Në emisionin investigativ “Pa Gjurmë” me gazetaren Odeta Dume, transmetuar çdo ditë në Report TV në orën 16:00, rrëfehet historia e 31-vjeçarit Sabah Grudaj, i cili prej vitesh përballet me një betejë të vështirë për të rimarrë dy fëmijët e tij nga shërbimet sociale në Francë.Sipas dëshmisë së tij, problemet nisën pas emigrimit të familjes në vitin 2021, kur marrëdhënia me ish-bashkëshorten u përkeqësua dhe institucionet ndërhynë duke marrë fëmijët nën kujdesin e shtetit. Babai tregon momentet e vështira që ka përjetuar, përfshirë ndarjen nga fëmijët, jetën në kushte të vështira dhe përpjekjet e vazhdueshme për t’i takuar dhe për të kërkuar drejtësi.



















