-
VIDEO
Sali Berisha në listën e zezë të SHBA-ve, telefonuesi i bindur: Ky është çlirimi i dytë i Shqipërisë
Shpalljen si të padëshiruar të Sali Berishës nga SHBA një telefonues e cilëson si çlirimin e dytë të Shqipërisë. Zotëria duke folur në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv shpjegon edhe arsyen pse. Ndiqeni të plotë mendimin e tij.
-
VIDEO
“Dogji, vodhi është kanceri i Shqipërisë”, zotëria nuk përmbahet: Berishës t’i sekuestrohet pasuria
Vendimi i DASH për të shpallur “non grata” në SHBA Sali Berishën u diskutua mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri shpërtheu në akuza ndaj ish-kryeministrit kur tha se: Dogji, vodhi është kanceri i Shqipërisë dhe duhet t’i sekuestrohet pasuria.
-
VIDEO
Sygjerim / Çfarë të lexojmë këtë fundjavë?
Fundjavat kalohen më bukur në shoqërinë e një libri, prandaj në “Rreze Dielli” Ines Ibrahimi solli disa sygjerime për librat që mund të lexoni këtë fundjavë.
-
VIDEO
Sali Berisha në listën e zezë të SHBA, Fatos Klosi: Vendimi i kopsitur, jo më i paprekshëm
Emisioni Repolitix trajtoi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur non grata Sali Berishën dhe familjen e tij në SHBA. Të ftuar në studio Fatos Klosi, Ibsen Elezi, Ylli Pata dhe Leonard Karaj.
Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 20 maj 2021
Titujt e gazetave per sot, nga SHBA fut ne "listen e zeze" Berishen per korrupsion te fundi me turp i Sali Berishes e deri tek vonoi por nuk harroi
-
VIDEO
Fatos Klosi: DASH bëri hapin, që Shqipëria s'e bënte dot! Ibsen Elezi: Për mua Saliu nuk shkon në Kuvend në shtator
Vendimi i DASH për futjen në listën e zezë të Sali Berishës dhe familjes së tij dhe shpalljen e tyre 'non grata' duke iu ndaluar hyrja në SHBA ishte fundi i palavdishëm i një politikani që për 30 vite ka bërë historinë politike të demokracisë në Shqipëri. Akuzat e tij për korrupsion dhe se ka minuar demokracinë , por dhe reagimi i vetë Sali Berishës dhe Luzlim Bashaës për këtë vendim të DASH ka sjellë debate në emisionin "Repoltix" në Report Tv. Ish kreu i SHISH, Fatos Klosi tha se vendimi i SHBA është i kopsitur dhe se provat për akuzat ekzistojnë, pastaj është në dorë të drejtësisë shqiptare se si do të reagojë për rastin. Ai tha se SHBA bëri hapin e parë që në Shqipëri nuk e bënte dot. Në lidhje me deklaratën e Bashës, Klosi tha se është perifrazim i deklaratës së Berishës duke i dalë atij 100 % në mbrojtje.
"Unë besoj se gjërat janë të kopsitura. SHBA bëri hapin e parë që në Shqipëri nuk bëhej dot. Kryesorja është jo fati i Berishës, por fati i Shqipërisë. Problemi është ndëshkueshmëria dhe mesazhi është shumë i fortë për të gjithë politikën shqiptare. Unë u surprizova nuk e prisja, kjo nuk është akuzë politike, është vepër penale. Dënimi do varet nga drejtësia shqiptare. Basha ka perifrazuar Berishën, është në mbrojtje të tij, pjesa tjetër janë lustra. Është mbështetje 100 % dhe unë nuk prisja tjetër, pasi ky është në njeri i ngritur në politik dhe rizgjedhur në krye të PD nga Sali Berisha", tha Fatos Klosi në Repolitix.
Ndërsa Ibsen Elezi, i cili është pjesë e grupit "Për PD" kundërshtar i Lulzim Bashës tha se minimi i demokracisë është një akuzë e rëndë, ndërsa shtoi se ka bindjen se Berisha vetë nuk ka për të shkuar në Kuvend në shtator për të pranuar mandatin e deputetit pasi do të japë dorëheqjen dhe do të përballet me akuzat. Sa për deklaratën e Bashës, Elezi tha se është amorfe si vetë ai, por që e shikon si distancim nga Berisha dhe qëndrimi në krah të SHBA-së.
"Që ka qenë njeri i rëndësishëm dhe kemi pasur respekt po , por s'mund ta quajmë idhull dhe ikonë. Ajo që më bën përshtypje është pse pritet 8 vite për të bërë këtë punë se këtu flitet për korrupsionin para 8 vitesh. Minimi i demokracisë është e rëndë si akuzë, pasi korrupsioni janë të gjithë në shtresën elitë të politikanëve. Unë nuk besoj se është trondit Berisha se ai nuk trondite me kaq, por këto të tjerët që do vijnë më pas do kenë tronditjen më të madhe. Kjo deklaratë është trajtë amorfe si vetë Basha. Për mua deklarata e Bashës është distancim nga Berisha, unë kështu e lexoj. Ky nuk ka sjellje lideri. Basha duhet t'i dilte në mbrojte Berishës dhe më pas të hapte rrugë dhe të ikte nga partia me dinjitet. Për mua Sali Berisha nuk shkon në shtator në Kuvend se e bën për shkak të staturës së vetë dhe i del zot vetes. Unë mendoj se Berisha jep dorëheqjen dhe përballet", tha Elezi.
-
VIDEO
E rrëmbejnë në moshën 15-vjeçare, humb kontaktet me familjen/Vajza shfaqet në TV, rrëfen të vërtetën
Një histori 'horror' erdhi e rrëfyer, nga një 34-vjeçare nga Korça. Pasditen e kësaj të mërkure, në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV Suela Broshka, nënë e një vajze të mitur, mori guximin të denoncojë tutoren e saj, që e detyroi të përfundonte në rrugët e Lamia-s në Greqi, si punonjëse seksi. Një tjetër skandal zbulon në 'Pa Gjurmë' korçarja, ndërsa thotë se, që ditën kur ajo u lidh me gazetarët e emisionit shkurtin e këtij viti, tutorët e kërcënojnë me jetë. Ata i vunë kusht, të tërhiqte dënoncimin nga programi, në të kundërtën t'u paguante 20-mije euro gjobë.Por si nisi trafikimi i Suela Broshkës në shtetin grek që prej moshës 15-vjeçare ?Kjo histori zë fill në vitin 2002, kur ende një e mitur asokohe bashkë me familjen Suela Broshka emigroi në Greqi. Atje njihet me Trëndelina Zerollari, gruan nga Fieri e cila e mashtroi duke e trafikuar. Por ngjarjet që pasuan më pas ishin akoma edhe më të rënda për vajzën nga Korça, e cila sot është shtatzënë në sajë të një abuzimi seksual."Emigrova drejt Greqisë në moshën 15 vjeçare sëbashku me familjen. U njoha me një zonjë, e cila në Greqi mbante emrin Eleni Vasiliu. Ajo më premtoi së do më gjente një vend pune, ndërsa më strehoi në shtëpinë e saj. Aty u abuzova seksualisht nga disa grek, të cilët Eleni i gjente si klientë dhe mi sillte në shtëpi. Ajo u bë tutorja ime. Gjeta mundësinë dhe u hodha nga dritarja, u largova dhe përfundova në polici'- rrefen mes loteve 34-vjeçarja.Pas denoncimit ne polici, e mitura riatdhesohet duke perfunduar tek gjyshërit e saj në Korçë, ndërkohe familja jetonte ende në Greqi e kishte shpallur të zhdukur. Kontaktet u rilidhën dhe prindërit e rimarrin sërish vajzën e tyre në Greqi. Duke menduar se i shpëtoi mankthit, që e përndoqi prej vitesh, Suela martohet duke u bërë nënë e një vajze. Një martesë, që për ironi të fatit përfundoj në divorc, dhe këtu për 34-vjeçaren historia përsëritet. Kur dukej se gjithçka kishte marr fund, vajza nga Korça do të pësonte një tjetër dramë të jetës. Gruaja që e dorëzoi tek trafikantët grekë do të rikthehej për të marr hak. Pasi mëson se gruaja ishte divorcuar, Trëndafile Zerollari arrin t'i gjejë vendndodhjen. Një person me emrin Sajmir Tahiri, do të futej si 'karrem' nga 50-vjeçarja, për ta nxjerrë sërish në rrugë si punonjëse seksi Suela Broshkën. 'Ata kërkonin sërish të më trafikonin dhe e bënë me mua. Më dhunuan, me keqtrajtuan, jo vetem mua por edhe vajzën time të vogël. U largova nga Sajmiri edhe pse u dashurova me atë person. Momentin që ika me vajzën time mësova se isha shtatzënë dhe i dërgova një mesazh. Sajmiri me shkruajti vetëm kaq: Hiqe!- dhe me bllokoi në telefon"Me kthimin e saj në Shqipëri ajo iu drejtua sërish emisionit 'Pa Gjurmë', pasi ende ndjehet e kërcënuar. Ajo kërkon drejtësi në vendin e saj, pasi personi me të cilin është 3 muajshme shtatzënë i dhunoi edhe vajzën 8-vjeçe, ndërsa i ka vendosur edhe një kusht. "Më vuri kusht të paguaja një gjobë prej 20 mijë euro dhe të të kërkoja ty Odeta të hiqje nga Youtube videon, kur unë denoncoja Sajmir Tahirin dhe Elenin Vasiliu. Më morën telefonin dhe më zhdukën të gjitha provat e kërcënimeve që une kisha marr. Ata më dhunuan duke më prerë edhe flokët. Më goditën me thikë në këmbën e majtë, shenja që i kam ende sot të dukshme. Suela Broshka denoncoi live në ekranin e Report Tv, këtë histori, si të një telenovele duke kërkuar ndihmën e institucioneve, por dhe shoqatave për ta marrë në mbrojtje sëbashku me vajzën e mitur.
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv
-
VIDEO
Konflikti në Lindjen e Mesme, flet nga Izraeli David Kantozi: Lufta kundër organizatave terroriste
-
VIDEO
Ringritja e industrisë turistike, eksperti Çoçoli: 2021, parashikohet pritja e 5.5 milion turistëve
-
VIDEO
Vajzat pre e shantazhit me video, sociologia: Në moshat e vogla, trend të kesh sa më shumë të dashur
-
VIDEO
Berisha 'non grata' në SHBA, Frrok Çupi: Përcaktimi më i forti i dhënë për çdo tiran të botës! Fëmijët e tij të dalin para drejtësisë e t'u kthejnë lekët shqiptarëve
'Berisha me aktet e tij korruptive ka minuar demokracinë' për analistin Frrok Çupi është një nga definicionet dhe përcaktimet më të forta që është bërë deri më sot për çdo tiran të botës. Çupi tha për Report Tv se po të mos ishte SHBA në krahun e Shqipërisë, dinastisë së korruptuar Berisha nuk do i jepej dot fund. Analisti tha se që kur Berisha ka marrë pushtetin në 1992 e gjithë Shqipëria ka punuar në interesa të familjes Berisha. Sipas Çupit aferat e Sali Berishës janë aq të mëdha sa për fakt të tij u shkaktuar një luftë civile që të fshihej korrupsionin me thyerjen e embargos së naftës dhe armëve për Afganistanin dhe Serbinë dhe më pas pastroi lekët me hapjen e firmave piramidale. Por edhe në 2005 tha Çupi, Berisha vuri të gjithë qeverinë e tij në funksion të familjes së tij duke u dhënë toka e pasuri shtetërore fëmijëve të tij.
"Përcaktimi që Blinken ka dhënë për Berishën për korrupsionin e tij ka dëmtuar demokracinë është definicioni më i fortë që është dhënë deri më sot për çdo tiran të botës. Gjithashtu Shqipëria ka punuar për familjen Berisha që prej '92 dhe faza e parë që u mbyll me luftën civile në 97 ishte për arsye të korrupsionit të Berishës. Akti i parë ishte thyerja e embargos dhe shitja e armëve dhe naftës nga Afganistani deri në Serbi dhe e gjithë ajo para ka kaluar nga duart e Berishës dhe më pas firmat piramidale, që u hapën me qëllim që të laheshin paratë e fituar nga embargo e armëve dhe naftës. Faza e dytë e korrupsionit të tij ishte në 2005 kur Berisha vuri të gjithë qeverinë dhe shtetin në funksion të familjes së tij duke i thënë toka fëmijëve të Berishës. Këtë herë ne kishim në krah SHBA, ndryshe nuk mund t'i jepej fund kësaj dinastie krejtësisht të korruptuar dhe shkatërrimtare për vendin", tha Çupi.
Çupi tha se Sali Berisha është i vetmi person që ka përfshirën në korrupsionin e bërë edhe fëmijët e tij, ndryshe nga tiranët më të mëdhenj të botës dhe kokat e mafies që i mbanin fëmijët larg dhe të mbrojtur nga krimet. Analisti tha se fëmijët e Berishës, gjithashtu të shpallur non grata nga SHBA, duhet të dalin para drejtësisë dhe se duhet t'i kthejnë lekët e vjedhura popullit. Çupi tha në Report Tv se lajmi i mirë është se më në fund drejtësia e re do të punojë
"Bota ka pasur plot tiranë dhe kapobanda të mafias por kanë qenë as fisnik që fëmijët t'i lënë jashtë krimit, ndërsa në rastin tonë kemi Berisha i ka shtyrë fëmijët drejt zjarrit, drejt dhunës e korrupsionit dhe sot ato duhet të paraqiten në dyert e drejtësisë dhe t'i kthejnë paratë popullit. Ka mbaruar drejtësia e plepave të Berishës dhe fillon drejtësia moderne do shohim se si do të vendoset drejtësia dhe mbase të kemi fatin të na kthejnë paratë. Ky është lajmi i mirë sot, se drejtësia e re po funksionon", tha Çupi.
Ditën e sotme Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi se ish-Presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët, e kanë të ndaluar të udhëtojnë në SHBA duke i futur ato në 'listën e zezë'. Blinken shkruan se akte të korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Në deklaratën e DASH thuhet se Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve.
-
VIDEO
Largohet më të bijën në drejtim të paditur,familja e ish-burrit:Duam të dimë a është mbesa jonë
Prej 9 muajsh nuk kanë asnjë kontakt me mbesën 2 vjece e gjysëm, Ajla Dode. Halla e saj Irma Koçi iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ për t’i bërë një thirrje publike ish-kunatës së saj Jonida Dode. Që ditën kur 25-vjecarja u largua përgjithnjë nga shtëpia e ish-bashkëshortit i ka dhënë fund cdo lloj komunikimi të saj me të, duke mos lejuar që babai të takohet me të bijën. Haxhi Lami u martua me Jonidën në vitin 2017, ndërsa një vit më pas më 16. 10. 2018 erdhi në jetë edhe gëzimi i parë i tyre. Konfliktet e vazhdueshme mes dy krushqive përfunduan në ndarjen përfundimisht të ciftit nga Tirana. Nusja u largua për herë të parë nga shtëpia një ditë pasi lindi vajzën. Ish-bashkëshorti ia fali këtë, duke i kërkuar të kthehej sërisht pranë familjes së tij. Pak ditë do të zgjaste paqja mes ciftit kur sërish, për shkak të ndërhyrjes së vjehrrit cifti përfunduan në debate të vazhdueshme. Jonida mbledh rrobat për herë të dytë dhe në gusht të vitit 2020 me vajzën në krah largohet për të mos u kthyer më. Për muaj me radhë vetëm pak herë e pa të bijën. Madje inati dhe hakmarrja për ish-bashkëshortin coi deri në denoncimin në polici për dhunë. Ish-nusja e larguar me dëshirën e saj kërkoi urdhër mbrojtje për një vit, të cilën gjykata nuk ia dha pasi nuk kishte prova për dhunë të ushtruar ndaj saj. Pak ditë pasi vajza u lind, nëna e regjistroi të bijën me mbiemrin e saj. Kjo është arsyeja që babai Haxhi Lami prej kohësh ka hapur një process gjyqësor ku kërkon t’I japë atësinë të bijës, jo vetëm edhe të paguajë cdo detyrim financiar që i takon. Së fundmi 36-vjecari ka zbuluar se është ish-nusja është martuar me një tjetër person në Kucovë dhe se bashkë me vajzën kanë ikur në Greqi ilegalisht. Për këtë arsye ai ka kërkuar të bëjë denoncimin në polici për rrëmbim fëmije, demnoncim i cili nuk është pranuar. Dhe marrjen e kudestarisë, pasi gjyqi nuk ka përfunduar. Kërkohet të bëhet AND-ja
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv