Veri Jug - Mulliri 200 vjecar i Ali Pashë Tepelenës

27 Qershor 2021, 17:12

Veri Jug ju sjell në mullirin 200 vjecar të Ali Pashë Tepelenës, në fshatin Veliqiot, fare pranë lumit të Bënçës, nën këmbët e qytetit të Tepelenës. Personazhë të reportazhit janë Adelina dhe Ermal Bleta, nënë e bir, të cilët vazhdojnë të bluajnë në një mulli të vjetër me gurë stralli grurë, misër e drithra të tjera dhe të lajnë në një dërstilë magjike velenxa, qilimë, sharqe të leshta çobenësh dhe sixhade. Pjekja në saç e kuleçëve dhe petanikëve nga nënë Adelina dhe sekretet e bluarjes në mulli me ujë. Gjithcka artizanale në mullirin 200 vjecar të Ali Pashë Tepelenës dhe a mund të jetë një pikë turistike për mysafirët vendas dhe të huaj ky object me vlera pune dhe historike. Ndiqni reportazhin ”Mulliri 200 vjecar i Ali Pashë Tepelenës” realizuar nga moderator i emisionevge Veri Jug gazetari Agim Pipa. Të djelën, premierë, ora 16:00