Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| U zhduk prej 2 muajsh, gjendet adoleshenti në Durrës/Prindërit mesazh: Kthehu në shtëpi!

6 Prill, 18:07 | Përditesimi: 6 Prill, 18:07

 

Një histori shqetësuese vjen në “Pa Gjurmë”, ku një 17-vjeçar nga Korça rezulton i zhdukur prej afro dy muajsh. Prindërit tregojnë momentet e fundit para largimit të tij nga shtëpia dhe ankthin që po përjetojnë pa asnjë informacion të saktë.Në studio, familjarët rrëfejnë se i riu ishte larguar edhe më parë drejt Durrësit, ndërsa këtë herë dyshohet se ndodhet sërish në këtë qytet. Publikimi i një fotoje nga një qytetar hedh dritë mbi gjurmët e fundit, duke ngritur shpresat për gjetjen e tij.Në lidhje telefonike vjen edhe dëshmitari nga Durrësi, i cili tregon detaje mbi vendndodhjen dhe situatën e të riut. Prindërit bëjnë thirrje publike që djali i tyre të kthehet sa më shpejt në shtëpi.

A.M/Shqiptarja.com