Sallatë dimërore me lakër
Përbërësit:
- ½ lakër e bardhë
- 100 gr lakër e kuqe
- 1 karrotë
- 1 domate
- 2 qepë të njoma (opsionale)
- Majdanoz i freskët
- Lëng limoni
- Vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Lakrën e prerë hollë e vendosim në një tas të madh dhe e fërkojmë lehtë me kripë derisa të zbutet. Shtojmë karrotën, qepën e njomë, domaten dhe majdanozin. Rregullojmë shijen me lëng limoni dhe vaj ulliri. E përziejmë mirë dhe e lëmë 5–10 minuta të pushojë përpara servirjes. Për një shije më të pasur, mund të shtojmë pak uthull molle ose fara susami.





















