Vrasja e mirditorit,familja ekskluzivisht tregon autorët e krimit:Ngjarja s’është pa gjurmë...

24 Maj 2021, 18:53

Me 9 shtator te vitit 1999 një ngjarje e rëndë tronditi zonën e Fanit në Mirditë, kur 30-vjeçari Shkurt Boçi u ekzekutua dhe mbeti i vrarë në vend. Kjo ngjarje rikthehet në qendër të vëmendjes, në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV pas pretendimeve, që kanë familjarët, se i riu u vra nga policia gjatë një kontrolli në qendër të fshatit. Prej 20 vitesh, nga kjo vrasje e mbetur pa autor familjarët janë në kërkim të së vërtetës, identifikimin e autorit si dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore. Pavarësisht kohës së gjatë që ka kaluar, prokuroria e ka rihapur sërish këtë çeshtje në mars të këtij viti. Gjithçka ka ndodhur kur një furgon policie ka zbarkuar në Fan për të kryer kontrolle mbi një tjetër ngjarje që kishte ndodhur më parë. Po kush e vrau 30-vjeçarin Shkurt Boçin, i cili më parë ka qenë vetë pjesë e uniformave të policisë ?Sipas dëshmive të shumë prej dëshmitarëve okularë, i riu Shkurt Boçi u vra nga policët, të cilët sipas familjarëve inskenuan sikur ai të ishte i armatosur, duke i vendosur edhe një pistoletë pranë. Kushëriri i viktimës Mark Boçi nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ bën përgjegjes duke thënë se ka dijeni mbi të vërtetën, një nga oficerët e shërbimit.