-
VIDEO
Supë me makarona dhe kos nga zonja Vjollca
Supë me makarona dhe kos
Përgatitja:
1 filxhan çaji makarona
2 lugë gjelle gjalp
1.5 litër lëng pule ose mishi
1 gotë kos
1 e verdhë veze
1 lugë gjelle miell
nenexhik
kripë dhe piper të zi
Përbërësit:
Shkrijmë gjalp dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim makaronat për 2 minuta duke I përzjerë vazhdimisht sat ë zverdhen lehtë. Shtojmë lëngun e pulës dhe I lëmë makaronat të ziejnë për 12-15 minuta. Ndërkohë në një tas vendosim 1 lugë gjelle miell ( jo shumë plot) dhe 1 gotë kos I përziejmë mirë sëbashku shtojmë të verdhen e vezëve I përziejmë mirë shtojmë pak ujë të ftohtë e më pas e shtojmë nga pak në tenxhere duke e përzjerë me tel dore. Sapo të marr valë largojmë tenxheren. Shkrimë gjalpin e mbetur shtojmë në të nenexhik të thatë dhe 1 lugë kafe dhe përvëlojmë sëbashku. E shërbejmë të ngrohtë.
-
VIDEO
“Bashën e heq vetëm familja Berisha” zotëria shfryn: Njeh vetëm humbje, turp që rikandidon
Në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një telefonues duke komentuar garën në PD tha se Bashën nga drejtimi i partisë e heq vetëm familja Berisha. Më pas ishte kishte kritika për kryedemokratin kur sqaroi se ai njeh vetëm humbje dhe nuk duhet të rikandidonte.
-
VIDEO
Kungull të mbushur me perime nga zonja Vjollca
Kungull të mbushur me perime
Përbërësit:
3 lunguj
1 qepë
1 – 1 1/2 spec I kuq
1 karrotë e madhe
kripë dhe piper të zi
1 tufë majdanoz
3 lugë gjelle bukë të thekur të grirë
80 gr djath kaçkavall që shkrin
Përgatitja:
Lajmë kungujt I presim atë në ½ për së gjati pastrojmë tulin e gjysmave duke formuar varka me kungull. Tulin që pastruam nga kungujt e grijmë shumë imët dhe e lëmë mënjanë.Vendosim varkat e kungullit në një tepsi. Lyejmë pjesën e varkës me vaj dhe vendosim tepsinë në furrën e parangrohur 200 gradë Celsius për 15 minuta.Presim qepën në kubikë të vegjë;, ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim qepën dhe 1 - 1/2 spec të kuq në kubikë, 1 karrotë të grirë në rende dhe tulin e kungullit të grirë. Të gjithë këto përbërës I gatuajmë në tiganin për 5 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Largojmë perimet dhe I vendosim në një tas, shtojmë majdanoz të grirë, bukë të thekur të grirë I përziejmë dhe 1/2 e djathit të grirë. Nxjerrim kungujt nga furra I mbushim me perimet e gatuara I mbulojmë me djathin e mbetur dhe I vendosim në furrë në temperaturë 200 grdaë Celsius për 20 minuta I shërbejmë të ngrohta.
-
VIDEO
“Basha e ka të fituar se është “djali” i Saliut” qytetari:Rri duke u krehur, mori më qafë demokratët
Për garën e së dielës në PD u fol mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri tha se Basha e ka të fituar garën pasi është “djali” i Saliut. Por ai e vijoi mendimin duke thënë se Basha nuk ka kontribut në parti dhe se mori më qafë anëtarët e ndershëm.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 11 qershor 2021, A rikonfirmohet Basha në krye të PD-së?
Telefonuesit komentojnë zgjedhjet e së dielës për kreun e PD-së dhe parashikojnë se kush mund të fitojë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 11 Qershor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga pronaret qe marrin parate ne dore per kompensimin e pronave te SHBA 3 "shpulla" mbi Berishen brenda 21 diteve e deri tek "vota u tjetersua".
-
VIDEO
BE 30 mld euro Ballkanit por duhet treg rajonal/Integrimi,Tirana peng i Shkupit?
Emisioni Repolitix trajtoi samitin e Tiranës së vendeve të Ballkanit Perëndimor ku komisioneri i BE për zgjerimin deklaroi planin e investimeve prej 30 mld euro në këtë rajon ndërsa nevojitet që 6 vendet të krijojnë tregun rajonal. Temë e emisionit ishte dhe integrimi me mbajtjen e konferencës së parë, ku duket se për Shqipërinë ska pengesa ndërsa mbetet i pazgjidhur ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. A mund ta penalizojë Shqipërinë problemi i Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë? Të ftuar në studio Teuta Vodo sekretare për marrëdhëniet me Jashtë në PS, Endri Shabani drejtues i Nismës Thurje, Plator Nesturi diplomat dhe Majlind Lazimi ekspert ekonomi
-
VIDEO
Urdhri i Biden kambanë alarmi edhe për Ilir Meten flet gazetarja e zërit të amerikës Kejda Kostreci
Në lidhje skype gazetarja e zërit të amerikes Kejda Kostreci.
-
VIDEO
Biden në fillim të turit evropian paralajmëron Rusinë: Përgjigjemi fuqishëm nëse dëmton demokracitë në Evropë
Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë vendit duke paralajmëruar Rusinë se ajo do të përballet me pasoja të rënda nëse përfshihet në "veprimtari të dëmshme".
-
VIDEO
Një familje binjakësh! Bëmat, pyetjet dhe lidhja mes binjakëve
Kemi dëgjuar shpeshherë për fëmijë binjakë, por për një familje e cila brez pas brezi lindin binjakë është tepër e veçantë. Ersenilda Elezi është binjake dhe ka lindur edhe vet fëmijë binjakë, po ashtu edhe motra e saj si dhe kushërira, e cila ka sjell në jetë dy vajza binjake Tia dhe Mia. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ata treguan më tepër për rastet familjare që janë plot me binjakë.
Ersenilda Elezi tregoi më tepër për marrdhënien e saj me motrën binjake dhe ndjesinë kur edhe vet solli në jetë dy djem binjakë:
“Është shumë emocion I bukur me thënë të drejtën sidomos kur vet je binjake dhe kupton që do të kesh fëmijë binjakë sepse e kupton lidhjen, është një lidhje shumë e fortë, deri në telepati emocionale. Në rastin tim është e vërtetuar që kemi telepati emocionale, në rastet kur unë mund të kem një shqetësim, pa qenë në dijeni motra, përjeton të njëjtin shqetësim dhe normalisht gjëja e parë që bëjmë është të marrim njëra-tjetrën në telefon dhe e pyesim. Normalisht tani që kemi krijuar secila familjen e vet është krijuar një shkëputje e frekuentimit tonë të përdtishëm por deri në shkollë të mesme kemi qënë të pandara, gjtihmonë bashkë dhe në një rast që jemi ndarë më ka pritur duke qarë. Po ashtu edhe djemtë e mi kanë të njëjtin raport, janë gjithmonë bashkë” tha ajo.
Po ashtu edhe Alketa nën e dy binjakeve tregoi për emcionet e para të lajmit të shtatzanisë me dy vajza binjake:
“Pavarësisht pjesës që është shumë gjë e bukur, është një lumturi e pafund e dyfishtë por është edhe një lodhje shumë e madhe.Unë sikur e kam ndjerë që kisha binjak, dhe kur më tha doktori lajmin, më pushtoi një emocion shumë I madh” tha ajo.
E Pyetur për fëmijërinë e saj dhe historitë me motrën binjake Ersenida Elezi shpjegoi se kanë qenë gjithmonë shumëtë afërta, megjithëse me karaktere të ndryshme:
Ne duke qenë se kemi qenë edhe natyra të ndryshme por edhe veshjen e kishim ndryshe, shumë rrallë jemi veshur njësoj, vetëm kur na bënin dhurata që na I sillnin njësoj dhe ishim të detyruara, thjesht për ti bërë qejfin. Kur kemi qenë të vogla jemi marr vesh mjaftueshëm mirë, motra ka qenë më sunduese, unë kam qenë natyrë më e qetë dhe e ka drejtuar ajo shpeshherë lojën por normalisht duke u rritur kemi kaluar në marrëdhënie shumë më të qeta. Por gjithmonë kemi shkuar shumë mirë” përfundoi ajo.
-
VIDEO
Sallatë me Bullgur nga zonja Vjollca
Sallatë me bullgur
Përbërësit:
1 gotë bulgur
1 tufë kopër
1 tufë majdanoz
3 qepë të njoma
1 spec I kuq
1 filxhan çaj me kastraveca në kubikë ( turshi)
1 karrotë ( në rende )
1 filxhan çaj misra
5 lugë gjelle vaj ulliri
1/2 limon
kripë
Përbërësit:
Në një tenxhere ngrohim1 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim bullgurin dhe shtojmë në të 1.5 gota në ujë e lëmë të ziejë për 15 minuta.. Më pas e mbulojmë dhe e lëmë dhe 15 minuta të tjera të pushojë. E ftohim dhe e transferojmë në një tas. Të gjithë perimet I presim sa më imët dhe I shtojmë në tas karrotën e grijmë në rende, bashkojmë të gjtihë përbërësit në tas duke shtuar kripë, lëng ½ limon dhe vaj ulliri I përziejmë dhe e shërbejmë.
-
VIDEO
Qofte me kajmak dhe speca nga zonja Vjollca
Sallatë me bullgur
Përbërësit:
1 gotë bulgur
1 tufë kopër
1 tufë majdanoz
3 qepë të njoma
1 spec I kuq
1 filxhan çaj me kastraveca në kubikë ( turshi)
1 karrotë ( në rende )
1 filxhan çaj misra
5 lugë gjelle vaj ulliri
1/2 limon
kripë
Përbërësit:
Në një tenxhere ngrohim1 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim bullgurin dhe shtojmë në të 1.5 gota në ujë e lëmë të ziejë për 15 minuta.. Më pas e mbulojmë dhe e lëmë dhe 15 minuta të tjera të pushojë. E ftohim dhe e transferojmë në një tas. Të gjithë perimet I presim sa më imët dhe I shtojmë në tas karrotën e grijmë në rende, bashkojmë të gjtihë përbërësit në tas duke shtuar kripë, lëng ½ limon dhe vaj ulliri I përziejmë dhe e shërbejmë.