‘Gjeta rrobat në oborr,prindërit ma kycën derën’/Strehohet në fshehtësi tek e bija,djali e refuzon

1 Korrik 2021, 18:17

Prej dy vitesh jeton në Tiranë. E braktisur nga të gjithë, një 55-vjeçare nga Tepelena kërkon ndihmë. Pranvera Harizi u divorcua pas 28 vitesh martesë dhe shkak sipas saj u bë gjendja e vështirë ekonomike. Nje jetë e nisur në skamje, ajo e din vuajtjet që ka kaluar që ditën kur u martua në moshën 18-vjecare, me njeriun i cili për prindërit e saj ishte burri ideal, pasi kishte biografi të mirë.

Unë kam qenë 18 vjeçe kur u martova ai ishte 32 vjeç. Unë u martova me shkuesi. Nuk e doja që në fillim ndaj nuk e doja. Po rai ishte biografi të mirë dhe familja më detyroi të martohesha. Kur u martova jeta ime ishte skëterrë. Ai nuk punonte ishte shumë dembel. Nuk donte t’ia dinte cfarë donte fëmija. 28 vite martesë pata me të. Kur kisha vjehrrën aty në fshat ia mbulonte të metat që unë të mos kuptoja që ai nuk ishte për të qenë. Vetëm donte gjithë ditën të ikte. Kur vinte në darkë më thoshte çfarë do të hamë. 28 vite bakru im nuk u mbush kurrë me bukë. Kalova në depresion. I pari në jetë erdhi djali.

Prej shumë vitesh ka jetuar në një zonë të thellë të Tepelenës, deri kur vendosi të vij në Tiranë dhe të jetojë bashkë me vajzën 30 vjeçe, në banesën e marr me qira nga djali i saj 33-vjeçar. Vëllai i paguan motrës qiranë e banesës, ndërsa nuk ka dijeni se aty jeton edhe nëna e tij, ndaj së cilës ai i ka ngritur një mur të lartë, duke u ndarë për së gjalli. Ajo jeton në fshehtësi, pasi me të birin që pas divorcit nuk ka asnjë komunkim. Mesa duke ai nuk e përjetoi mirë ndarjen e prindërve, ndërsa u rrit nga gjyshja nga babai, që kur ishte ende një 12-vjecar. Sot ai jeton tek xhaxhallarët në Greqi. Nuk e fitoi dashurinë e djalit kurrë, edhe kur ai u bë në moshë madhore. Sot jeton me të bijën fshehurazi të një banesë që e paguan djali.

Në momentin që i thashë djalit që do divorcohesha tashmë u bënë 7 vite që nuk flas me djalin. Pas divorcit vëllai dhe motra u bashkuan, ndërsa ai i paguan qiranë. Djali nuk e di që aty jetoj dhe unë. Nëse e mëson ai do të grindet me vajzën dhe do të na nxjerri jashtë. Unë nuk i kam bërë asgjë, jam nënë. Nëse djali kthehet në Shqipëri, unë do të dal. Unë jetoj ende me frikë, se djali kur vjen nuk njofton. Edhe kur vijnë xhaxhalarët e vajzës unë dal derisa ata të largohen, se mund t’i thonë djalin. Vjaza është e detyruar ta mbajë secret qëndrimin tim aty, se vëllai nuk do ta ndihmojë më. Kam dy vite që jetoj me vajzën dhe nuk e di askush.

Odeta Dume: Nuk ke frikë se do ta zbulojnë nga ky program?

Shpresoj mos ta marrin vesh, por nuk kisha ku të kërkoja ndihmë. I thashë vajzës do iki tek Odeta të kërkoj ndihmë se ju të gjithë më keni dhënë shkelmin. Kam ardhur të kërkoj ndihmë, pasi më kanë hequr edhe kempin që merrja për depression, ndërsa kam edhe probleme sytë, pasi kam lindur miope. Në punë nuk më marrin se më thonë je moshë e madhe. Ilacet i blej me kokrra, sepse nuk kam para t’i blej për gjithë muajin. Unë I them vajzës nuk dua bukë, vetëm të kem ilaçet, po nuk parta ato nuk bëj dot.

 

Ai ka detyruar dhe motrën që të mos ketë asnjë kontakt me mua. Debatet lindën vetëm nga gjendja ekonomike, aty unë kalova në depresion. Kur linda djalin atë e mbante gjyshja, e cila jetonte bashkë me ne. Kur iku vjehrra ime dhe erdhi në Tiranë, ne mbetëm atje në fshat. Djalin e mori me vete në Tiranë, sepse e dinte që djali i saj nuk punonte. Unë nuk kuptoja shumë se isha shumë e re në atë kohë. Erdhën përplasjet nga gjendja ekonomike. Djali u rrit që nga mosha 12 vjecare, tek vehrra dhe nuk na kërkonte më, as mua as të atin. Ai donte të rrinte vetëm me vjehrrën. Unë nuk doja ta lija djalin por vehrra nuk pranoi, donte ta mbante në Tiranë për shkollën. Ai shkoi më pas tek xhaxhallarët ne Greqi. Vajzën e kam rritur vetë, ndërsa djali rrrallë vinte të na takonte. Kur vendosa të divorcohesha, i njoftova të gjithë edhe njerëzit e mi edhe fëmijët e rritur.

E gjithë kjo situatë ka ndikuar jo pak në gjendjen shëndetësore të Pranverës, sot një grua shëndetlig. 55-vjecarja kërkon ndihmë, pasi nuk ka ku të përplaset, divorci me bashkëshortin 7 vite më parë ndikoi keq edhe në marrëdhëniet e saj me prindërit e moshuar, të cilët ia kanë mbyllur derën përgjithnjë nënës së dy fëmijëve.

Unë më shumë rrija me ilaçe se pa ilaçe. Kur u ndava shkova tek prindërit e mi, por ata më thanë kthehu atje ku ishte. Prindërit m’i nxorrën rrobat jashtë dhe më kyçën derën. U strehova tek vëllai im, që tani nuk jeton më.