Një histori që zgjat prej më shumë se një dekade. Një nënë nga Berati kërkon vajzën e saj, e cila u largua me të dashurin dhe humbi çdo kontakt me familjen. Sot, pas 11 vitesh, Merita Hoxha rrëfen mes lotësh se nuk ka asnjë informacion për të bijën dhe kërkon vetëm një gjë, t’ia dëgjojë zërin. E reja rezulton e zhdukur nga Milano, ndërsa familja ngre dyshime se ajo mund të jetë nën presion dhe e frikësuar për të komunikuar. Pjesa e Dyte Një nënë 31-vjeçare, shtatzënë dhe me dy fëmijë të mitur, rrëfen jetën e saj mes sëmundjes së bashkëshortit, borxheve dhe kushteve ekstreme të varfërisë. Greta Dragoti tregon se familja jeton vetëm me ndihmë ekonomike, ndërsa fëmijët shpesh shkojnë në shkollë pa ushqim.Mes dhimbjes dhe lotëve, ajo kërkon mbështetje për të përballuar jetën dhe për të siguruar minimumin për fëmijët e saj. Një apel i drejtpërdrejtë edhe ndaj institucioneve lokale për ndihmë urgjente. Një histori që prek ndërgjegjen dhe kërkon solidaritet.



















