-
VIDEO
Teknologjia 5G, inxhinieri i telekomunikacionit, Semanaj: Shqipëria e para që nënshkruan marrëveshje të tillë me SHBA, s'kemi fakte që 5G dëmton shëndetin
Para 2 ditësh është nënshkruar marrëveshja për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë. Inxhinieri i telekomunikacionit Besmir Semanaj në një ntervistë për Report Tv tha se Shqipëria është ndër vendet e para që ka nënshkruar një marrëveshje të tillë, por megjithatë ai tha se do të ketë kosto
-
VIDEO
Vogëlushja Nikol e diagnostikuar me kancer, spitali turk merr përsipër operacionin. Familja: Na ndihmoni t’i shpëtojmë jetën
12 ditë më parë bënte një jetë të qetë, bashkë me familjen e saj në qytetin e Policanit, deri ditën kur pasi festoi ditëlindjen e saj të 10-të u mësua se Nikol Dashi vuante nga një sëmundje e rëndë. Pas hematomës që u dallua nga nëna e saj në shpatullën e djathtë, do të dërgohej me urgjencë drejt spitalit të Tiranës, aty ku pas ekzaminimeve, diagnoza përcaktoi se vogëlushja vuante nga një masë e madhe tumorale.
-
VIDEO
Vogëlushja Nikol e diagnostikuar me kancer, spitali turk merr përsipër operacionin. Familja: Na ndihmoni t’i shpëtojmë jetën
12 ditë më parë bënte një jetë të qetë, bashkë me familjen e saj në qytetin e Policanit, deri ditën kur pasi festoi ditëlindjen e saj të 10-të u mësua se Nikol Dashi vuante nga një sëmundje e rëndë. Pas hematomës që u dallua nga nëna e saj në shpatullën e djathtë, do të dërgohej me urgjencë drejt spitalit të Tiranës, aty ku pas ekzaminimeve, diagnoza përcaktoi se vogëlushja vuante nga një masë e madhe tumorale.
-
VIDEO
Arian Starova në Report Tv: Zgjedhjet në PD, prisja një garë më të fortë! Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB arritje! Prioritet dialogu Kosovë-Serbi
Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova e ka cilësuar një arritje dhe sukses të Shqipërisë anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit në OKB. Starova tha se ky është një rrugëtim që vendi ka më shumë se 20 vite që e ka nisur dhe sot kur disa kushte u plotësuan dhe Shqipëria ka më shumë përvojë dhe është pjesë e NATO-s u bë pjesë duke pasur dhe ajo zërin e saj në këtë organizatë të rëndësishme për sigurinë dhe paqen në botë.
-
VIDEO
Drejtori i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu për Report Tv: Po bëjmë identifikimin e anijes, presim përgjigjen nga Italia! Dëmi i konsiderueshëm
Drejtori i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu në një intervistë për Report Tv ka folur në lidhje me anijen e cila u fotografua këtë të martë duke shkarkuar në det vaj të djegur, për të shmangur kostot e asgjësimit që duhet të paguajë në port.
Ndreu tha se po punohet për të identifikuar vendndodhjen ku ka ndodhur krimi mjedisor si dhe anijen e cila ka kryer derdhjen. Ndreu nënvizoi se po presin tashmë një informacion më të detajuar nga Qendra Ndëroperacionale e Romës. Ndreu tha po ashtu se subjekti ka kryer një dëm të konsiderueshëm dhe se penalizohet rëndë deri edhe në bllokimin e anijes.
-
VIDEO
Vetëm një qark larg 'vulosjes' së rezultatit të 25 prillit, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në edhe për Fierin, pritet vetëm Elbasani
Kolegji Zgjedhor është mbledhur sot për të shqyrtuar ankimet e Partisë Demokratike për qarqet Fieri dhe Elbasan, qarqe në të cilat PD kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve. Tashmë ka mbetur vetëm një qark Elbasani, pasi Kolegji rrëëzoi PD-në për Fierin si pretendime të pabazuara në prova dhe në ligj. Shqyrtimi i Elbasanit nis në orën 14:00. Më herët Kolegji rrëzoi kërkesën e PD edhe për prova shtesë.
Pas Beratit, Vlorës Gjirokastrës, Korçës, Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës tashmë janë vetëm dy qarqe të mbetura për t'u vulosur nga Kolegji Zgjedhor, për të mbyllur përfundimisht ankimet e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 25 4prillit
Kujtojmë se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ankimuan rezultatin për 9 qarqe, fillimisht në KAS e më pas në Kolegj Zgjedhor. Me përfundimin edhe të Fierit dhe Elbasanit i hapet rrugë certifikimit të rezultatit nga ana e KQZ për të vijuar në shtator me konstituimin e Kuvendit të ri.
Kujtojmë se në Kolegj Zgjedhor i sollën nga partitë politike të opozitës, PD dhe LSI, thuajse të gjitha vendimet e marra në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, institucion në të cilin mbërritën të paktën 19 ankime për 10 qarqe. Të vetmet qarqe që nuk u ankimuan në KAS ishin Dibra dhe Kukësi. Partia Demokratike kërkoi pavlefshmëri dhe ripërsëritje zgjedhjesh për qarqet Tiranë, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, Fier, Vlorë, Durrës, Berat dhe Shkodër. Ndërsa LSI kërkoi pavlefshëmri dhe ripërsëritje zgjedhjesh për qarqet, Gjirokastër, Korçë, Vlorë, Durrës dhe Berat, ndërkohë që kërkoi rinumërim për Beratin dhe Durrësin. Të vetmet kërkesa që u pranuan ishin ato për rinumërim të Beratit dhe Durrësit.
KAS përfundoi rinumëroi 114 kuti votimi të qarkut të Beratit, me rreth 35 mijë fletë votimi të numëruara për herë të dytë në një qark ku kanë votuar gjithsej 80.929 qytetarë. LSI rikuperoi gjithsej me 15 vota, shumë larg votave të duhura për të marrë mandatin e pretenduar pasi 77 vota i duheshin për t'i marrë mandatin Partisë Socialiste. Ndërsa nga 108 kuti të rinumëruara në Qarkun Durrës LSI s'ka rikuperuar asnjë votë nga 136 që kërkonte për të marrë mandatin. Madje gjatë rinumërimit të 108 kutive të numëruara LSI humb 1 votë , PD-së i janë zbritur 38 vota ndërsa PS-së i janë zbritur 26. Për të bërë verifikimin dhe rinumërimin, ishin ngritur 8 grupe në sallën e KAS. LSI synonte që të merrte mandatin e Edi Ramës, i cili ishte i 8-i në listën e Durrësit. Mandatin e prentenduar të LSI do ta merrte Elona Guri e renditur e para në Durrës.
Tre ankimet e tjera të rëndësishme në KAS u bënë nga kandidatët e pavarur në Lezhë, Gjirokastër dhe Tiranë, kandidatë të ardhur nga radhët e Vetëvendosjes të cilët kërkuan pavlefshmëri dhe ripërsëritje zgjedhjesh, kërkesa që nuk u pranuan nga KAS.
-
VIDEO
Mbledhja fut në sherr Këshillin Bashkiak të Vlorës me kryebashkiakun Leli! Bashkia nuk lejon aktivitetin në teatrin 'Petro Marko', më parë kishte lejuar takimin e Lulzim Bashës
Një mbledhje e thirrur nga këshilltarët për të diskutuar mbi problematikat e turizmit në Bashkinë Vlorë ka futur në sherr Këshillin Bashkiak dhe kreun e Bashkisë, Dritan Leli.
Anëtarët e Këshillit Bashkuak kanë kërkuar dhe kanë njoftuar mbledhjen në teatrin "Petro Marko", ndërsa nga ana tjetër kryetari Leli e ka anuluar atë duke u shprehur se kështu shkelen masat anti-COVID, ndaj mbledhja duhet zhvilluar online. Leli njofton se Bashkia nuk do të vërë në dispozicion teatrin për mbledhjen.
-
VIDEO
Si të realizojmë mbrojtës dielli bimorë
Me periudhën e verës dhe plazhit të gjithë kemi dëshirën që të nxihemi sa më shumë. Mirëpo a është e shëndetshme nxirja si dhe metodat që ne përzgjedhim për të realizuar këtë nxirje.
Gazetarja Algerta Tafani është tepër a apasionuar pas krijmit të nxirësve natyral dhe bimor në kushte shtëpie, ajo tregoi dy receta të thjeshta që mund t’I realizojë secili:
Receta e parë përfshinë karrotë, vaj ulliri, vaj luledielli.
“ Duhet të qëndrojë 15 ditë, vendosim karrotën e grirë në rende, vajin e ullirit dhe vajin e lulediellit të dyja në të njëjtën masë” tha ajo, ndërsa këshilloi që kjo përzierje të përdoret vetëm për pjesën e trupit dhe jo për fytyrën. Kjo është një përberje tepër e shëndetshme, e cila përgatitet disa ditë përpara plazhit.
Receta e dytë përfshinë :
2 lugë vaj kokosi
pak ton make up që përdorim për sytë
1 lugë krem Dielli me spf
Të gjithë përbërësit përzihen me njëri tjetrin për të realizuar një vaj nxirës me shkëlqim.
Por a janë të shëndetshme këto mënyra natyrale për të marr ngjyrën që dëshirojmë nga qëndrimi në diell? Dermatologia Violeta Dajçi u shpreh se janë metoda efikase që nuk e dëmtojnë lëkurën:
“Përbërësit nuk janë të dëmshëm nuk janë të dëmshëm për lëkurën as për organizmin, pra edhe nëqoftëse ndihmojnë në një lloj dhënie të ngjyrës së lëkurës më të shpejtë nuk e kanë dëmtuar. Dëmi është vetëm se nuk e mbrojnë dot organizmin, lëkurën, nuk kanë filtra mbrojtës për të ruajtur nga rrezatimi I dëmshëm diellor që është UVANË në rrezet e forta të diellitqë janë ato pas orës 11. Pra nuk mendoj që ësht dicka e gabuar por nuk mendoj që duhet përdorur në fashat e orareve kur Dielli është përvëlues. sepse këto përbërës nuk të mbrojnë dot nga rrezatimi diellor” përfundoi ajo.
-
VIDEO
Kthjellime dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot
Vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta.
Sipas MeteoAlb mbetet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në zonat malore, por kthjellimet mbizotërojnë bregdetin dhe zonat e ulta deri pak pas mesditës, kur vranësira të shpeshta shfaqen përgjatë kufirit lindor por pa mundur të gjenerojnë reshje. Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin pas-ardhës.
-
VIDEO
U denoncua nga PD se falsifikoi formularin e dekriminalizimit, Prokuroria: Kryetari i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj i dënuar në Greqi me 3 vite burg
Kryetari i Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj rezulton i dënuar në mungesë në Greqi me 3 vite burg për përleshje dhe rrahje me persona të tjerë. Kjo ishte përgjigja që Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer KQZ në lidhje me interesimin e saj, pas denoncimit të PD se Ismailaj ka gënjyer dhe falsifikuar formularin e dekriminalizimit.
-
VIDEO
Mitet dhe gabimet e higjenës personale
Higjena personale është një temë në të cilën kemi hasur shpesh herë mite dhe gabime të ndryshme. E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” farmacistja Arba Gramo I dha përgjigje disa nga pyetjeve që mundojnë më shumë vajzat për pjesën e zonës intime:
Përdorja e larësve intim tre herë në ditë është një rutinë e gabuar sipas farmacites e cila sygjeron përdorimin e tyre vetëm një herë gjatë ditës:
Gjatë ditëve normale mjafton njëherë në ditë për të qenë specifik për zonat intime, kjo është shumë e rëndësishme për tu thënë që duhet të jetë specifik pasi pehashi në të zonë nuk është I njëjtë më zonën tjetër të lëkurës. Pra nëse lëkura e ka pehashin e saj 5.5 në atë zonë është posht 4.3, kështu që një detergjent I cili përdoret për trupin dhe ka këtë pehash fiziologjik, sidomos sapuni që ne e përdorim për larjen e zonës intime prishin pehashin” tha ajo.
Ndërsa përsa I përket depilimit është një zgjedhje individuale që duket se nuk ndikon aspak në shëndet dhe infeksionet e ndryshme të zonës intime:
“Prania e qimeve në zonën intime ndikon në mbajtjen sa më optimal të florës bakteriale, të atyre mikroorganizmave që gjenden aty, të cilët na mbrojnë nga infeksione të tjera. Dhe llogariten dikur tek 50 specie të ndryshme që janë banore aty dhe na ndihmojnë që të ruhemi nga infeksionet. Shtimi në numër I këtyre baktereve ose prishja e tyre dhe marrja e patogjeneve ngamarrdhëniet seksuale apo nga ambientete si pishina con shpesh në infeksione. Të depilurait në këto zona është më shumë trend për mënyrën se si na duket ne vetja më bukur por nuk ka të bëjë me shëndetin”
Pas depilimit poret janë më të zmadhuara, ky është ai celësi që mund të cojë të mendosh që nuk është mirë që të bësh not. Të bësh not ku? Sepse kemi liqene, pishina, kemi dete. Për mua deti duke qenë se ka përmbajtje kripe, nuk ka ndonjë problem, mund të sjelli irritim momental të zonës sepse poret janë të hapura, kripa mund ta acaroj pak lëkurën por nuk mendoj që sjell probleme me infeksionet.Ndërsa pishinat pastaj janë pak më problematike dhe ujrat e ndenjura si liqenet janë më problematike” përfundoi ajo.
-
VIDEO
E rëndë në Roskovec, bie një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, humbin jetën dy elekticistë teksa po punonin (EMRAT)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Jagodinë në Roskovec. 2 elektriçistë kanë humbur jetën teksa po punonin pasi janë dëmtuar nga rrëzimi i shtyllës së tensionit të lartë. Kanë humbur jetën tragjikisht Gjergji Duka, 50 vjeç, dhe Bashkim Saliasi 64 vjeç.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy elektricistët kanë qenë duke punuar për të shtrirë një rrjet elektrik të tensionit të lartë në këtë shtyllë. Shtylla elektrike ka qenë me probleme pasi nga erozioni ishte kalbur dhe është thyer në dysh nga pesha e elektricistëve dhe së bashku me shtyllën janë rrezuar në tokë, ku kanë gjetur vdekjen.