-
VIDEO
“Ilir Metën e mori më qafë Monika”, i moshuari: Gratë nuk duhen dëgjuar, unë s’e pyes më zonjën
“Ilir Metën e mori më qafë Monika”. Këtë mendim kishte një i moshuar që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Zotëria tha se gratë nuk duhen dëgjuar gjithmonë dhe se as ai nuk e pyeste më zonjën e tij.
-
VIDEO
Telefonuesi propozon: Jo burg politikanëve, merruni pasurinë e të jetojnë me pension deri në vdekje
Në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv mëngjesin e sotëm u fol për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Një zotëri komentoi shkarkimin e tij por kishte edhe një propozim. Ai tha që politikanët të mos arrestohen por t’u merret pasuria dhe të jetojnë me pension minimal deri në vdekje.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 10 qershor 2021 / Kuvendi shkarkon Presidentin Meta
Telefonuesit flasin për shkarkimin e kreut të shtetit nga Kuvendi dhe i shprehin mirënjohje SHBA-ve në luftën kundër korrupsionit
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 10 Qershor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga për herë të parë në 30 vite PS shkarkon Presidentin te Kuvendi shkarkon me 104 vota Ilir Metën e deri tek edhe fajtor edhe budalla
-
VIDEO
Kuvendi shkarkon Ilir Metën/ Urdhri i Biden prek politikanët shqiptarë
Emisioni Repolitix trajtoi në pjesën e parë votimin e Parlamentit për të shkarkuar presidentin e Republikës Ilir Meta. Cfarë do të ndodhë me Ilir Metën në Gjykatën Kushtetuese? Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi Urdhërin e presidentit amerikan Biden dhe pasojat që mund të ketë për politikanët shqiptarë. Të ftuar në studio Myslim Murrizi, Fatos Klosi, Shkëlqim Hajdari dhe Ilir Kalemaj.
-
VIDEO
Urdhri i Biden për bllokimin e pasurive të zyrtarëve shqiptarë, Hajdari: Tani të flasë SPAK
Ndërsa konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari tha se pas goditjes së SHBA i bëri Berishës, një nga politikanët më të fuqishëm në këto 30 vite, tani e ka radhën SPAK të flasë, një institucion i drejtësisë së re, i financuar nga vetë SHBA. “SHBA ka listën e personave dhe më pas futi dhe Shqipërinë në këtë urdhër. Ata janë shtete serioze, nuk fusin vendet kot në listë dhe më pas u thonë autoriteteve të tyre shkoni gjeni prova. Urdhri ka listën brenda dhe provat për secilin prej tyre. Lista ka numra llogarie dhe pasuri se ku i kanë personat e korruptuar. Goditën politikanin më të fuqishëm në 30 vite Sali Berishën, ndërsa emrat e tjerë do na duken gurët e radhës. Tani e ka radhën SPAK të flasë”, tha Hajdari.
-
VIDEO
Urdhri i Biden, Klosi:Bllokimi i pasurisë për zyrtarët e korruptuar, vazhdim i vendimit për Berishën
Ish kreu i SHIK, Fatos Klosi urdhri për shtimin e Shqipërisë në listën e vendeve që u bllokohet pasuria personave të korruptuar, është vazhdim i urdhrit për shpalljen ‘non grata ‘ të Sali Berishës. Në emisionin ‘Repolitix’, Klosi tha se Berisha por dhe emrat e tjerë që do të vijnë më pas këtij urdhri është një paralajmërim i SHBA-së për këto të pandëshkueshëm dhe që ka lidhje me korrupsionin.
“Ata po thonë se situata në Ballkan me korrupsionin cenon sigurinë e rajonit por dhe të SHBA dhe futja e Shqipërisë në këtë listë është vazhdim i asaj që u vendos për Berishën ‘non grata’. E filluan me Berishën, por do të jenë edhe të tjerë. Ky urdhër e prek Berishën pasi ka qenë shumë i rëndësishëm në këtë vend dhe është akuzuar nga SHBA për korrupsion dhe pengesë të demokracisë. Edhe Berisha dhe ata të tjerët që do të vijnë më mbrapa janë paralajmëruar se SHBA do i ndëshkojmë në këtë mënyrë. Problemet e Ballkanit sot nuk janë të thjeshta, rajoni është shumë problematik, pasi këtu shfaqen më së shumë përplasjet mes dy sistemeve mes perëndimit dhe asaj ruse e kineze.
-
VIDEO
Ish-nënkryetari i FRPD, Hoxha: Gara një farsë, kanë hequr 28 mijë anëtarë që të fitojë Basha! U bëj thirrje demokratëve të mos votojnë asnjë kandidat
Duke i kosideruar zgjedhjet e 13 qershorit brenda PD një farsë, ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha, në një intervistë për Report Tv tha se do të fitojë përsëri kreu aktual Lulzim Basha pasi janë hequr 28 mijë anëtarë që të fitojë Basha
-
VIDEO
Shkarkimi i Metës, Frrok Çupi për Report Tv: Është vetëm fillimi, ai do paraqitet në organet e drejtësisë! I ktheu ligjet në sfungjer që t'i shtrembëronte si të donte
Në një intervistë për Report Tv, Çupi tha se Meta shkeli shpirtin e kombit dhe deformoi orientimin kombëtar nga perëndimi drejt një bote të panjohur duke e kthyer atë në një “sfungjer që të mund të shtrembëronte si të donte”. Çupi thotë se Meta shkeli ligjet dhe tentoi ta fusë vendin në luftë, me qëllimin e vetëm për të qëndruar në qetësinë e tij.
-
VIDEO
Tavë me pulë dhe mix perime ne furrë nga zonja Vjollca
Tavë me pulë dhe mix perime ne furrë
Përbërësit:
800 gr mish pule mix
10 qepë të vogla
4-5 speca jeshil ( të vegjël)
1-2 patëllxhanë
2 kunguj dhe 6 thelpi hudhër
250 gr bamje
8 domate (pomodori)
3-4 patate mesatare
Për salcën
1/2 filxhan çaj vaj ulliri
2 lugë çaj trumzë
2 lugë çaj kripë
piper I zi
1 filxhan çaji ujë
1 lugë gjelle salcë domate
Përgatitja:
Pastrojmë perimet qepët dhe domatet I presim në gjysma po ashtu dhe specat. Patëllxhanët, kungull dhe patate I presim në kubikë sa një kafshatë. Të gjithë ëprbërësit e salcës I bashkojmë në një tas të vetëm dhe I përziejmë mirë.
Në një tepsi të lyer me vaj vendosim fillimisht patatet shpërndajmë midis tyre copat e pulës, më pas tek tuk shpërndajmë gjysmat e qepëve të vogla e më pas mbi të perimet e tjera të trazuara si bamje, kungull, patëllxhanë dhe domatet në fund, me specat, I spërkatim në fund me salcën e përgatitur dhe vendosim tavën në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 40-50 minuta.
-
VIDEO
Sallatë me qiqra dhe panxhar / Sallatë me qiqra, rukola dhe domate nga zonja Vjollca
Sallatë me qiqra dhe panxhar ( 4 persona)
Përbërësit:
4 panxharë mesatar
500 gr qiqra të gatuar
xhinxher 1 copë 3-4 cm
4 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle uthull molle
1 thelpi hudhër
kripë dhe piper të zi
Përgatitja:
Fillimisht vendosim panxherin për të zjerë ose për të pjekur. ( Nëse e pjekim e mbështjellim me letër alumini). Pasi ta kemi zjerë e qërojmë dhe e presim në feta rrumbullake në trashësi 0.7 cm e më pas në shkopinj I vendosim të prera në shkopinj në një tas ku në të shtojmë dhe qiqrat dhe I trazojmë sëbashku.
Salca
Në një tas vendosim 4 lugë gjelle vaj ulliri, 2 lugë gjelle uthull molle dhe 1 thelpi hudhër të shtypur dhe 1 lugë çaj xhinxher të grirë në rende të hollë dhe kripë, piper të zi. Përziejmë mirë salcën dhee shtojmë mbi qiqrat me panxhar I përziejmë mirë dhe sallata është gati për tu servirur të freskët.
Sallatë me qiqra, rukola dhe domate
Përbërësit:
350 gr qiqra të gatuara
1 thelpi hudhër
1 tufë rukola
10-15 domate qershi
kripë
4 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle uthull molle
Përgatitja:
Vendosim qiqrat e gatuara në një task u mbi ta shtojmë 1 thelpi hudhër të shtypur, 1 tufë rukola të grirë hollë, domatet të prera në katërsh, kripë, pak vaj ulliri, uthull I përziejmë mirë dhe gjithcka gati për ti shërbyer.
-
VIDEO
“Shpërthen” beratasi: Erdhën me opinga me tela e u bënë miliarderë e me vila, arrestoni politikanët
Nuk u përmbajt një zotëri nga Berati që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai “shpërtheu” kundër klasës politike kur tha se nga fshatarë u bënë me vila dhe pasuri e kërkoi arrestimin e zyrtarëve e ish-zyrtarëve.