• VIDEO

    U gjet i pajetë në rezervuarin e Gjançit në Korçë, 25-vjeçari ishte me duar të lidhura, dyshohet se u vra 1 javë më parë! Identifikohen autorët

    Report Tv mëson detaje nga ngjarja e djeshme ku u gjet i pajetë Fridman Xhaferraj në ujërat e Rezervuarit të Gjançit në Korçë. Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se janë 2 pista hetimi, ajo kryesorja e prishjeve të pazareve të drogës, dhe nuk përjashtohet as pista e vrasjes për motive banale. Autorët të cilët dyshohet se e kanë vrarë janë identifikuar. Xhaferraj ka qënë i shoqëruar me disa persona, ndërsa dyshohet se është vrarë më tepër se një javë më parë.

  • VIDEO

    Mbahet Samiti i NATO-s, Kryeministri Rama i pranishëm! Pritet miratimi i Agjendës 2030

    Në kuadër të miratimit të Agjendës 2030, vendet anëtare të NATO-s mblidhen sot në Bruksel. Në deklaratat hyrësë të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, deklaroi se do të merren vendime të rëndësishme sa I përket sigurisë të së ardhmes.

  • VIDEO

    Vajza amerikane që ‘dashuron’ Shqipërinë

    Ajo është amerikane por një vizitë në Shqipëri bëri që të ‘ dashurohej’ me vendin tonë dhe të mësonte pothuajse shumë mirë gjuhën shqipe. Brooke Goodëin është 25-vjeçarja e cila u bë e njohur nëpërmjet videove në rrjetin social Tik-Tok ku shpërndante video të ndryshme në gjuhën shqipe, ndërsa bën humor, tregon për kulturën shqiptare dhe arsyet përse e pëlqen kaq shumë Shqipërinë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ajo tregoi më tepër për të.

    ‘Unë isha në Shqipëri për pushime dhe kur e pash Shqipërinë që ishte shumë e bukur, kam udhëtuar shumë por nuk kam parë një vend si Shqipëria, prandaj më pëlqen shumë’ tha ajo.  

    Ajo ka vizituar shumicën e vendeve të Shqipërisë dhe I pëlqejn aq sa nuk  mund të zgjedh njërin prej tyre:

    ‘Kam qenë në të gjithë, Tiranë Librazhd, Elbasan, Shkodër për pak, nuk I kuptoja shumë mirë sepse kanë theks ndryshe, kam shkuar në plazh, kam pasur edhe një apartament për pak kohë në Tiranë, më pëlqen më shumë fshati shqiptar, është shumë bukur në fshat. Ushqim I bukur, kultur e bukur, gjithcka  e mirë’ u shpreh ajo.

    Por çfarë i ka bërë më shumë përshtypje Brooke nga Shqipëria?

    ‘Duhet të presësh shumë minuta për ujin e ngrohtë në dush, miqtë në Amerikë nuk më besonin për këtë. Ushqimi është shumë ndryshe në Shqipëri, kultura gjithashtu, në Shqipëri është interesante, muzika popullore, historia. Njerëzit duhet të vijnë të mësojën dhe historinë jo vetëm për plazhet dhe gjërat e bukura’ tha ajo.

    Ajo ka jetuar në Shqipëri në kohë të ndryshme dhe u shpreh se ndërkohë Tik-Tok e ka ndihmuar që të përmirësojë gjuhën dhe të njoh më shumë vajza të tjera shqiptare që jetojnë këtu ose në Amerikë:

    Shpresoj të vij prap, por edhe në Tik –Tok është shumë bukur sepse mund të flas më goca shiqptare që jetojnë në Amerikë, që jetojnë ën Shqipëri dhe është shumë bukur sepse mund të mbështesim njëra-tjetrën ‘përfundoi ajo.

  • VIDEO

    Dy pastrues çudibërës me sodë buke

    Soda e bukës është një pastrues natyral dhe çudibërës. Sabina Sherifi blogerja e cila shpeshherë sjell provojën e saj në “ Rreze Dielli” duke treguar receta dhe këshilla të ndryshme, shpjegoi sot se si mund të pastroni sobën dhe objekte të tjera nëpërmjet sodës së bukës.

  • VIDEO

    Një ekspozitë ndryshe e fëmijëve para dhe pas pandemisë

    Pandemia  dhe izolimi për shkak të saj ishte një periudhë tepër e vështirë për të gjithë sidomos për fëmijët.  Por si ka qenë krijimitaria e tyre gjatë kësaj periudhe dhe pas saj? Në një intervistë me Ruzmira Bejaj, mësuese dhe artiste, folëm për krijimtarin e fëmijëve, ekspozitën e fundit të fëmijëve të realizuar sëfundmi.

  • VIDEO

    Ëmbëlsirë në gotë me qershi nga zonja Vjollca

    Ëmbëlsirë në gotë me qershi 

    Baza

    150 gr biskota të grira

    70 gr gjalp i shkrirë

    Kremi

    500 ml qumësht

    1 pako puding vanilje

    3 lugë gjelle sheqer

    Dekori

    400 ml lëng qershie

    3-4 lugë gjelle sheqer

    2 lugë gjelle niseshte

    250 gr qershi vishnje

    Përgatitja:

    Grijmë biskotat dhe shtojmë në të gjalpin e tretur e përziejmë sëbshku dhe e ndajmë nga 1 lugë gjelle në cdo goë duke e ngjeshur mirë në fund të gotës. Në një tenxhere tresim në qumësht pudingun, sheqer I përziejmë mirë dhe e vendosim në  zjarr për të zjerë duke e trazuar vazhdimisht deri në vlim. E ndajmë duke mbushur deri në gjysmën e gotës ku kemi shtuar bazën me biskota.Në një tenxhere tjetër vendosim lëng qershie, sheqer, niseshte, qershiat pastruar nga bërthamat e përziejmë mirë dhe vendosim në zjarr duke e trazuar vazhdimisht deri në vlim e lëmë të ziejë mirë për 3-4 minuta e më pas mbushim gotat. I vendosim gotat në frigorifer për 2 orë e më pas I shërbejmë.

     

  • VIDEO

    Tavë me oriz dhe perime në furrë nga zonja Vjollca

    Tavë me oriz dhe perime në furrë

    300 gr oriz ( Arborio)

    2 kunguj të njomë

    1 karrotë

    250 gr kërpudha champignon

    124 gr mozzarella

    100 gr djath scamparza të tymosur

    100 gr proshutë spek

    2 lugë gjelle djath grana padano

    majdanoz dhe 1 thelpi hudhër

    kripë dhe piper të zi

    pak vaj ulliri

    ujë i nxehtë

    Përgatitja:

    Pastrojmë kungujt dhe I presim ato në feta të holla rrumbullkae, karrotën, grijmë në rende, trashë. Kërpudhat I presim në feta të gjitha këto perime I vendsosim në një pjatancë dhe I spërkatim me pak kripë dhe vaj ulliri dhe mbi to grijmë hollë 1 thelpi hudhër mesatare.

    2 djathrat mozzarella dhe dajthin e tymosur e presim në kubikë të vegjël, Lyejmë me vaj ulliri një tepsi si bazë në tepsi 1/2  e orizit ( pasi e kemi shpëlarë) mbi oriz shpërdnajmë 1/2  e kërpudhave ½ e karrotës dhe 1/2 e kungujve I nivelojmë mirë shpërndajmë proshutën spek të prerë në shkopinj e më pas 1/2 e djathrave dhe pak kripë, piper të zi, pak mjadanoz të grirë dhe 1 lugë gjelle djath grana padano e shpërndajmë mbi të dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri.Të gjithë perimet I mbulojmë me oriizn e mbetur dhe përsëri fillojmë shtresat si më parë kërpudha, karrotën e mbetur shtojmë ujin e valuar deri në 1/2 e lartësisë së tavës, shtojmë në fund 1 lugë gjelle majdanoz të grirë trashë spërkatim me pak vaj ulliri. Shpërndajmë në fund dhe pak djath grana padano në të zëmë një kore të shijshme dhe perimet të jenë të buta e të mos na thahen.

    Vendosim tepsinë të mbuluar me letër alumini në furrën e parangrohur në temperaturë 175’180 gradë Celsius për 30-35 minuta. 10 minutat e fundit e largojmë letrën e aluminit deri sa sipërfaqja të  marrë ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    Keqardhja e zotërisë: Shehajt i thash mos shko tek PD-ja, ata rrihen e masakrohen në shtëpinë e tyre

    I keqardhur ishte një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai hodhi akuza për PD-në dhe tha se i ka këshilluar Agron Shehajt që të mos bashkohet me katë parti pasi ata zihen e masakrohen edhe në shtëpinë e tyre.

  • VIDEO

    Sapo u rizgjodh por telefonuesi e thotë me bindje: Basha dorëhiqet në shtator e PD-në e merr Berisha

    Mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u fol për rizgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së. Një telefonues habiti jo pak kur parashikoi se Basha në shtator dorëhiqet nga drejtimi i partisë dhe PD-në e merr sërish Berisha.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 14 qershor 2021, Rizgjedhja e Bashës në krye të PD-së.

    Telefonuesit komentojnë mandatin e tretë të Lulzim Bashës në krye të PD-së dhe thonë se sa të drejtojë ai opozitën PS mbetet në pushtet.

  • VIDEO

    'Minuta Zero'/ Karriqi dhe Marko: Eriksen nuk mund të luajë më futboll, u ngarkua psikologjikisht te Interi

    Christian Eriksen është tema kryesore e Europianit, pasi shëndeti i tij ka kaluar në plan të dytë monemtalisht futbollin. I ftuar në emisionin ‘Minuta Zero’ profesor doktor Albert Karriqi shpjegon atë që ndodhi me futbollistin e Danimarkës, i cili mbeti i shtrirë në fushë për shkak të një arresti kardiak.

    “Ky nuk është njeri i sëmurë, kjo ndodh nga tejkalimi i mundësive funksionale që ka. Të kap ndodnjëherë rimti, që të krijohet një ngërç, në pulpë dhe në kofshë. Për këtë mund të bëjmë streçing. Tani ky ngërç mund të ndodhë edhe në zemër se muskul ka edhe aty. Kur ndodh do të thotë arrest kardiak sepse muskuli nuk punon, bëhet si lëmsh. Në këtë rast do një goditje.”

  • VIDEO

    Veri Jug - Qyteza ilire e Asparagut

    Petro Spiro, mësues I vjetër historie në fshatin Vil Bashtovë, flet për qytezën e lashtë ilire të Asparagut, duke sjellë para kameras gjetje arkeologjike, copëza enësh prej balte dhe qeramike, por edhe detaje të tjera nga jeta në atë qytezë antike. Qyteza ilire e Asparagut gjendet aktualisht në kodrën e Gjonajve në fshatin Bashtovë

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv