heshtë”, tha Harxhi.
-
VIDEO
Harxhi në Repolitix: Kuvendi Kombëtar i PD, spastrimi i radhës i Bashës! Që nga djegia e mandateve e deri sot marrëdhëniet e tij janë ftohur me SHBA
PD do të mbajë më 17 korrik Kuvendin Kombëtar, që për Edith Harxhin jo vetëm është një mbledhje e nxituar, por e shikon atë si përçarjen e fundit dhe spastrimin e radhës që Lulzim Basha do të bëjë me kundërshtarët e tij. Harxhi u shpreh se ka një ftohje Lulzim Bashës me ambasadën e SHBA-së që ka nisur që nga djegia e mandateve e deri sot.
-
VIDEO
Kreu i Unionit Turistik në Shqipëri, Kasa: Problematikat kryesore ndotja akustike dhe plehrat! Kërkojmë heqjen e orës policore si dhe zgjatjen e orarit të muzikës
Sezoni turistik ka nisur tashmë në të gjithë vendin. Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar thotë në një intervistë për Report Tv se ka mbi një muaj që është organizuar turizmi në bregdet dhe se janë në pritshmëritë e duhura
Kasa thotë se biznesi privat e ka bërë më së miri punën e tij, dhe se tashme i mbetet puna shtetit, duke nënvizuar së dy problematikat kryesore në vend mbesin plehrat dhe ndotja akustike. Ai shtoi se kanë kërkuar vazhdimisht gjatë sezonit veror të ndalohen ndërtimet pranë zonave turistike.
-
VIDEO
Integrimi në BE, Ministrja e Jashtme e Portugalisë: S’u ra dakord për datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare! Shpresojmë të përcaktohet gjatë presidencës sllovene
Ministrja e Jashtme e Portugalisë Ana Paula Zacarias, tha se ishte e pamundur që të arrihej dakordësia për mbajtjen e Konferencës së Parën Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa shtoi se shpreson se kjo të arrihet të përcaktohet gjatë presidencës sllovene që nis më 1 korrik deri në fund të vitit 2021.
”Ne e nisëm ditën me bisedimet për zgjerimin. Fatkeqësisht, pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona, ishte e pamundur që të arrijmë një dakordësi për mbajtjen e kornizën e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parën Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne shpresojmë se presidenca sllovene do të mund të arrijnë në përcaktimin e datës. Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një pjesë jetike e Bashkimit Evropian”, tha Zacarias
E pyetur se kush ishte problemi këtë herë që nuk pati një dakordësi për vendosjen e datës për Konferencën e Parë Ndërqeveritare problemi, Zacarias tha se nuk u arrit të gjendej një zgjidhje për mosmarrëveshjet Bullgari-Maqedoni e Veriut.
“Presidenca portugeze bëri të pamundurën për të arritur një kompromis. Ishte shumë e vështirë , por e kuptojmë se është një moment i vështirë për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë. E kuptojmë që ende nuk ka ardhur koha. Mendoj se duhet të gjejmë një zgjidhje kur të gjithë pjesëmarrësit, të ndihen rehat në pozicionin që kanë. Ne e ftojmë presidencën sllovene të vazhdojnë përpjekjet tona. Ne shpresojmë që të mbajmë Konferencat e Para Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në presidencën e ardhshme”, tha Zacarias
-
VIDEO
Euro 2020/ Sonte në fushë grupi D, Çeki-Angli të kualifikuara! Përballje decizive mes Kroacisë dhe Skocisë, vlen vetëm fitorja
Çeki-Angli dhe Kroaci-Skoci janë dy ndeshjet e fundit të grupit D në Europian. Në përballjen e Londrës pritet një Angli me disa ndryshime në formacion, pasi ‘tre luanët’ dhe çekët e kanë siguruar kualifikimin, ndërsa me shumë interes pritet Kroaci-Skoci. Të dy kombëtaret synojnë fitoren si alternativa e vetme për t’u kualifikuar.
-
VIDEO
Dieta Keto më deformoi kockat, blogerja tregon eksperiencën befasuese
“Dietat që asnjeherë nuk do i sygjeroja dietat Keto dhe Dukan, të paktën dietën Keto unë nuk e sygjeroj absolutisht fare. Patjetër ka pasoja në shëndet, deformimin e kockave dhe po ashtu trupi I njeriut ka nevojë për të gjitha ushqimet, qoftë për brumrat, qoftë për ëmbëlsirat, mjafton të zgjedhim sasinë e duhur për ta konsumuar atë” tha ajo.
-
VIDEO
Ekonomistja që vuante nga mbipesha tregon si humbi peshë dhe motivon të tjerët
Problemet me peshën janë një ndër problemet më të shpehta që po hasin shumë njerëz kohët e fundit. Mënyrat që zgjedhin për të humbur peshën janë nga më të ndryshmet dhe shpesh nuk kanë efektet që dëshirojnë. Në këtë proces ka shumë faktorë që ndikojnë. Kështu ka nisur edhe historia e Amanda Ballabanit, e cila pasi ka vuajtur nga mbipesha për një kohë të gjatë dhe pasi kishte provuar shumë dieta drastike asgjë s’po funksiononte. Por pasi ndryshoi stilin e saj të jetesës ajo humbi 20 kg për 3 muaj, duke u kthyer në një shembull frymëzimi për shumë vajza të tjera:
“Kam humbur 21 kilogramë për 3 muaj. Të gjtihëve I shkon mednja për këto dietat drastike por nuk është e tillë sepse rrugëtimi im ka nisur shumë vite më parë, para 10 vitesh pikërisht me këto dietat drastike dhe asnjëherë nuk ka qenë rezultat pozitiv. Duke qenë se të gjtihë janë të prirur drejt një dobësimi sa më afatshkurtër dhe të dobsohen sa më shpejt nga ana tjetër në turp ndodhen shumë ushqime që ai I ka të nevojshme dhe unë kam qenë një ndër personat që kam provuar të gjitha dietat e mundshme dhe asnjëherë rezultati ska qenë pozitiv” tha ajo.
Ndërsa shpjegoi se dietat nuk janë aspak efektive theksoi se dy dietat që kanë ndikuar më keq tek ajo janë Keto dhe Dukan:
“Dietat që asnjeherë nuk do i sygjeroja dietat Keto dhe Dukan, të paktën dietën Keto unë nuk e sygjeroj absolutisht fare. Patjetër ka pasoja në shëndet, deformimin e kockave dhe po ashtu trupi I njeriut ka nevojë për të gjitha ushqimet, qoftë për brumrat, qoftë për ëmbëlsirat, mjafton të zgjedhim sasinë e duhur për ta konsumuar atë” tha ajo.
Ajo tregoi për të gjithë procesin dhe stilin e jetës që e ka ndihmuar në ndryshimin drastic në fizikun e saj:
Vendosmëria dhe vullneti është kryesore, por duke qenë se unë nuk kam pasur informacionet e duhura qoftë për ushqimet e shëndetshme, qoftë se si duhet ti konsumoj apo edhe për aktivitetin fizik është trajneri im që më ka udhëzuar në cdo proces.
“Njeriu niset nga eksperiencat e veta personale mendoj, në momentin që eksperienca ime nuk kishte rezultuar si duhet mendova q ëtë kthejsa ushqimin si stil të jetesës, pra zgjodhja që konsumoj cdo lloj ushqimi në sasinë e duhur dhe në përgatitjen e duhur. Po ashtu dhe aktiviteti fizik unë kam zgjedhur të ushtrojë crossfit“ përfundoi ajo.
-
VIDEO
11 skuadra sigurojnë kualifikimin për në 1/8 e Euro 2020! Çekia, Anglia, Suedia e Franca në turin tjetër pa zbritur në fushë
11 skuadra e kanë siguruar tashmë kualifikimin në 1/8 e Euro 2020 dhe mbeten vetëm 5 vende të lira për fazën me eliminim direkt. Çekia, Anglia, Suedia e Franca e siguruan biletën mbrëmë pa zbritur fare në fushë por në varësi të rezultateve në grupet B dhe C.