I vranë djalin natën e Bajramit, nëna nuk shkon dot ta qajë as tek varri, ku prehet i riu nga Tropoja. Dy vite pas vrasjes së 23-vjeçarit Florian Selimi, mbrëmjen e 11 gushtit të vitit 2019 në fshatin Sulaj të Fierit, nëna e të riut Dukate Selimi, për të cilën plaga mbetet e hapur, kërkon drejtësi. Ajo thotë se ndjehet e kërcënuar nga dy personat me iniciale S.S, 26 vjeç dhe K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj, të cilët u arrestuan si të dyshuarit për vrasjen e Florianit, trupi i pajetë i të cilit u gjet në një kanal. Nëna e të riut që mbeti i vrarë me thikë, dërgoi një letër në adresë të emisionit ’Pa Gjurmë’ ku kërkon ndihmën e medias për situatën në të cilën ndodhen. Dukate Selimi dëshmon ekskluzivisht për ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv se autorët e dyshuar për vrasjen e të birit ndodhen jashtë hekurave. Edhe pse Gjykata e Apelit Fier, la masën e sigurisë ’arrest me burg’ për dy të rinjtë në muajn mars 2020, sipas nënës së 23-vjeçarit të vrarë ata lëvizin lirisht në fshat. Këtë dëshmi e dokumenton me disa foto, ku sipas asaj dallohet qartë njëri prej autorëve të dyshuar, i cili në prill të këtij viti ka qenë prezënt në mitingun e zhvilluar në Fier, gjatë fushatës për zgjedhje të PD-së. Kam këtë foto që po ta shihni është një nga djemtë që vrau djalin tim. Ai ka marrë pjesë në mitingun e PD-së, madje ka qenë përkrah kandidatin për deputet në qytetin e Fierit. Ne ndjehemi shumë të kërcënuar. Pasi jo vetëm ata, por edhe shumë të tjerë na dalin me armë. Vëllain tim kanë dashur ta vrasin 10 ditë më parë, pasi vëllai im ka bërë një denoncim për kërcënimet me armë që ka marr. Dukate Selimi denoncon një tjetër ngjarje, që ka ndodhur në prill të këtij viti në fshatin Sulaj, ku sipas saj, të njëjtët persona që i vranë djalin kanë plagosur edhe një bashkëfshatar. Ajo vë në dispozicion videon ku bashkëshortja e të plagosurit është marr në pyetje nga oficeri i policisë gjyqësor në spital, duke dëshmuar për ngjarjen.
Ekskluzive/Dëshmi dhe foto të vrasësit fierak në fushatën e PD-së, i dënuar me burg në 2020
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor 2025, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor 2025, 17:55

