E gjen pas 28 vitesh djali flet me nënën në ’Pa Gjurmë’. Emocione në studio shpërthen në lot i riu

5 Korrik, 19:14

I ftuar në studio pak ditë më parë, 37-vjeçari, që jeton në qytetin e Shkodrës preku zemrat e të gjithëve, ndërsa rrëfeu si u la në institucion nga e ëma Baptishe Kodra dhe si ajo u zhduk ditën e tij të lindjes më 22 mars të vitin 1993, kur i biri sapo mbushi 9-vjeç. Ai mbeti gjithnjë me kokën pas, nga imazhi i gruas zeshkane me flokë kaçurrela, që e solli në jetë në maternitetin e Durrësit dhe e dorëzoi në jetimore. Ajo e takoi për 9 vite me radhë, në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër, deri kur një ditë vendosi të mos paraqitej më atje. ’Pa Gjurmë’ i realizon ëndrrën e jetës Klodianit, ndërsa 28 vite më pas i mundësoi jo vetëm të shihte fotot e nënës, por edhe te fliste me të. Klodian Kodrës i shkëlqyen sytë, kur pa imazhin e gruas 61-vjeçare, ndërsa tha një ’po’ të fortë aprovuese, se ishte ajo nëna biologjike. Emocionet sapo kishin nisur, pasi programi kishte rezervuar të tjera surpriza në vijim. Pa e ditur se çfarë do të ndodhte më tej, në studio, Klodiani nuk do ta besonte se kjo e hënë e datës 5 korrik do të shenjonte jetën e tij, si një nga ditët më të lumtura. 37-vjecari shpërtheu në lot, ndërsa në një lidhje telefonike dëgjoi për herë të parë zërin e nënës. Mesa duket vitet kishin bërë të vetën dhe mungesa e saj bëri që Klodiani t’i drejtohej me ’zonjë’. Ai mësoi se është vëlla i tre motrave, nga nëna, të cilat gjithashtu ishin prej kohësh në kërkim të vëllait që u kishte munguar.

Programe të tjera

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha