'Jam kampion i Seria A', Lukaku ndez sfidën me Portugalinë: Ronaldo e ka zili fizikun tim

26 Qershor 2021, 13:10

 

Romelu Lukaku po udhëheq Belgjikën në kampionatin Europian ashtu siç ka bërë edhe Cristiano Ronaldo në kompeticionet e fundit. Dy kombëtaret do përballen të dielën për fazën e 1/8 të Europianit, por sulmuesi belg e ka ndezur që tani atmosferën.

‘Bomberi’ që aktivizohet me Interit ka folur për një rivalitet në distancë me Cristiano Ronaldo-n. 28-vjeçari konkretisht është shprehur: “Kam nevojë për stimuj për t’u përmirësuar. Do të doja të kisha driblimet dhe goditjet e Ronaldos, ndërsa ai do dëshironte të kishte potenzën time fizike dhe lojën me shpinë nga porta."