Bileta për në çerekfinale, Italia në provim ndaj Austrisë, Mançini i bindur për fitore, austriakët: E kemi një plan për t'i mundur

26 Qershor 2021, 12:26

Euro 2020 hyn në fazën më emocionuese. Sot nisin 1/8 dhe në mbrëmje Italia është në provim ndaj Austrisë. Për të kaltërit ka ardhur ora e së vërtetës dhe trajneri Mancini kërkon vetëm fitoren. Tek Austria e pranojnë që Italia është favorite por thonë se e kanë një plan për t’a mundur.