-
VIDEO
Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB, Ervin Bushati në Report Tv: Votimi tregoi se Shqipëria ka moral të lartë në skenën ndërkombëtare
Ervin Bushati tha nga studio e Report Tv se anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB është një arritje e madhe për vendin por edhe një vlerësim i madh pasi ajo shikohet si një faktor stabiliteti në botë dhe rajon. Votimi sot me 175 vota nga 117 të nevojshme, për Bushatin tregojnë se Shqipëria ka qëndrim të lartë në moral në skenën ndërkombëtare.
"Është një arritje jo vetëm për diplomacinë shqiptare, është një arritje për shtetin shqiptar në këto vite të ekzistencës së tij dhe patjetër për faktorin shqiptar. Po të shikosh është një ngritje graduale e diplomacisë dhe pranisë si Shqipëria si shtet në këtë institucion më të rëndësishëm sot, të paqes dhe sigurisë. Por, ka të bëje me mënyrën si Shqipëria perceptohet si neutrale, si asnjanëse apo kontributore për paqen. Po ta shikosh 175 vota që janë marrë sot tregon që Shqipëria ka qëndrim të lartë në moral në skenën ndërkombëtare. Nuk është si ato vende që mendoheshin si të anshme dhe një grup vendesh mos t’i votonte, por tregon që ka një stabilitet politik e diplomatik, por edhe një qëndrim të lartë morali. Pra, nuk është nga ato vende që mund të goditej nga një palë tjetër. Patjetër që është shumë e rëndësishme kjo. Vjen në një sërë vendimesh që kanë të bëjnë me praninë e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, mos harrojmë dhe presidencën e OSBE vitin e kaluar. Pra, janë të gjitha maturi diplomatike dhe shtetërore të një vendi që shikohet si një faktor për sa i përket stabilitetit, qëndrueshmërisë, pozitivitetit dhe një mesazhi paqeje në botë", tha Bushati.
-
VIDEO
Borxhi publik dhe strategjia dhe qeveri-BSH për ta ulur flet eksperti i ekonomisë Fatos Çoçolit
I ftuar eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli
-
VIDEO
Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurisë, Xhaçka: Njohja e pavarësisë së Kosovës, shtyllë e politikës sonë të jashtme
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një intervistë për Report Tv, pasi Shqipëria u zgjodh anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB, nënvizoi se avancimi i çështjes së Kosovës është një shtyllë e rëndësishme e politikës së Jashtme.
-
VIDEO
Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit në OKB, Xhaçka: Arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, u bëmë pjesë e tryezës botërore për paqen dhe sigurinë
Shqipëria bëhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara me 175 vota, duke siguruar një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare nga ana e shtetit tonë. Për ministren e Jashtme Olta, Xhaçka, e cila votoi si përfaqësuesja më e lartë e Shqipërisë në Asamble të OKB-së, tha se kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë duke u bërë pjesë e tryezës së madhe botërore për paqen dhe sigurinë .
-
VIDEO
U shkarkua nga 104 deputetë, Meta ironi me Kuvendin
Dy ditë pasi Kuvendi votoi raportin e Komisionit Hetimor për ta shkarkuar nga detyra, presidenti Ilir Meta ka dhënë përgjigjie përmes një konferencë për shtyp duke e konsideruar vendimin si një veprim të maxhorancës për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit.
-
VIDEO
Ekskluzive/ E padëgjuar më parë, atentat me 'dron-tritol'! Sulmohet biznesi kantinë pijesh i Lefter Kokës në Durrës! Një arrestim
Dy ditë më parë, biznesi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, është sulmuar me një metodë të padëgjuar më parë në Shqipëri, tritol të lëshuar nga droni. Report Tv mëson ekskluzivisht se objektiv i sulmit ishte kantina e pijeve “Gjergj Kastrioti” në lagjen numër 14 në Durrës, në të cilën aksioner është edhe Lefter Koka. Autorët kanë përdorur një dron të mbushur me ekskplozivë, i cili ka shpërthyer duke u lëshuar nga droni mbi tarracën e godinës 3-katëshe të biznesit, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.Për ngjarjen, Policia e Shtetit ka arrestuar një të dyshuar, Gentian. M i cili ka në pronësi një lokal. Ndaj 44-vjeçarit nga Shijaku, Gjykata e Durrësit këtë të premte vendosi masën e sigurisë të “arrestit me burg”. Sipas policisë shkak i kësaj ngjarje dyshohet se është konflikti tregtar për markën e verës, ndërsa bashkë me të dyshuarin, në pranga ndodhet edhe menaxheri i lokalit të tij, një 34-vjeçar me inicialet B.Z, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 7 fishekë luftarakë. Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se Gentian.M 44 vjec ka vendosur tritol në biznesin ku administrator është Jurgen Dashi. Kjo kompani është krijuar në vitin 1995 me markën Kantina e pijeve “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, ndërsa ish ministri Koka, gëzon 88.19 % të aksioneve në këtë shoqëri. Mekanizmi i shpërthimit ka vënë në lëvizje strukturat e antiterrorit në Policinë e Shtetit, ndërsa rezulton se për herë të parë është dokumentuar një skenar i tillë. Për ngjarjen, u vu në hetim edhe vëllai i autorit të dyshuar, pasi nga kontrolli në shtëpinë e tij në Shijak, iu gjet një sasi vere me logon e” një subjekti tjetër, veprime këto që bien ndesh me vendimin e gjykatës”. Ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje”.
-
VIDEO
'Zgjedhjet në PD mund të shpallen nul nga gjykata, Lulzim Basha nuk ka dorëzuar ndryshimet në statut', Kulluri në Report Tv: Kjo parti shkel ligjin
Zgjedhjet në PD mund të shpallen nul nga gjykata pasi të gjitha ndryshimet e bërë në statutin partisë nuk janë dorëzuar në Gjykatën e Tiranës ashtu sicc parashikohet nga Ligji. Deklaratën e bëri në Report Tv, anëtari i grupimit "Për PD-në", Edvin Kulluri.
Kulluri thotë se kandidati i përjashtuar nga gara në Partinë Demokratike Ibsen Elezi ka paraqitur një padi në gjykatë për anulimin e këtyre zgjedhjeve.
-
VIDEO
Kulluri në Report Tv: PD do të dalë më e dobët nga kjo maskardë elektorale! Gjana ende s'ka marrë përgjegjësi për vjedhjen e zgjedhjeve në 2017-n
Anëtari i grupimit "Për PD-në", Edvin Kulluri shprehet i bindur se Partia Demokratike do të dalë më e dobët nga kjo garë e brendshme. Edhe pse tha që grupimi dhe kandidatja Harxhi do t'i shkojnë zgjedhjeve deri në fund, Kulluri akuzoi edhe kreun e komisionit të zgjedhjeve në PD se ende nuk ka marrë përgjegjësi për vjedhjen e zgjedhjeve në vitin 2017.
"Vëzhguesit tanë janë të angazhuar për të parandaluar çdo parregullsi të procesit. Parimi i zgjedhjeve të lira që Basha bërtet çdo ditë, së pari duhet ta kishte zbatuar brenda partisë. Partia do të dalë më e dobët nga një maskaradë elektorale por kjo nuk na pengon neve për tu thënë demokratëve që do vazhdojmë deri në fund. Tregojmë karakter dhe përgjegjësi duke i dalë përballë një njeriu që nuk mban asnjë përgjegjësi për humbjet. Z. Gjana ende nuk ka mbajtur përgjegjësi për vjedhjen e zgjedhjeve në vitin 2017. Kam unë video që disa anëtarë kanë votuar të paktën 4 herë për z. Basha. Në degën e Maliqit një herë për shembull ka shkuar kandidatja Harxhi dhe e ka gjetur derën mbyllur. Këto janë turpe që tregojnë se çfarë e pret PD-në me Lulzim Bashën në 4 vitet e ardhshme", tha Kulluri.
-
VIDEO
Gara për kreun e PD, sot dita e fundit e fushatës, nesër heshtje zgjedhore! 75 mijë anëtarë zgjedhin mes Bashës, Harxhit, Shehajt dhe Kadillit
Sot është dita e fundit e fushatës së 4 kandidatëve për kryetar të PD për t’iu drejtuar mesazhet e tyre demokratëve, duke iu kërkuar që t’iu besojnë drejtimin e partisë për 4 vitetet e ardhshme.
Katër kandidatët, Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli, sot do të zhvillojnë takimet e fundit elektorale, ndërsa dita e nesërme është heshtje zgjedhore dhe nuk lejohen aktivitetet. Të shtunën demokratët vendosin se kush do të drejtojë PD.
-
VIDEO
Nostalgji/ Fëmijëria jonë mes lojërave të thjeshta dhe çelësit në qafë
Fëmijëria është një nga periudhat më të bukura të jetës për çdo njeri. Të gjithë e kujtojmë me nostalgji këtë periudhë, sidomos kur bëhen krahasimet e brezave dhe lojërave të tyre. Por si ka qenë fëmijëria para viteve 90’ në Shqipëri mes lojërave të thjeshta dhe çelësit në qafë që mbanin shumë prej fëmijëve. Në një intervistë në “Rreze Dielli” ku risjellim kujtimet dhe lojërat e fëmijërisë ishin të ftuara regjisorja Klaudia Hila dhe gazetarja Megi Latifi.
-
VIDEO
“Liqeni i lepurit” destinacioni i fshehur i Tiranës
Nëse dëshironi që ta kaloni fundjavën në Tiranë dhe ene jeni në dilemë për destinacionn që duhet të zgjidhni. Ne ju sygjerojmë “ Liqenin e Lepurit’” një destinacion në afërsi të Tiranës, ku mund të kaloni një ditë të bukur në natyrë.
-
VIDEO
Nisin përgatitjet për Karnavalet e Korçës, festa simbol e qytetit
Kanë nisur përgatitjet për Karnavalet e Korçës, një festë simbol e qytetit të kulturës. Kjo festë përkon edhe me çeljen e sezonit turistik, ku shumë turistë nga Shqipëria dhe jo vetëm do të marrin pjesë në festën e madhe të Karnavaleve.